-
Gjykata Speciale miraton kërkesën e Thaçit! Ish-presidenti mbrohet nga avokati që liroi gjeneralin e famshëm kroat, Ante Gotovina!
Kërkesa e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvendësuar avokatin mbrojtës është pranuar ditën e sotme. Thaçi në vend të David Hooper do të ketë si mbrojtës kryesor Gregory W. Kehoe.
25 Maj 2021, 15:13 -
Mjeku Arian Mezini paraqet deklarata nga OBSH, EMA dhe FDA, të cilat konfirmojnë sigurinë e përdorimit të barnave AIJS (siç është ibuprofeni) te pacientët e prekur nga COVID-19
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Barnave (FDA) ka dalë në përfundimin se nuk ekziston asnjë lidhje mes AIJS-ëve dhe përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të shkaktuar nga COVID-19.
25 Maj 2021, 12:39 -
-
-
Kush është gazetari Protasevich dhe pse Bjellorusia e arrestoi?
Gazetari bjellorus, Raman Pratasevich, nuk u shfaq i befasuar për shkallën e intervenimit të autoriteteve për të shuar zërat kritikues, kur vitin e kaluar u lëshua një urdhërarrest ndaj tij, për gjoja organizimin e protestave anti-qeveritare përmes një kanali në Telegram.
25 Maj 2021, 08:54 -
-
‘Ligjet’ miratojnë shtyrjen e afatit për dorëzimin e deklaratës individuale të të ardhurave! Vjerro: Nga dorëzimi i deklaratës fitojmë 1.2 mld lekë
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve shtyrja e afatit për dorëzimin e deklaratën individuale të ardhurave për të dy-punësuarit dhe ata që marrin mbi 2 milionë lekë në vit. Shtyrja sipas financave ka si shkak paqartësitë në plotësimin e deklaratës dhe pengesat e shkaktuara nga pandemia.
24 Maj 2021, 22:28 -
Ngriti grup dhe i vishte me uniformë policie për të shpërndarë drogë, pezullohet efektivi i anti-drogës në Durrës! Si i godisnin grupet rivale
Pezullohet nga detyra polici i anti-drogës në Durrës Edvin Sinani pasi shpërndante drogë përmes një grupi të ngritur prej tij. Sinani dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrrësit, të cilët nga ana tjetër e ndihmonin për të goditur grupet kundërshtare
24 Maj 2021, 18:51 -
Ulje drastike e shifrave, 6 të infektuar me COVID dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! Sot 8159 vaksinime anti-COVID (725,135 në total)
Janë ulur ndjeshëm shifrat e COVID në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë raporton se janë shënuar vetëm 6 të infektuar dhe 1 viktimë nga COVID.
24 Maj 2021, 17:54 -
Çfarë është reduktimi i riskut? Ekspertët shqiptarë mblidhen për të gjetur zgjidhje që përmirësojnë shëndetin publik
Konferenca virtuale e Reduktimit të Riskut mblodhi emrat më të dalluar të mjekësisë dhe shëndetit publik në Shqipëri, duke mbajtur për rreth 3 orë interesin e mbi 150 pjesëmarrësve që e ndoqën atë online në platformën Zoom.
24 Maj 2021, 17:42 -
2 nismat e forta/ Listë të zezë dhe mbi 30 vite burg për abuzuesit seksualë, planifikohet ndëshkim spektakolar për pedofilët dhe përdhunuesit
Në Ministrinë e Drejtësisë dhe në Kuvend qëndrojnë dy drafte kundër krimeve seksuale. Parashikohet krijimi i një liste të zezë me pedofilët, maniakët dhe të gjithë abuzuesit seksualë. Rritet me 10 vite dënimi. Abuzimi në grup me vajza nën 16 vjeç dënimi do jetë mbi 30 vite burg për secilin. Burg të përjetshëm kur viktima e abuzimi vret veten
24 Maj 2021, 17:16 -
Riaktivizohen Charterat, 40 fluturime në javën e parë të qershorit! Kreu i Unionit Turistik: Turizmi kulturor, më i godituri
Muaji qershor pritet të hapë zyrtarisht sezonin turistik në vend. Kryetari i Unionit Turistik Rrahman Kasa tha për Report TV se aktualisht janë konfirmuar deri në 40 fluturimeve me charter në javë. Kasa thotë se sezoni do jetë pozitiv por që s’do arrijmë në shifrat e 2019, ndërsa situata vijon të jetë më e vështirë sa i takon turizmit kulturor.
24 Maj 2021, 17:01 -
-
-
-
Shqiptarët që kanë fituar të ardhura jashtë vendit gjatë 2020, afat për t'i deklaruar deri më 30 qershor
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka lajmëruar sërish shtetasit shqiptarë të cilët gjatë vitit 2020 kanë fituar të ardhura jashtë vendit që kanë afat për t'i deklaruar deri më 30 qershor 2021.
24 Maj 2021, 11:49 -
-
Milan pas 7 vitesh në Champions League, Juventus kualifikohet në 'frymën e fundit', Napoli në Europa League (VIDEO)
Pas 7 vitesh Milani rikthehet në Champions League. Kuqezinjtë e mbyllën të dytët Serinë A pasi fituan 2-0 ndaj Atalantës. Kualifikimin në frymën e fundit për në Champions e siguroi edhe Juventusi ndërsa Napoli do luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.
24 Maj 2021, 09:43 -
Rrëmbeu avionin për të arrestuar një gazetar, BE kërcënon Bjellorusinë me masa ekstreme! Shqipëria i bashkohet thirrjeve për hetim ndërkombëtar
Bashkimi Evropian, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dënuar devijimin e një fluturimit nga Athina në drejtim të Lituanisë, nga ana e qeverisë bjelloruse të Dielën për arrestimin e një gazetari.
24 Maj 2021, 09:33 -
Profesionet ku gratë u paguan më shumë se burrat në 2020-n! Viti pandemik ishte më favorizues për të ardhurat e femrave
Ndonëse në një vit të vështirë ekonomik, për shkak të pandemisë, gratë ia kanë dalë që të kenë rritje page më të lartë sesa meshkujt, duke ngushtuar hendekun mes tyre në pagesa
24 Maj 2021, 09:07 -
'Non grata', dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Prej 2020 Jamarbër Malltezi është investitor me 11.5 mln euro i tre kullave të tjera në ish-Kompleksin Partizani! Cila është origjina e parave?
Në tetor 2006 Argita Berisha deklaroi në një intervistë televizive se ajo dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi kishin gjendje në bankë vetëm 39.500 dollarë dhe 2000 euro. Ne datën 8.10.2008 Jamarbër Malltezi firmosi një marrëveshje duke marrë përsipër 35% të ndërtimit të 17 kullave te kompleksit Magnet që kushton dhjetëra milionë euro. Në 2020 ka filluar edhe 3 kulla të tjera ku mbulon 50% të investimit. Kjo pjesë e tretë e investigimit të Report TV tregon për herë të parë llogaritë financiare të Jamarbër Malltezit dhe dokumente sekrete që tregojnë se si dhëndri i ish-kryeministrit siguron pasuri imobiliare me vlerë miliardash, pa pasur zyrtarisht një disponibilitet financiar që mund t’i justifikojë.
22 Maj 2021, 19:34
