-
‘Non grata’, të dënuar dhe në arrati, ja çfarë ka ndodhur me 20 gjyqtarët dhe prokurorët e dosjes 'Gërdeci', hetuesi që u shantazhua nga Fatmir Mediu
Rihapja e dosjes së Gërdecit, të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që morën pjesë në dosjen e korrupsionit të nivelit të lartë me pasoja katastrofike, 4 prej tyre të dënuar, shumica të shkarkuar për lidhje me krimin, fshehje pasurie dhe të dorëhequr nga frika e Vetingut.
13 Nëntor 2021, 17:39 -
3 humbje jete dhe 587 rase të reja në 24 orët e fundit, 26 pacientë në gjendje të rëndë në spital! Shkon mbi 2.6 milionë numri i vaksinave të siguruara në total
Tre humbje jete dhe 587 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në vendin tonë në 24 orët e fundit, ndërsa pasditen kësaj të shtune mbërritën 74,880 doza Pfizer, duke çuar në 2.6 milionë numrin e vaksinave të siguruara në total.
13 Nëntor 2021, 16:49 -
Rezart Taçi do pastronte paratë e 'Cosa Notra-s', Report Tv siguron dosjen e hetuesve italianë! 18.4 milionë euro ishin depozituar në ‘Alpha Bank’, shqiptari dhe ekonomisti do fitonin 3 mln
Të tjera detaje të forta zbulohen në lidhje me pastrimin e parave të Cosa Nostra-s italiane përmes Shqipërisë, ku ishte i përfshirë edhe ish-biznesmeni shqiptar Rezart Taçi. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv 18 milionë euro ishin depozituar në dy llogari bankare të hapur pranë ‘Alpha bank’ në Tiranë dhe pastaj duhet të transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor, nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, por SPAK e ka bllokuar operacionin. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi dhe ekonomisti italian Petruzzella do të fitonin 3 milionë euro nga ky operacion. Shuma vinte nga një bankë në Kantonin zviceran të Ticino.
13 Nëntor 2021, 15:58 -
Aksident tek Kthesa e Yzberishtit në Tiranë, makina përplas 13-vjeçarin
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, pranë kthesës së Yzberishtit, ku mjeti ka përplasur një 13-vjeçar. Sipas policisë i mituri që është aksidentuar është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën
13 Nëntor 2021, 13:19 -
Këlliçi në Report Tv: S'do doja që zgjidhja e krizës në PD në 2021 të vinte nga Berisha, por është i vetmi! Ta quash Kuvendin Kombëtar miting, fyese për demokratët
Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, bashkimin e PD-së.
13 Nëntor 2021, 12:56 -
Basha tha se fitoi Bashkinë e Tiranës se mbajti larg Berishën, Nishani: Gënjeshtar! Ai i mësonte edhe gjërat më elementare
Ish-kreu i Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka hedhur një sërë akuzash në drejtim të Lulzim Bashës, të cilin e ka quajtur qesharak, gënjeshtar kongjenital si edhe parazit politik.
13 Nëntor 2021, 12:01 -
-
Falsifikoi dokumentet për të favorizuar Viktor Ymerin, ish-juristi: Firmën e vuri drejtori! 'Rrëfeu 2 vrasje të bujshme në qeli?!' -Nuk bie dëshmia e të penduarit të drejtësisë
Gjykata e Posaçme vendosi masën "arrest në burg" për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit. Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.
13 Nëntor 2021, 10:53 -
Nisma ligjore e LSI për krimet seksuale, Xhixho: I kam kërkuar Nikollës ta shqyrtojë projektligjin brenda muajit nëntor
Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho i ka kërkuar kryeparlamentares Lindita Nikollës të shqyrtojë projektligjin për krijimin e 'Regjistrit të Krimeve Seksuale' brenda muajit, në mënyrë që të futet në kalendarin e punimeve në Kuvend.
