-
KE rrit parashikimin për ekonominë shqiptare, e çon në 6.9%! Dy rreziqet, vaksinimi i ulët dhe çmimet e energjisë
Komisioni Europian, në parashikimin e vjeshtës, ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke e çuar në 6.9%, nga 4.1% që ishte vlerësimi në pranverë.
12 Nëntor 2021, 12:46 -
Reformimi i sektorit të Energjisë, nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë Franceze për Zhvillim, Shqipëria merr 50 mln euro kredi të butë
Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshje huaje ndihmë për Reformën në Sektorin e Energjisë. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 mln euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, ku do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.
12 Nëntor 2021, 11:40 -
-
-
Rezart Taçi në skemën e pastrimit të parave për Cosa Nostrën, bashkëpunoi me 4 italianë! Ish-bosi i naftës në kërkim, në pranga kunati e ish truproja e tij! SPAK sekuestron mbi 18 mln euro
SPAK kërkon arrest me burg për biznesmenin e naftës Rezart Taçi i akuzuar për grup të strukturuar kriminal e një skemë pastrimi parash të Cosa Nostrës në bashkëpunim me 4 italianë. Taçi është shpalli në kërkim, ndërsa janë arrestuar kunati i tij Artur Balla e ish truproja e tij Bledar Lilo. SPAK sekuestron mbi 18 milionë euro. Ai ka bashkëpunuar me 90-vjeçarin italian, Francesco Zummon që pastroi paratë e kryebashkiakut mafioz, Vito Ciancimino, bashkëpunëtor i ngushtë i Toto Riinës.
12 Nëntor 2021, 08:58 -
3- mujori i tretë, 6 qarqe të vendit me tkurrje natyrore të popullsisë, lindjet në rënie të shpejtë
Pa marrë në konsideratë emigracionin popullsia e vendit po shkon drejt tkurrjes së natyrshme prej rënies sistematikë të lindjeve dhe rritjes së vdekshmërisë, së fundi edhe prej pandemisë COVID-19.
12 Nëntor 2021, 07:23 -
Grida Duma: Berisha nuk duhej të ishte as në listën e PD-së në 25 Prill
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma thotë se Sali Berisha nuk duhet të ishte në listën e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit. Deputetja Duma ka shprehur nevojën që baza e demokratëve nuk duhet të çahet, por të jetë sa më e unifikuar
11 Nëntor 2021, 22:05 -
Veliaj në Konferencën e OKB mbi ndryshimet klimatike: Objektivi ynë, 2 milion pemë në një qytet me 1 milion banorë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është bërë pjesë e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike të vitit 2021 që po zhvillohet në Glasgow. Kryebashkiaku i Tiranës ka folur mbi temën që ka mbledhur prej 12 ditësh në Skoci udhëheqës botërorë së bashku me dhjetëra mijëra negociatorë e përfaqësues të qeverive dhe bizneseve mbi atë se si mund të parandalojnë qytetet krizat mjedisore.
11 Nëntor 2021, 19:53 -
Ylli Pata: Dodiku dhe Berisha, pse mbiu ky kombinim prej 24 orësh në opinionin shqiptar?!
Edhe sikur ta kishin nxjerrë kundërshtarët më të egër të Sali Berishës, nuk do të kishim ardhur deri këtu, ku brenda 24 orësh, është hedhur në eterin poblik të Tiranës çiftësimi i Sali Berishës me kreun e Republika Srbskas, më qartë pasardhësin politik të Radovan Karaxhiçit, Milorad Dodik.
11 Nëntor 2021, 18:13 -
-
-
Mesazhet e forta të SHBA, si u 'zbyth' dje Sali Berisha
Në më shumë se një muaj foltore, në ditën kur ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, bëri të qartë se SHBA nuk do të bashkëpunojë me njerëz të shpallur “non grata” (duke paracaktuar edhe fatin politik të PD-së në rast se Berisha merr drejtim), Sali Berisha për herë të parë ka dribluar në qëndrime.
