-
Si do të mblidhen të ardhurat në 2020? Plan optimist, pesha përsëri tek TVSH
Edhe pse këtë vit plani i të ardhurave nga TVSH dhe Akciza nuk janë realizuar për 9 muaj, Ministria e Financave përsëri është treguar optimiste për vitin 2020. Sipas projektbuxhetit të vitit të ardhshëm vetëm nga TVSH-ja do të mblidhen 151.6 miliardë lekë, rreth 11.4 miliardë më shumë se parashikimi i këtij viti
11 Nëntor 2019, 15:15 -
Arbitra estonez për Shqipërinë, ja kush 'humbet' Francën nëse ndëshkohet ndaj Andorra-s
Katërshe arbitrash estonez me kryesor Kristo Tohver do të vendosin drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Andorra që do luhet të enjten në Elbasan. Bare, Dermaku e Xhaka humbasin duelin me Francën nëse “zverdhen” ndaj Andorra-s.
11 Nëntor 2019, 11:49 -
-
-
Drejt zgjidhjes problemi i ujit të pijshëm në Rrogozhinë, ndërtimi i ujësjellësit gati vitin e ardhshëm
Në Bashkinë e Rrogozhinës po shkon drejt zgjidhjes problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për banorët. Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri kanë avancuar dhe pritet që vepra të jetë plotësisht në funksion vitin e ardhshëm, duke siguruar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 12 mijë banorë.
10 Nëntor 2019, 13:20 -
Arena Kombëtare kalon testin/ Fitoren e parë e shijojnë vajzat e Vllaznisë kundër Apolonisë! Pamjet brenda stadiumit
Stadiumi Arena Kombëtare ka hapur dyert për ndeshjen testuese mes Vllaznisë dhe Apolonisë për vajza ku skuadra shkodrane triumfoi me rezultat 2 me 0. Report Tv sjell pamjet e para se si duket stadiumi nga brenda në prag të ndeshjesh Vllaznia-Apolonia për femra. Ky ishte testi gjeneral para se UEFA të japë “OK”-in përfundimtar dhe Shqipëria të luajë në ndeshjen me Francën, më 17 nëntor.
10 Nëntor 2019, 11:53 -
Publikohet lista e lojtarëve për EURO 2020! Reja fton për herë të parë Kamberin, rikthehen tre lojtarë
Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për dy takimet e radhës së Shqipërisë, që do të përballet me Andorrës më 14 nëntor dhe Francës më 17 nëntor.
10 Nëntor 2019, 11:19 -
Ngërçi i Kushtetueses/ Meta i 'ankohet' Ruçit: Fajtor është KED, unë e kam bërë detyrën
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, avokates së popullit Erinda Ballanca dhe anëtarit të vetëm të 'Kushtetueses', Ardian Dvorani, ku bën fajtor kryesor Këshillin e Emërimeve në Drejtësi për ngërçin e krijuar lidhur me anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetutese.
10 Nëntor 2019, 10:34 -
9 pikat kyçe për dakordësimin e Mini Shengenit Ballkanik/ Zbardhen detaje nga takimi mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç në Ohër
Zbardhen detaje nga takimi i një dite më parë mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Edi Rama, atij të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç një natë më parë në kuadër të “Mini Shengenit Ballkanik”.
10 Nëntor 2019, 10:19 -
Nga 1 janari 2020 nuk zhdoganohen më makina të përdorura që nuk janë EURO 4
31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet që në vendin tonë të hyjnë makina të përdorura që nuk janë të pajisura me sistemin EURO 4. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar të gjithë qytetarët që duke filluar nga 1 janari 2020 do të lejohet të zhdoganohen vetëm makinat që përmbushin kriterin EURO 4 e lart.
