-
‘Shkëlqimi dhe rënia’ e Arben Ahmetajt në PS e qeveri, Rama e la pa asnjë post! Sula: Kryeministri të lëshon kur SPAK afrohet! Dyrnjaja: Ka përplasje në parti
Dikur numri 2 i qeverisë, Arben Ahmetaj sot mban vetëm postin e deputetit. Për kreun e qeverisë, çdo lëvizje në skuadrën e PS-së ka qëllime organizativ, edhe pse për opozitën Ahmetaj shihet si zyrtari i radhës që do të hetohet për inceneratorët.
30 Shtator 2022, 17:16 -
Bankat ‘dorështrënguar’ nga kriza, refuzojnë 18% të aplikimeve për kredi! Inflacioni rrezikon këstet, bie cilësia e huave
Me krizën e çmimeve dhe pasigurinë që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, bankat po japin më pak kredi për bizneset dhe individët. Sipas raportit të Bankës qendrore në gjashtëmujorin e parë të vitit janë refuzuar më shumë se 18% të kërkesave për kredi. Ndërsa ka rënë fuqia e kredimarrësve për të paguar këstet.
30 Shtator 2022, 16:31 -
-
Atentati i dështuar ndaj Alban Bruçit në Shkodër, policia rindërton sërish skemën e krimit
Policia e Shkodrës rikthehet sërish në vendin e ngjarjes ku u tentua eliminimi fizik i Alban Bruçit, në datën 25 gusht 2021. Në vendngjarje ekspertët e kriminalistikës kanë inskenuar të plotë dinamikën, ndërsa është sjell edhe makina e bërë shosh nga plumbat
30 Shtator 2022, 14:42 -
Denoncimet ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Luçiano Boçi: Pse nuk vihet në lëvizje SPAK! Kemi paditur prej më shumë se një viti
Pse nuk vihet në lëvizje SPAK për denoncimet që janë bërë ndaj kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës” Mark Babani? Kjo është pyetja që ka ngritur sot nënkryetari i ‘Rithemelimit’, Luçiano Boçi i cili tha se Partia Demokratike, dega Vau i Dejës, e ka paraqitur në SPAK abuzimin me paratë e taksapaguesve, që më 15 korrik 2021 dhe pse ka kaluar më shumë se një vit nuk ka asnjë lëvizje nga njësia e prokurorëve specialë.
30 Shtator 2022, 11:44 -
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon rihetim të dosjes, prokuroria kërkon kohë
Përfundon seanca në ngarkim të Arbër Paplekajt. Prokuroria ka kërkuar kohë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve, kjo pasi Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës.
30 Shtator 2022, 09:40 -
-
13 kompani lëshuan 1.2 mld lekë fatura fiktive dhe i vodhën shtetit 300 mln lekë, si zbuloi Administrata Tatimore skemën përmes sistemit të ri të fiskalizimit dixhital
Prokuroria e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se 13 subjekte fiktive, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një skemë mashtrimi me TVSH me dëm mbi 3 milionë euro, ndërkohë që dje janë marrë masat e për pronarë dhe administratorë të përfshirë në skemë, nga të cilët 13 janë lënë në “arrest me burg” dhe 4 në “detyrim paraqitjeje”.
29 Shtator 2022, 14:10 -
Vrau e groposi 8-vjeçarin në Fier, shtyhet për herë të dytë gjyqi për Klodian Çalamanin! Nuk u paraqit në seancë
Është shtyrë për herë të dytë në gjykatën e Fierit gjykimi i çështjes së vrasësit Klodian Çalamani, vrasësin e 8-vjeçarit, Mateo Vasiut. Sipas informacioneve të marra nga Gjykata e Fierit, çështja gjyqsore ndaj Çalamanit ëhstë shtyrë pasi ky i fundit nuk është paraqitur në seancë, por gjithashtu as familjarët e viktimës nuk ishin prezent. Si rezultat, seanca është shtyrë.
