-
Meta fut në ngërç krijimin e Kushtetueses, refuzon të zgjedhë anëtarin e dytë (Sqarimi i plotë)
Ilir Meta ka futur në ngërç krijimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga kushtet e Berlinit për negociatat. E ndërsa zgjodhi anëtarin e parë, Besnik Muçi pak ditë më parë, kreu i shtetit nuk e ka ushtruar të drejtën për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese duke futur në ngërç procesin.
7 Nëntor 2019, 14:10 -
Itali, riciklimi lëndë në shkolla, vendi i parë që e fut në kurrikulat shkollore
Ministri italian i arsimit tha se 'Shkollat do përfshijnë agjendën e OKB për zhvillim të qëndrueshëm. Që nga shtatori i vitit të ardhshëm, në shkolla, një orë në javë që do ti dedikohet temave si ngrohja globale dhe ndikimi i njeriut në planet"
7 Nëntor 2019, 13:52 -
Fermerët e Myzeqesë 24 orë afat Ministrisë së Bujqësisë: Të na plotësohen kërkesat
Dy kërkesat më kryesore të tyre, janë ndryshimi i skemës së subvencionimit duke kaluar nga "subvencionimi indirekt" nëpërmjet ashtuquajturës normë kompensimi të TVSH-së 6%, në subvencionim direkt.
7 Nëntor 2019, 11:55 -
BERZH ul parashikimin për ekonominë/ Banka Europiane: Kujdes me PPP-të, lindin detyrime shtesë
Banka Evropiane parashikon që ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.8% këtë vit. Ky vlerësim është 1.1% më i ulët nga parashikimi i bërë nga BERZH në muaj maj të këtij viti. Sipas raportit duhet treguar kujdes me PPP-të si dhe borxhin publik.
6 Nëntor 2019, 21:05 -
Ish të përndjekurit/ Lista e re me trashëgimtarët përfitues për këstin e tretë
Ministria e Financave ka publikuar listën e re me emrat e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist, që kanë afat tre muaj për të sjellë dokumentat që u mungojnë, në mënyrë që të realizohet marrja e këstit të tretë të dëmshpërblimit të parashikuar nga ligji për ta.
6 Nëntor 2019, 16:07 -
FMN analizon Europën, sa e rrezikuar është Shqipëria nga Brexit
FMN parashikon që rritja e Europës të ngadalësohet nga 2.3% në 2018-n, në 1.4% në 2019-n. Një rimëkëmbje modeste është parashikuar për vitin 2020, me rritjen që do të përshpejtohet në 1.8 përqind, pasi tregtia globale pritet të zgjerohet dhe disa ekonomi do të shërohen nga streset e kaluara.
6 Nëntor 2019, 15:26 -
LSI zgjedh koordinatorët për qarqet Tiranë, Durrës dhe Vlorë
Vendimi i Kryesisë Ekzekutive të LSI është vetëm për këto 3 qarqe të cilat ishin pa koordinatorë. Detyra e ‘Koordinatorëve të qarqeve’ do të jetë ndjekja e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet dhe forumet e LSI-së deri në vitin 2020.
6 Nëntor 2019, 15:24 -
Dëgjesa për buxhetin 2020, nënkryetarja Ruseti: Do punojmë për Tiranën e 100 viteve të ardhshme
Duke u ndalur tek investimet, Ruseti prezantoi projektet për çerdhe, shkolla dhe transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit ku rreth 5 mijë fëmijë do të mund të trajnohen dhe të marrin edhe një profesion të së ardhmes.
6 Nëntor 2019, 12:16 -
-
SHBA, ‘Election Day 2019’, demokratët rimarrin Virginia-n dhe ndoshta Kentucky-n, Misisipi mbetet me republikanët
Rezultati i ‘Election Day 2019’ konsiderohet si një provë e parë për Trump, pas fillimit të procedurës së fajësimit, në funksion të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
6 Nëntor 2019, 08:37 -
-
-
"Negociatat", Ministri gjerman: Të mos lejojmë Kinën, Rusinë dhe Turqinë që të zgjerojnë influencën e tyre në Ballkan
Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, në një opinion të publikuar në Welt.de, ka theksuar edhe një herë rëndësinë që ka rajoni i Ballkanit Perëndimor për BE, dhe që unioni nuk duhet që të bëjë gabim, që të lërë forca të treta, siç janë Rusia, Kina apo Turqi që të zgjerojnë influencën e tyre.
5 Nëntor 2019, 10:47 -
-
Rishikohet me ulje rritja ekonomike për vitin 2019, votohet akti normativ
Qeveria ka votuar aktin normative nr dy në parlament pasi buxheti i viti 2019 ka rezultuar me ulje nga parashikimi. Ministrja e Financave, Anila Denaj tha ne sallën e kuvendit se dy arsyet që u regjistrua kjo ulje e rritjes ekonimke ishin sektori i energjisë elektrike dhe atij të “argëtim dhe shplodhje” ku bëjnë pjesë “lojrat e fatit”.
4 Nëntor 2019, 22:30 -
-
-
700 studentë më pak se viti i kaluar, Xhelaj: Në 15 degë s’ka pasur regjistrime
Bie numri i regjistrimeve në universitet. Këtë vit janë regjistruar rreth 21 400 maturantë, 700 më pak se vitin e kaluar. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj thotë se janë 15 degë ku nuk ka pasur regjistrime.
3 Nëntor 2019, 15:51 -
-
CENSUSI i popullisisë nis në tetor 2020, feja dhe etnia sërish me 'dëshirë': Gjoba për pyetjet thelbësore
Në tetor të vitit 2020 do të vazhdojë Censusi i popullsisë dhe banesave, pas atij të fundit në vitin 2011. Drejtoresha e Statistikave Sociale, Majlinda Nesturi thotë se CENSUSI i ri do të sigurojë të dhëna më cilësore, nga ai i kaluari. Të dhënat do të mblidhen nga anketuesit në terren, dhe do të ketë ndëshkime për qytetarët që nuk pranojnë të plotësojnë pyetësorin.
2 Nëntor 2019, 19:26 -