11 Nëntor 2021, 17:39 -
Teatri Kombëtar anulon tre shfaqje, qytetarët debat me drejtorin: S’keni dublantë! Çuli: Kemi vetëm 28 aktorë
3 shfaqje në Teatrin Kombëtar janë anuluar për shkak se një nga aktorët është infektuar me COVID dhe një prej protagonistëve të një shfaqje tjetër është aksidentuar. Por anulimi i shfaqjeve ka shkaktuar edhe pakënaqësi tek qytetarët të cilët kanë paguar biletën dhe kërkojnë që shfaqja të interpretohet nga aktorë dublantë.
11 Nëntor 2021, 16:26 -
-
Aktorët protagonistë infektohen me COVID, Teatri Kombëtar njofton anulimin e tre shfaqjeve
Teatri Kombëtar ka njoftuar anulimin e tre shfaqjeve. Bëhet fjalë për shfaqjet “Ferma e Kafshëve”, shfaqjes së Teatrit “Skampa”, “Një Madam nga Argjentina”, autorët protagonistë të së cilave kanë rezultuar të infektuar si dhe shfaqja “Edmond”, si pasojë e aksidentimit të aktorit Lulzim Zeqja.
11 Nëntor 2021, 14:47 -
Inspektorët e AKU e gjobitën padrejtësisht me 400 mijë lekë, tregtari në Fier: Hiqeni, unë s'e kam firmosur! Më thoni arsyen pse jam gjobitur
Tregtari i fruta-perimeve në Fier, Edmond Metushi deklaron se është gjobitur padrejtësisht nga dy inspektorë të AKU-së Fier, ndaj të cilëve ka nisur hetim penal, por gjoba prej 400 mijë lekësh që i është vendosur tregtarit padrejtësisht nuk është hequr ende. Për këtë tregtari Metushi kërkon vendosjen e drejtësisë, t’i tregohet se për çfarë i është vendosur gjoba dhe t’ia heqin atë. Rasti i tregtarit u denoncua publikisht edhe nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.
11 Nëntor 2021, 13:15 -
-
Ilir Meta dekreton 3 ligje, jep 'ok' për marrëveshjen me Pfizer për vaksinat! Firmos edhe konventën me Izraelin për shmangien e taksimit të dyfishtë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka firmosur ditën e sotme dekretin për 3 ligje të miratuar nga Kuvendi në seancat e kaluara. Disa ndryshime në marrëveshjen me Pfizer për vaksinat, ratifikimi i Konventës së KiE për Bashkëprodhimin Kinematografik si dhe marrëveshja për shmangien e takimit të dyfishtë me Izraelin ishte 3 ligjet që tashmë pritet të botohen në fletoren zyrtare.
11 Nëntor 2021, 10:44 -
Niveli më i ulët historik/ Kredia e keqe zbret në 6.49%, Banka e Shqipërisë: Përmirësim i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritje e fuqisë paguese
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se muajin shtator kreditë me probleme kanë zbritur në nivelin më të ulët historik, në 6.49%, dhe ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.
11 Nëntor 2021, 10:24 -
Paketa Fiskale/ Dhoma Amerikane e Tregtisë, e shqetësuar: Nuk ka qëndrueshmëri, duhet të ketë 1 herë në 4 vite dhe jo çdo vit! Duhet kohë për konsultim publik
Dhoma Amerikane e Tregtisë është shprehur e shqetësuar për Paketën e re Fiskale të propozuar nga qeveria. Në një letër e firmosur nga Presidenti i Dhomës, drejtuar Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvend, Eduard Shalsit, për dijeni të ministres Ibrahimaj, Dhoma Amerikane thotë se një pjesë e madhe e bizneseve anëtare, kanë reaguar me shqetësim, në lidhje me këto projektligje.
11 Nëntor 2021, 09:52 -
Mero Baze: Sali Berisha e meriton të vetëvritet!
Sali Berisha nisi sot zyrtarisht krijimin e një strukture paralele me Partinë Demokratike, duke u shfaqur para gazetarëve me një tufë letrash të printuara, që pretendon se janë nënshkrime të delegatëve të Kuvendit të PD, disa orë pasi ambasadorja e SHBA në Tiranë tha se një parti e drejtuar nga Sali Berisha do të jetë një parti që nuk do të ketë asnjë marrëdhënie me SHBA.
10 Nëntor 2021, 20:51
