-
-
-
Tension në universitete, studentët nuk lejohen pa vaksina! Në Elbasan, Korçë e Durrës sfidohet urdhri i ministres! Pas protestës futen në auditorë edhe studentët e 'Natyrës'
Sot nis viti i ri akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ
18 Tetor 2021, 07:31 -
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë
Është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci i cili u dorëhoq disa ditë më parë. Ai akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjykata e Vlorës më herët la në burg Bardhyl Gjikën drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë. Ata dyshohet se kanë kryer falsifikimin e një numri të konsiderueshëm dokumentash pronësorë gjatë viteve 2019-2021.
17 Tetor 2021, 19:41 -
Rritje drastike e numrit të viktimave nga COVID në vend! 10 humbje jete në 24 orët e fundit dhe 435 raste të reja
Betejën me COVID-19 kanë humbur 10 persona, një rritje drastike e numrit të viktimave në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa 435 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin në 24 orët e fundit.
17 Tetor 2021, 17:51 -
-
-
VIDEO/ Theu kordonin policor duke rrezikuar jetën e vrapuesve në maratonën e Tiranës, policia bllokon makinën luksoze, shoqërohet Belind Luli, djali i biznesmenit të njohur
Një i ri ka çarë kordonin policor që ishte vendosur për sigurinë e qytetarëve që merrnin pjesë në Maratonën e Tiranës. Ndërkohë që maratona ishte ende në zhvillim dhe rrugët ende të bllokuara për makinat, Belind Luli me makinë e tij luksoze nuk e ka pasur aspak problem të thyej rregullat dhe të cenojë sigurinë e jetës së qytetareve.
17 Tetor 2021, 13:18 -
-
Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!
Trupi i pajetë i gjetur i vrarë me disa plumba pranë pyllit dhe lumit Shkumbin në qytetin e Peqinit rezulton të jetë 38 vjeçari Alban Semaku, ish-anëtar i bandës së Lushnjes, i cili deri në vitin 2011 mbante dhe emrin Elton Mermali. 38-vjeçari lidhet me një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura më parë, ndërsa ka qenë i dënuar për vrasje, kanosje trafik droge.
17 Tetor 2021, 12:44 -
GJKKO nxjerr nga qelia kandidatin e LSI për Tiranën, Etjon Jokën: U vetëdorëzua, nuk përbën rrezik! Akuzohet për blerje votash, SPAK kërkoi burg
Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është lënë i lirë nga qelia, pasi GJKKO ka vendosur masën 'arrest shtëpie". Ky vendim i gjykatës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në burg. Gjykata vendosi ta lërë Jokën në "arrestimi shtëpi", pasi sipas policisë ai është vetëdorëzuar dhe nuk përbën rrezik.
17 Tetor 2021, 10:41 -
Shpallen fituesit e Maratonës së Tiranës 2021, Veliaj: Mes 2500 vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme! Sot garohet për kauza të mëdha si ajo e refugjatëve
Maratona e Tiranës ku marrin pjesë 2500 vrapues, mes të cilëve 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme ka nxjerrë dhe fituesit e saj për 3 kategoritë.
17 Tetor 2021, 07:23 -
Rritja e çmimeve, si pandemia … kap “mat” qeverinë
E gjithë bota është mbërthyer nga një alarm i rritjes së lartë të çmimeve, që rrezikon të zhvlerësojë rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike që kishte nisur pas pandemisë. Energjia është kthyer në një çështje të nxehtë, me vendet që po luftojnë për të siguruar furnizimet, pas rritjes së shpejtë të kërkesës pas pandemisë.
16 Tetor 2021, 23:27 -
-
Nga Brindisi mbërrijnë në Vlorë 3 veliera me ndihma nga Italia për shtëpinë e fëmijëve jetimë në qytet
3 veliera me ndihma për fëmijët jetimë të Vlorës janë nisur nga Porti i Brindisit për të mbërritur në orën 18:00 në qytetin bregdetar. Përmes misionit humanitar "TERABITHIA ALBANIA 2021", pasi kanë sjellë disa dhurata për qendrën e fëmijëve jetim në qytetin e Vlorës.
16 Tetor 2021, 19:51 -
COVID-19/ Regjistrohen 428 raste të reja dhe 3 viktima nga koronavirusi në vend! 501 qytetarë fituan betejën me virusin në 24 orë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 428 raste të reja me COVID-19, ndërsa 3 persona nuk arritën ta fitonin betejën me koronavirusin. Aktualisht në të gjithë vendin janë 6.289 pacientë aktivë me virusin, ndërsa 158 prej tyre po marrin trajtim në spitalet COVID.
16 Tetor 2021, 17:19 -
Pushteti vendor kapërcen pasoja negative të COVID, Bashkitë mbledhin 35.8 mln euro më shumë se në 2020
Bashkitë kapërcejnë pasojat negative të pandemisë duke tejkaluar shifrat e para-krizës. Sipas ministrisë së Financave deri në fund të shtatorit pushteti vendor mblodhi rreth 35 milionë euro më shumë se në 2020.
16 Tetor 2021, 16:52 -
'Open Balkan' dhe 4 liritë e mëdha të lëvizjes, memorandumi i bashkëpunimit Rama-Vuçiç-Zaev bëhet ligj! Objektivat, qëllimi dhe e ardhmja pa kufij në rajon
Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, 'Open Balkan', Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
16 Tetor 2021, 15:57 -
Po e than qëllimisht Putini tregun e gazit në Evropë?
Në fillim dukej si një fushatë publicitare. "Ata që në Evropë ishin dakord të lidhnin me ne marrëveshje afatgjata, mund të fërkojnë duart tani dhe të brohorasin", u shpreh presidenti Putin. "Ata që me ne nënshkruan marrëveshje afatgjata mund të shijojnë tani çmimet", përsëriti gati fjalë për fjalë zëvendesdrejtuesja e Gazpromit, Elena Burmistrova
16 Tetor 2021, 13:46 -
I akuzuar për korrupsion se bleu vota për zgjedhjet e 25 prillit, arrestohet kandidati i LSI për Tiranën, Etjon Joka
Etjon Joka, kandidati i LSI për deputet i Tiranë është arrestuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, pasi akuzohet se ka blerë vota në favor të partisë së tij. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa 'arrest me burg' në mungesë, ndërsa sot është vënë në pranga.
16 Tetor 2021, 13:15 -
Tirana gati për ‘Maratonën 2021’, në garë 2500 vrapues! Nesër qarkullimi i kufizuar deri në orën 17.00
Po bëhet gati pista për edicionin e pestë të Maratonës së Tiranës që zhvillohet të dielën. Në këtë event dinamik pritet të marrin pjesë me 2500 vrapues nga shumë vende të botës. Maratona do të jetë e organizuar në 4 gara sportive dhe me dhjetëra aktivitete artistiko-kulturore. Për zhvillimin e maratonës, qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar dhe i devijuar
16 Tetor 2021, 12:48
