-
Pandemia nxit përdorimin e teknologjisë! INSTAT: 12.8% e ndërmarrjeve shitën online në 2020
Pandemia COVID-19, ka dyfishuar numrin e kompanive që shitën online në vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin e kaluar 12.8% e ndërmarrjeve përdorën tregtinë online. Nga ana tjetër janë rreth 90% e kompanive në vend që e kanë përdorur teknologjinë për ti bërë marketing imazhit të tyre.
28 Shkurt 2021, 16:26 -
Egbo shpallet trajneri më i mirë i vitit në Nigeri
Në vendlindjen e tij në Nigeri, Emanuel Egbo-së u bë trajneri i parë afrikan që fiton një titull në Europë. Sëfundmi Egbo është vlerësuar me çmimin e trajnerit nigerian më të mirë të vitit 2020 në mbrëmjen gala të The Ballers Awards 2020.
28 Shkurt 2021, 14:44 -
Pandemia zbeh gjasat për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Në kohën kur Gjermania është duke rivendosur kufirin me Çekinë dhe Austrinë për shkak të pandemisë, liberalizimi i vizave apo heqja e kufijve për vendet e treta është e paimagjinueshme, thotë drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK), Demush Shasha.
28 Shkurt 2021, 10:25 -
-
-
-
Në muajt janar-shkurt 46,913 persona u infektuan me COVID! Rritet numri i viktimave, në 2 muaj 575humbje jete
Thirrjet për ndërgjegjësim dhe ora policore duket se nuk po jep efekt për uljen e infektimeve në vend. Sipas të dhënave tëMinistrisë së Shëndetësisë vetëm në janar-shkurt janë infektuar me COVID-19, rreth 47 mijë qytetar, ndërsa kanë humbur jetën 575 persona.
27 Shkurt 2021, 20:36 -
Gafa e Kujtim Gjuzit, përfshin në listën e kandidatëve për deputetë mësuesen e cila ndërroi jetë 4 muaj më parë
Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ka bërë një gafë teksa dje ka publikuar listën me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit që do garojnë nën logon e tij.
27 Shkurt 2021, 19:41 -
Kursimet nuk të bëjnë me shtëpi, e pamundur ta blesh pa kredi! Inxhinieri Lefter Sila: Apartamentet janë shtrenjtuar me 40% pas 2015
Ndërtimet e reja kanë rritur ndjeshëm çmimet e apartamenteve. Nga viti 2015 e më pas apartamentet janë shtrenjtuar deri në 40%. Inxhinieri Lefter Sila thotë se në zonat rreth qendrës në Tiranë një metër katror ka kapërcyer 3300 euro. Ndërkohë për familjet e reja dhe me të ardhura mesatare është e pamundur marrja e një banese pa kredi.
27 Shkurt 2021, 19:22 -
Fakte dhe dëshmi/ 7 shokët e Ilir Metës në burg dhe në kërkim për korrupsion dhe trafiqe! Sa i besueshëm është Presidenti me ‘petkun’ anti-krim?!
Ilir Meta lidhje të forta me Kastriot Ismailajn i dënuar për pastrim parash dhe mashtrim, kishte të besuar Almir Rrapon anëtarin e bandës mafioze ‘Krasniqi’ në SHBA, mbajti fjalim për nder të Klement Balilit, akuzat për lidhje me Muhammad Obaidul Karim i dënuar me burgim të përjetshëm dhe me personazhe të tjera të botës së aferave dhe krimit.
27 Shkurt 2021, 09:34 -
-
Arrestohet drejtuesi i trafikut të heroinës 'Michael Jackson', së bashku me të edhe tre shqiptarë
Në Padova të Italisë është zhvilluar një operacion i madh policor i cili ka nxjerrë në pah sesi funksiononte trafikimi i lëndëve narkotike në zonë, kryesisht ai heroinës. Drejtuesi i organizatës është Jamel Chebbi, i njohur ndryshe si “Jack” ose “Michael Jackson”, me origjinë nga Tunizia, është arrestuar. Pas përfundimit të hetimeve janë lëshuar 9 mandate arresti, 6 prej personave gjenden në paraburgim dhe tre në arrest shtëpie.
