-
-
OFL godet sërish Lul Berishën, pas BMW-së së blinduar i sekuestron 1.2 mln litra naftë: Iu hoq licenca, por vijoi punën në port me kërcënime
Sekuestrohen 1.2 mln litra naftë në magazinën doganore në pronësi të subjektit "Rajan 2007" të Lulzim Berishës dhe Enkelejda Shoshit. Operacioni Forca e Ligjit deklaron se sekuestroja është bërë, pasi pavarësisht se i ishte hequr licenca në 13 shkurt për furnizimin e anijeve të peshkimit në port, subjekti vijonte aktivitetin me shantazhe dhe kërcënime. Enkelejda Shoshi është ish-gruaja e Frederik Shoshit, anëtar i Këshillit të Administrimit të shoqërisë së naftës që iu hoq licenca. Frederik Shoshi dikur ka qenë një ish-dëshmitar i prokurorisë në procesin penal të Lul Berishës dhe i dënuar nga gjykata e Durrësit për kontrabandë me mallra, aktualisht menaxhon një restorant në Durrës.
5 Maj 2020, 14:03 -
-
'Binjakët të favorizuar', Meri Gjini bën parashikimin e yjeve për Majin: Heronjtë e vërtetë, ata që na duruan në karantinë! Ja kur t'i planifikoni pushimet...
Astrologia Meri Gjini thotë se gjatë muajit Maj, sidomos pas datës 12 do të kemi një rifillim më aktiv të lëvizjeve dhe kështu do të kemi mundësinë të planifikojmë edhe një axhendë më të qartë të pushimeve tona. Ndër shenjat më të favorizuara këtë muaj do të jenë Binjakët, ndërkohë që Luanët do të futen në grupin e disforikëve.
5 Maj 2020, 11:36 -
-
Universitetet afat deri më 15 maj për planin e rikthimit në auditore
Ministrja Shahini, sot në komunikimin online me rektorët e universiteteve publike mbi marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020, kërkon nga ata që të fillojnë një planifikim urgjent dhe serioz për mbylljen e vitit akademik në kushte të jashtëzakonshme në të cilat po punohet.
4 Maj 2020, 20:24 -
-
COVID-19/ Banka e Shqipërisë merr masat për të shtypur kartëmonedha të reja
Edhe pse në kohë pandemie paraja në qarkullimin nuk do të mungojë. Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ka rritur kapacitetin për të garantuar furnizimin me kartëmonedha të ekonomisë. Pra për të ulur efektet negative të pandemisë, Banka është e gatshme për të shtypur kartëmonedha vetëm për këtë qëllim.
4 Maj 2020, 16:50 -
Java e Europës në Shqipëri, 15 shfaqje muzikore nën moton “Më të fortë së bashku”
Në kuadër të Javës së Europës për vitin 2020 gjatë mbrëmjes së sotme nisin aktivitetet kulturore. Këto shfaqje muzikore do të kulmojnë me koncertin e Alban Skënderit në 9 Maj, edhe në 10 maj me një paraqitje të veçantë e Al Bano-s
4 Maj 2020, 16:49 -
-
Përplasja/ Dvorani i shpjegon KLGJ-së arsyet pse do të qëndrojë në detyrë: Meta s'ka tagër të merret me mandatin tim (Ekskluzive-Letra e plotë)
ReportTv ka mësuar se pak para mbylljes së orarit zyrtar këtë të hënë Dvorani ka dhënë argumentet e tij duke thënë se do të qëndrojë në detyrë deri në ardhjen e zëvendësuesit të tij.
4 Maj 2020, 16:06 -
Pezullimet në Muzeun Historik, Dorian Koçi: Kemi vetëm humbje financiare nga mbyllja për vizitorët
Për shkak të COVID 19 edhe Muzeu Historik Kombëtar ka pësuar dëme financiare për shkak të mbylljes për vizitorët. Ndërsa, nuk ka asnjë fond të pezulluar për shkak të aktiviteteve, shtyn për në shtator përkujtimin e 100-vjetorit të Luftës së Vlorës dhe për në dhjetor aktivitetet për 30-vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist
4 Maj 2020, 15:27 -
-
-
FOTO-Ekskluzive/ Me pranga në duar, momenti kur ‘i penduari’ tregoi vendin ku hodhën automatikët pas vrasjeve në Durrës
Me pranga në duar dhe me statusin e të penduarit Klevis Alla i ka treguar policisë kanalin se ku ishin hedhur kallashnikovët e përdorur për ekzekutimin e Besmir dhe Viktor Haxhiaj. ReportTv siguron foton ekskluzive se si i riu tashmë nën mbrojtjen e policisë tregoi për vrasjen dhe armët e përdorura në dy atentatet me 4 viktima në Durrës.
4 Maj 2020, 12:35 -
Tare i bindur: Seria A të mbyllet, qeveria nuk mund ta ndërpresë kampionatin (VIDEO)
Igli Tare drejtori sportiv i Lacios është i bindur se ky sezon i Serisë A duhet të përfundojë. Shqiptari i ka lëshuar një sinjal qeverisë italiane se nuk mund ta ndërpresë dot kampionatin e futbollit.
4 Maj 2020, 12:26 -
Rinisja e vettingut peng e aktit normativ, KPK për Report Tv: Sa të shfuqizohet, seancat me masat e distancimit
Pas interesimit të Report Tv se kur do të rinisë procesi i vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u shpreh për gazetarin Arsen Rusta se rikthimi në seanca dëgjimore pengohet nga akti normativ i 25 marsit.
4 Maj 2020, 11:19 -
-
Drogë dhe armë në Itali, 25 të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë
Një operacion antidroge u zhvillua në Itali, ku në pranga janë vënë 25 persona. Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.
4 Maj 2020, 09:29 -
Lehtësimet graduale, mjeku Kalo: Tregoni kujdes e respektoni masat, mund të na përmbyset gjithçka
Mjeku Tritan Kalo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të respektojnë masat dhe të kujdesen që të ruajnë distancimin fizik dhe të mbajnë maska kurdoherë në mënyrë që dhe lehtësimi gradual të mos kthehet në bumerang dhe të na 'djeg' të gjithëve.
4 Maj 2020, 08:35 -
