-
-
-
Kuqezinjtë i gëzohen stadiumit të ri kombëtar, Franca 'kryen misionin' me 2 gola (FOTO)
Franca mbetet Francë, kampionia e botës! 21 mijë tifozë, një shtëpi 'fringo' e re, miliona shikues nga televizori...por këto faktorë nuk mjaftuan për kombëtaren tonë të "vogël" që të mundin në shtëpi Francën e Didier Deschamps, Antoine Griezmann, Olivier Giroud. Stadiumi i ri kombëtar nuk ishte i solli fat të mirë kuqezinjve, të cilët u mundën me rezultatin 0-2 nga Franca.
17 Nëntor 2019, 19:27 -
Presidenti i UEFA-s: Shqipëria ka shanset për të pritur një finale europiane! Rama: E kam pritur prej vitesh këtë ditë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama, presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin dhe kreu i FSHF-së Armando Duka kanë hedhur firmën në inaugurimin e stadiumit Air Albania, pak momente para nisjes së ndeshjes hapëse ku të zotët e shtëpisë zbritën për herë të parë në fushën e blertë përballë kampioneve të botës.
17 Nëntor 2019, 19:07 -
-
Tatimi për dy të punësuarit/ Qytetarët të revoltuar: I padrejtë, duhet të na rrisin pagën jo të na marrin më shumë
Personat e dy-punësuar do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, nëse nga dy-punësimi ata marrin mbi 30 mijë lekë. Ky është një nga propozimet e Këshillit të Ministrave dhe që është pjesë e Paketës Fiskale. Ndërkohë sa i takon këtij vendimi, qytetarët shprehen shumë të pakënaqur. Madje shtojnë se kostot e jetesës janë shpesh të papërballueshme.
16 Nëntor 2019, 20:10 -
-
Debutimi në stadiumin e ri, Hysaj: Ishalla me fitore, Deschamps: Vijmë për të siguruar vendin e parë
Shqipëria do të debutojë nesër ndaj Francës në ''Air Albania Stadium''. Kapiteni Elseid Hysaj në konferencën e parë për shtyp është shprehur se shpreson që në stadiumin e ri kombëtar Shqipëria të debutojë me fitore kurse thotë se impianti është projektuar për lojtarë të mëdhenj. Nga kampi tjetër kundërshtar Deschamps dhe mbrojtësi Varane kanë bërë të qartë se në Tiranë vijnë vetëm për fitore dhe tre pikë.
16 Nëntor 2019, 16:22 -
-
Shqipëri-Francë vetëm një ditë larg/ Punime në fushë e në fasadën jashtë! Pamjet brenda stadiumit, i jepet dora e fundit 'Air Albania'
Ndeshja Shqipëri-Francë do të luhet në orën 20:45 minuta të së dielës ndërkohë që në orën 16:00 trajneri Reja do të ketë edhe një konferencë për mediat. Ndërsa kombëtarja e Francës pritet të mbërrijë në Shqipëri në orën 17:00, ku më pas do të kryejnë edhe stërvitjen e parë në 'Air Albania Stadium'.
16 Nëntor 2019, 12:11 -
-
4 hapat e Francës për zgjerimin e BE-së: Nga përfitimet e prekshme financiare, kushtet e rrepta...e deri tek 'procesi i kthyeshëm'
Propozimi kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit. Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara.
16 Nëntor 2019, 10:24 -
Shqipëri-Francë/ As fara me vete! Policia orienton tifozët për hyrjen në stadium, akset e lira rrugore... i kujton dhe Kodin Penal
Policia ka paralajmëruar të gjithë qytetarët edhe për hyrjen në fuqi të ndryshimeve në kodin penal në bazë të të cilit klasifikohen vepra penale veprimet e parashikuara në nenin 274/a “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportive” dhe dënohen deri në tre vjet burgim, si dhe konsiderohen vepra penale “Veprimet e dhunshme në aktivitetet sportive”, të parashikuara në nenin 274/b, si hyrja në fushën e lojës, gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit sportiv, pengimi i zhvillimit normal të aktivitetit sportiv, hedhja e sendeve të forta në fushën e lojës ose mbi masën e njerëzve, mbajtja apo përdorimi i lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve, flakadanëve, gjatë zhvillimit të një aktiviteti sportiv.
16 Nëntor 2019, 09:25 -
-
Denaj: 40% e bizneseve të kontrolluara në informalitet
40% e subjekteve të kontrolluara nga organet tatimore rezultojnë në shkelje. Kjo shifër është pranuar nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, e cila ka theksuar nga Komisioni i Ekonomisë se lufta ndaj informalitetit është objektiv edhe për tre vitet e ardhshme. Ndërkohë në fokus të kontrolleve janë edhe aktiviteti i lojërave të fatit, që zhvillohet në paligjshmëri.
15 Nëntor 2019, 15:13 -
-
-
Zhgënjejnë Shqipëria e Kosova/ Franca, Turqia, Anglia e Çekia në Europian
Shqipëria zhgënjen ndaj Andorras. Me mendjen në ndeshjen ndaj Francës kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 në Elbasan. Nga grupi H, Franca dhe Turqia siguruan kualifikimin për në Europian. Çekia fitoi me përmbysje ndaj Kosovës duke siguruar kualifikimin. Për dardanët tashmë mbetet vetëm mundësia e Ligës së Kombeve.
15 Nëntor 2019, 11:57 -
-
Starton ndeshja e parafundit në Euro 2020, Shqipëria synon vetëm fitoren me Andorën
14 Nëntor 2019, 20:45 -