9 Nëntor 2019, 18:54 -
Buxheti 2020 për Bujqësinë, Panariti për Report TV: S'jemi konkurues as me rajonin! Kritika nga ekspertët
Buxheti i vitit 2020 për Ministrinë e Bujqësisë prej 11 miliardë lekë, për ekspertët është i pamjaftueshëm. Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti është shprehur se buxheti i ulët dhe konkurrenca e pandershme po rëndojnë gjendjen e fermerëve. Ndërkohë kryetari i Këshillit të Agrobiznesit Agim Rrapaj shton se ky buxhet duhet rishikuar.
9 Nëntor 2019, 16:36 -
P/Buxheti 2020: Bashkitë që marrin më shumë dhe më pak fonde (Lista)
Fondet që do të japë buxheti për bashkitë rriten me 2%, duke kaluar nga 199 milionë euro sivjet, në 203 milionë vitin e ardhshëm. Sipas Projektbuxhetit 2020, vetëm bashkitë Gramsh, Librazhd, Lushnje, Patos e Rrogozhinë do të marrin më pak fonde. Të gjithë bashkitë e tjera rezultojnë me rritje fondesh
9 Nëntor 2019, 15:10 -
-
-
Buxheti 2020, Denaj: Është 6.2% më i lartë se i këtij viti! PD: Propagandë
4.1% pritet të jetë rritja ekonomike e vitit të ardhshëm. Ministrja e Financave Anila Denaj teksa ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2020 në Konferencën e Kryetarëve, ka theksuar se buxheti i ardhshëm është 6.2% më i lartë se i këtij viti. Po ashtu Denaj ka pohuar se ky planifikim i buxhetit mbështet të gjitha reformat e ndërmarra nga qeveria.
8 Nëntor 2019, 17:13 -
-
Buxheti 2020/ Rriten fondet për drejtësinë e universitetet, ulje për Kryeministrinë e Emergjencat /Relacioni
Në draftin e buxhetit 2020 Gjyqësori, Prokuroria e SHISH vëmendje të veçantë. Rriten gjithashtu me një të tretën edhe financimet për universitetet. Në analizën e paraqitur sot në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me situatën ekonomike dhe prognozën për vitin e ardhshëm, ministrja Anila Denaj bëri të ditur se rritja ekonomike e vendit parashikohet të jetë mbi nivelin prej 4% pёr gjatё viteve 2020-2022.
8 Nëntor 2019, 12:25 -
Ngacmimi seksual, Placido Domingo anulon performancën në Lojërat Olimpike në Tokio 2020
Placido Domingo nuk do të këndojë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Ai vendosi të anulojë performancën e tij të planifikuar për në prillin e ardhshëm. Në muajt e fundit, ylli 78-vjeçar i operës është akuzuar për ngacmim seksual nga rreth njëzet gra. Domingo gjithmonë ka mohuar akuzat duke pretenduar se ato ishin marrëdhënie konsensuale.
8 Nëntor 2019, 09:58 -
Ministrja Denaj shuan çdo dyshim: Nuk ka rritje pagash në 2020!
Ministrja e Financave Anila Denaj ka deklaruar sot se në buxhetin e vitit 2020 nuk është parashikuar rritje pagash. Por Denaj nuk ka hedhur poshtë mundësinë që në mes të vitit të kalohet fondi për rritje pagash nëse ecuria ekonomike është pozitive.
7 Nëntor 2019, 18:18 -
Buxheti 2020 'pesimist' për investimet! Të ardhurat totale rriten me 13 mln Euro
Report TV zbardh projektbuxhetin e vitin 2020, ku pritet të ketë më pak investime publike krahasuar me këtë vit. Sipas projektligjit buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 13 milionë euro më i lartë, por që do të ketë reduktim të shpenzimeve. Po ashtu qeveria ka rritur edhe fondin e rezervave nga 1.5 miliardë në 2 miliardë lekë.
7 Nëntor 2019, 18:14 -
Soreca për nismën kundër qeseve plastike: E sjell Shqipërinë më afër standarteve europiane
BE i bashkohet fushatës së ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për qeset plastike. Fushata e mjedisit u prezantua sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ministri Klosi dhe ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë.
7 Nëntor 2019, 16:24