29 Shtator 2022, 14:02 -
Rritja e çmimeve, Meta: Nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete
Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, ka ngritur akuza në drejtim të qeverisë sa i takon paketës për përballimin e rritjeve të çmimeve. Kjo rritje çmimesh që po sjellë rënie të konsumit për familjet shqiptare, është një sinjal alarmi thotë Meta për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare
29 Shtator 2022, 12:23 -
Frrok Çupi: Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë personave, ka djegur njerëz të gjallë dhe ka eliminuar kundërshtarë politikë
Çupi shprehet se Berisha është fajtor për vrasjen e rreth 3 mijë vetëve, ndërsa thekson se bashkë me Metën janë bashkëpunëtorë për grabitjen e floririt të Krrabës
29 Shtator 2022, 12:04 -
Raporti i KLSH: Fëmijëve në jetimoren 'Zyber Halluli' nuk u është dhënë kuota ushqimore e miratuar
Sot dekada pas, duket se e drejta ende nuk gjendet duke peshuar mbi shpinën e pjesës më të delikate të shoqërisë, fëmijëve. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit në shtëpinë e fëmijëve shkollorë “Zyber Hallulli” në Tiranë zbardh se kuota ushqimore e miratuar për ta është dhënë në normë më të ulët duke mos garantuar kështu normat kalorike normale.
29 Shtator 2022, 12:01 -
Nisi me një konflikt, më pas të shtënat dhe policët që largohen...! Çfarë ndodhi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Report Tv siguron videon
Në videon e siguruar nga Report Tv duket që ka pasur përplasje midis dy grupeve. Fillimisht nisi me një konflikt, më pas u qëllua më armë zjarri. Në video shihen edhe efektivët e policisë të cilët janë në vendngjarje dhe që lagohen me vrap, duke mos neutralizuar situatën
29 Shtator 2022, 09:07 -
‘Lufta energjetike’, media gjermane: Nord Stream mund të ndalë përgjithmonë pas atentatit! 'The Times': Sulm i ardhur nga drone ruse (VIDEO)
Gjeopolitika është duke u përballur me një tjetër ‘luftë’, atë energjitike. Tubacionet e gazit ‘Nord Stream’ janë dëmtuar. Shpërthimet ndodhën në të njëjtën ditë që u inaugurua tubacioni i ri që transportonte gazin e Norvegjisë në Poloni
28 Shtator 2022, 21:13 -
Bekimi dhe mallkimi i demokracisë së sotme në Shqipëri
Shqipëria përjeton dekadën e tretë të shekullit të parë në mijëvjeçarin e ri me një sistem demokratik, për të cilin sot debatohet jo pak. A ka mundur të vendosë në trase përfytyrimin demokratik që kishte publiku, ardhur nga regjimi socialist?
28 Shtator 2022, 18:34 -
Dëmtimet në tubacionet e Nord Stream 1 dhe 2, çmimet e gazit arrijnë nivele të larta
28 Shtator 2022, 17:57 -
Nga Dardania etnike te ish-Jugosllavia e Ballkani i Hapur, Jusuf Buxhovi rrëfen 'Kosovën': Shteti mesjetar serb, s’ka ekzistuar!
Jusuf Buxhovi rrëfen “Kosovën”. Botimi i tij në 8 vëllime dhe sinteza e shkurtër u diskutuan sot në Muzeun Historik. Për Report tv ai flet për Shqipërinë si pjesë e Ballkanit të Hapur pa Kosovën, dhe mundësinë që Serbia ta njoh një ditë si shtet të pavarur
28 Shtator 2022, 17:28 -
-
Të ardhurat në rritje, s'do ketë administrator për bashkitë! Ministria e Financave: Nuk janë në gradë të rëndë financiare
Nuk do të ketë administrator për bashkitë, pavarësisht borxheve që ato kanë. Burime nga Ministria e Financave thotë se përpos konkurrimit që u hap për caktimin e administratorëve që do menaxhojnë financat e bashkive, nga vlerësimet e bëra asnjë njësi vendore nuk konsiderohet me vështirësi të rënda sa ti kalojnë nën administrim shtetit.
28 Shtator 2022, 16:36 -
‘Biznes i suksseshëm i PPP-ve’: Inceneratorët po detyrojnë bizneset e ndershme të ulin qepenat! Ekonomia po vret shqiptarët
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se kompania e inceneratorëve dhe ato të koncensioneve të shëndetësisë kanë pasur fitime konkretisht 30% dhe 20% për vitin 2021.
28 Shtator 2022, 16:28 -
U vra në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama, përkujtohet Dëshmori i Atdheut Saimir Hoxha, drejtori i Policisë Rrumbullaku: Shembull për të gjithë ne
Dhjetëra kolegë e familjarë të nënkomisarit Saimir Hoxha kanë marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore në 1-vjetorin e vrasjes së tij në krey të detyrës, nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ceremonia dhe homazhet në nderim të tij u mbajtën te Varrezat e Dëshmorëve, ndërkohë që morën pjesë edhe drejtues të Policisë së Shtetit.
28 Shtator 2022, 12:20
