-
Të mbrojmë eksportet tona
Nuk duhet të lejojmë që për një dru të shtrembër, të na dëmtohet i gjithë “pylli” i 2 miliardë euro eksporteve tona! Qeveria duhet të ndërhyjë dhe të zgjidhë situatën me autoritetet doganore kroate, njësoj si ndodhi me autoritetet e Malit të Zi një vit më parë. Në këto momente që shkruajmë, kamionë të eksportuesve shqiptarë të bimëve mjekësore dhe aromatike janë bllokuar në doganën kroate, edhe pse kanë siguruar në mënyrë të rregullt dokumentet e skanimit në doganën e Durrësit.
27 Shkurt 2023, 10:55 -
Sekuestrohen 8.8 ton kokainë me vlerë 330 milionë dollarë në Ekuador, ishin fshehur në kontejnerin me banane! Destinacioni ishte Belgjika
Një sasi e madhe prej 8.8 ton kokainë është sekuestruar nga policia në Ekuador. Lënda narkotike u zbulua në një kontejner me banane, gati për t’u dërguar në Belgjikë nga porti i Guayaquil.
27 Shkurt 2023, 10:27 -
-
Shqipëria pre e sulmeve kibernetike nga Irani, Rama për NY Times: Agresion ndaj sovranitetit tonë! Rezistuam përpara një turpi të madh
Shqipëria ka qenë objektivi i sulmeve të përsëritura dixhitale që besohet të jenë të lidhura me strehimin e një grupi disident iranian. Kështu nis artikulli i prestigjiozes NyTimes, ku ka dhënë një intervistë edhe kryeministri Rama ku thekson se sulmi nga Irani agresion kundër sovranitetit të një vendi nga një shtet tjetër.
26 Shkurt 2023, 18:05 -
-
-
‘Bëmë baba të të ngjaj’, goditi me grusht arbitrin në Gramsh, i ati i presidentit kishte hyrë me makinë në stadium kur ishte kryebashkiak (VIDEO)
Detaje të reja janë zbuluar nga episodi i djeshëm i dhunës në kategorinë e dytë të futbollist në Shqipëri ku gjatë ndeshjes mes Gramshit dhe Valbonës, presidenti i klubit të Gramshit, Andrit Bici dhe babai i tij, Dritan Bici kanë goditur me grusht arbitrin pasi ky i fundit akordoi penallti në favor të skuadrës së Valbonës.
26 Shkurt 2023, 08:01 -
Batalioni rus ku besohet se luftojnë vullnetarë nga Serbia
“Sava” dhe “Danubi”, përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Serbi, janë edhe emra të koduar të dy luftëtarëve serbë, që pretendojnë se u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë. Duke i përcjellë raportimet për ta, Radio Evropa e Lirë ka zbuluar disa detaje për njësinë, ku dyshohet se bëjnë pjesë.
26 Shkurt 2023, 07:55 -
TEC-et lundrues në Vlorë, ERE shtyn vendimmarrjen, seancë dëgjimore me palët
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi të premten shtyrjen me 30 ditë të afatit për licencimin veprimtarinë e prodhimit të energjisë nga TEC-et termikë lundrues në Gjirin e Vlorës për Korporatën Elektronergjetike Shqiptare.
25 Shkurt 2023, 15:50 -
-
Turizëm 2.0 në Shqipëri, një mundësi e re për rritje të qëndrueshme
Kalimi në një model turizmi më të larmishëm dhe të qëndrueshëm do të kërkojë investime të mëdha, për shembull, në marina dhe në aktivitete të orientuara drejt natyrës. Shqipëria do të duhet të adresojë pengesat e rëndësishme në infrastrukturë, duke zgjeruar lidhjet ajrore dhe rrjetet rrugore në funksion të zhvillimit të turizmit të brendshëm dhe promovimit të lëvizjes së turistëve në brendësi të vendit
25 Shkurt 2023, 07:37 -
Pse kapet elita në demokracinë shqiptare?!
E ky quhet besimi në vlera që ndijnë. Një nga arritjet më të mëdha të shoqërisë njerëzore është pikërisht kjo: miliona njerëzish ngado besojnë dhe respektojnë të njëjtat gjëra të realitetit. Shpesh, në kohën tonë ka një mëdyshje sesi besimi rrjedh nga disa institucione, personazhe apo profesionistë.
24 Shkurt 2023, 21:59 -
Kokalari thirrje Berishës: Boll u tallët me demokratët, dhuna nuk është përgjigjie! Nëse do të fitosh revolucionin, prish koalicionin me Metën
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, dikur një mëbshtetëse e ish kryeministrit, Sali Berisha , i ka bërë thirje këtij të fundit që të prishë koalicionin me Partinë e Lirisë, nëse vërtet do të fitojë ‘revlocuionin’ për të cilin flet.
24 Shkurt 2023, 17:12 -
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 efektivët thirren për të dëshmuar! Shoqërohet një nga dëshmitarët, dha dëshmi kontradiktore para gjykatësit dhe prokurorit
Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për 6 efektivët, për të cilët kërkoi ‘arrest shtëpie’. Seancën e shkuar, Prokuroria doli me fakte të reja për vrasjen e Pjerin Xhuvanit 2 vite më parë dhe ka kërkuar të caktohet masa arrest shtëpie për 6 efektivët e forcave ‘Shqiponja’, Dedion Durakun, Pëllumb Biçakun, Erion Ballën, Erion Meçjen, Donald Dedjen dhe Besmir Kadiun.
24 Shkurt 2023, 11:27 -
Rezistenca ndaj pushtimit rus që e vendosi Ukrainën në 'hartën' e Perëndimit
Kur Deep Vellum – një shtëpi e vogël dhe e pavarur botuese, e bazuar në Dallas të Teksasit – ra dakord, tre vjet më parë, ta botonte një roman të autorit ukrainas Andrey Kurkov, plani ishte të botoheshin, si zakonisht për botime të reja, 2.000 kopje.
24 Shkurt 2023, 09:18 -
-
31 mijë e 600 shqiptarë kërkuan azil në Europë në 2022, rekord nga 2015-a, rreth 60% ikën në Mbretërinë e Bashkuar
Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Europë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015.
24 Shkurt 2023, 07:25 -
-
Aktori, Alec Baldwin shpallet i pafajshëm për vrasjen e kineastes gjatë xhirimeve të filmit
Aktori i njohur, Alec Baldwin u shpall i pafajshëm për akuzat për vrasje të pavullnetshme për rolin e tij në të shtënat fatale në xhirimet e filmit "Rust", i cili do të vazhdojë xhirimet në kushtet e përcaktuara nga një gjykatës ditën e sotme.
23 Shkurt 2023, 22:06 -
Megaoperacion i Europol në Spanjë! Goditet grupi kriminal, 20 persona në pranga, mes tyre edhe shqiptarë! Sekuestrohen 5 milionë euro dhe 2 ton drogë
Një hetim Europol ka sjellë arrestimin e 20 të personave të dyshuar për pastrim parash dhe trafik droge. Operacioni u drejtua nga Guardia Civile spanjolle, me mbështetjen e Drejtorisë italiane të antidrogës dhe rezultoi në sekuestrimin e më shumë se 5.5 milionë euro asete kriminale dhe mbi 2 ton drogë.
23 Shkurt 2023, 18:02