13 Nëntor 2021, 09:37 -
Ishte kthyer në 'makthin' e banorëve në Tiranë, vodhi 12 banesa, arrestohet 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Metoda si i hapte dyert
Vjedhja e një banese mëngjesin e ditës së djeshme ka çuar në pranga hajdutin profesionist të shtëpive në kryeqytet. 51-vjeçari, Aleksandër Ndrelalaj ishte i shpallur në kërkim, ndërsa rezulton i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, "vjedhja".
13 Nëntor 2021, 08:55 -
Merr fund makthi i këngëtares nga kontrolli i babait, pas 13 vitesh Britney Spears fiton 'lirinë'
Një gjykatë në Los Anxheles ka vendosur t’i heqë kujdestarinë e shumë përfolur babait të këngëtares se pop-it, Britney Spears, duke i dhënë fund një beteje të gjatë dhe të hidhur ligjore
13 Nëntor 2021, 07:47 -
Vit i vështirë për sipërmarrjet e energjisë
Situata e pafavorshme hidrike dhe problemet e shkaktuara nga pandemia kanë ndikuar negativisht në ecurinë e kompanive energjetike në vend, në hallkat e shpërndarjes përmes OSHEE Group, dhe prodhimit përmes Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), ndërsa më pozitive ishte situata për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST).
13 Nëntor 2021, 03:58 -
-
Mori ryshfet 50 mijë lekë për të manipuluar provat e një aksidenti ku mbetën të plagosur disa persona, arrestohet nënkomisari i policisë në Elbasan
Kujtim Ozuni, nën komisar me detyrë Specialist dhe Oficer i Policisë Gjyqësore për hetimin e aksidenteve rrugore në Elbasan, është arrestuar nga SHÇBA. 52-vjeçari në detyrën e oficerit të policisë rrugore, dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerën 50.000 lekë gjatë hetimit të një aksidenti rrugor, ku mbetën të plagosur disa shtetas
12 Nëntor 2021, 18:20 -
Pas 4 vitesh mungesë, Gledis Nano çel garën për gradat në Policinë e Shtetit, ftohen aplikime për 58 funksione! Ja kriteret
Pas katër vitesh bllokim Gledis Nano hap konkursin për gradat "drejtues i parë" dhe "drejtues". Ky proces ishte bllokuar dhe rikthehet pas 4 vitesh. Sipas dokumenteve të siguruar nga Report Tv dhe Shqiptarja.com janë 58 funksione të cilët ftohen të interesuarit të aplikojnë për të fituar gradën.
12 Nëntor 2021, 18:04 -
Ylli Pata: Pse ndodhi acarimi i madh pas hapjes së 'dosjes LSI' nga Gazmend Bardhi?!
Ka qenë mjaft traumatik komunikimi mes LSI-së dhe PD-së pas deklaratës së Gazment Bardhit mbi negociatat paraprake për zgjedhjet e 25 prillit. Ish-asistentja e Metës në LSI dhe njeriu më i afërt i Kryemadhit, ka përdorur një gjuhë të rëndë ndaj numrit dy të PD-së, që ngjau jo thjesht si shantazh, por edhe një ngjizje me zhargonin e sharjeve të Foltores.
12 Nëntor 2021, 18:03 -
-
Ndërrojnë jetë 5 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit, 573 rezultojnë pozitiv me koronavirus! 26 prej tyre në gjendje të rëndë në spital
5 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Sipas ministrisë aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar.
12 Nëntor 2021, 16:56 -
Procesverbali/ Sali Berisha kishte në mendje që në vitin 2015 skenarin e djegies së mandateve, sot bashkë me Metën akuzon Bashën
Berisha në 2 korrik 2015: Për herë të parë erdha në parlament me mendimin e djegies së mandateve. Meta në 2019: Më gënjeu Monika, po të isha në Tiranë nuk do të lejoja djegien e mandateve.
12 Nëntor 2021, 16:23 -
Makina përplas këmbësorin në Durrës, transportohet urgjent në spital
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi në aksin rrugor Stacioni i Trenit-Ura e Dajlanit, ku pasi është përplasur nga një automjet teksa po ecte rrugës, E.M është transportuar me urgjencë në spital dhe është në kujdesin e mjekëve.
12 Nëntor 2021, 15:34 -