26 Shkurt 2021, 16:59 -
Bollino: Afera e Kompleksit Partizani nuk është e kaluara, por një kërcënim që Berisha dhe Basha e premtojnë për të ardhmen
Investigimi i Report TV tregon një sistem qeverisjeje të sëmurë, që Sali Berisha nisi të aplikojë që në 1992 dhe që tani, Lulzim Basha, që vazhdon të jetë nën kontrollin e tij, është i gatshëm të replikojë me të njëjtët njerëz. Ja kush janë.
26 Shkurt 2021, 15:21 -
Lajçak, i paanshmi i anshëm në dialogun Kosovë- Serbi
Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajcak, për afro një vit në funksionin e të dërguarit për dialogun Kosovë-Serbi ka pasur disa deklarata dhe veprime të cilat janë konsideruar jo rrallëherë të njëanshme në favor të Serbisë. Diplomati nga Sllovakia, shtet ky që nuk e ka njohur Kosovën, është paraqitur nga zyra e tij me një hartë të Ballkanit, ku Kosova shihet si pjesë e Serbisë. Më vonë tha se harta nuk ishte ashtu. Ky veprim ka shkaktuar reagime, e Lajçak shumë shpesh i bën kosovarët t’i reagojnë.
26 Shkurt 2021, 14:39 -
Dialogu Kosovë-Serbi, në 1 Mars Lajçak viziton Kosovën
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën nga data 1 deri më 3 mars, ka konfirmuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë përmes një komunikate për media.
26 Shkurt 2021, 12:43 -
Kreu i kuvendit serb Daçiç SHBA-së dhe BE-së: Mos humbni kohë! Ne duam dialog por kjo nuk nënkupton se do të njohim Kosovën
Diskutimi lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë një temë e “nxehtë”. Ditët e fundit në mediat serbe është bërë me dije se SHBA-ja dhe BE do t’i dërgojnë një letër presidentit serb Aleksander Vuçiç për njohjen e Kosovës nga Serbia.
26 Shkurt 2021, 11:59 -
Në 2020 u dhanë më pak leje ndërtimi se në 2019! Tirana mban vendin e parë, ndiqet nga Korça
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë dyfishuar lejet e ndërtimit të miratuara, por gjithsesi gjatë 2020 janë dhënë më pak leje se gjatë viti 2019. Më shumë leje janë dhënë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
26 Shkurt 2021, 11:15 -
Lulzim Basha i rikthehet strategjisë së terrorizimit, merret sërish me vdekjet! E përgënjeshtrojnë shifrat e Eurostat
Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar sot një takim me mjekë, gjatë të cilit ka sulmuar qeverinë për menaxhimin e pandemisë. Siç pati bërë edhe në vjeshtë, Basha i është rikthyer akuzave të tij në lidhje me numrin e vdekjeve, pavarësisht se e kishte marrë një herë përgjigjen nga ana e mjekëve për këto akuza.
25 Shkurt 2021, 22:07 -
Stoku i rimbursimit të TVSH-së 79.6 mln €, Denaj: E zerojmë deri në qershor 2021, po punojmë ta bëjmë automatike
I gjithë detyrimi prej 79.6 milionë eurosh për rimbursimin e TVSH-së për bizneset do të shlyhet deri në fund të qershorit të këtij viti. Ministrja e Financave Anila Denaj tha në interpelancë se po punohet për rimbursim automatik të bizneseve.
25 Shkurt 2021, 19:04 -
‘La gruan me fëmijë, jeton me një tjetër në Greqi’/Humbet fieraku Edison Xhulaj, nëna apel të birit live
Edison Xhulaj nga Fieri lë bashkëshorten me djalin e mitur dhe zhduket më 10 janar të vitit 2020 nga Kreta. Në një lidhje Skype nëna e tij, Vasilika Xhulaj rrëfeu për telefonatën e fundit që kishte realizuar me të birin, duke ngritur edhe shumë dyshime për jetën e re, që ai mund të ketë nisur në shtetin grek.
25 Shkurt 2021, 17:38 -
‘Do e pres një vit dhe do të shikoj jetën time’/Zhduket 26-vjecari nga Bulqiza, loton babai në ‘Pa Gjurme’ nga mesazhi i nuses së djalit
Këtë të enjte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV u trajtua historia e 26-vjecarit Destan Bushi, i cili uzhduk në rrethana misterioze nga qytetit i tij i lindjes, Bulqiza.
25 Shkurt 2021, 17:24
