-
-
Vendet e G20 kanë rritur me 4% emetimet e karbonit, priten masa për të vënë në kontroll ndryshimet klimatike
Emetimet e karbonit në vitin 2021 po rriten tek 20 vendet më të pasura në botë. Sipas raporti të Transparencës Klimatike, CO2 do të rritet me 4% në të gjithë grupin G20 këtë vit. Ndërkohë që gjatë pandemisë niveli i CO2 ka rënë me 6%. Ndërkohë, Kina, India dhe Argjentina pritet të tejkalojnë nivelin e emetimeve të viti 2019.
14 Tetor 2021, 10:15 -
Kuvendi miraton komisionin për '25 prillin', rrëzon 'Becchettin'! Basha: Padi në SPAK për korrupsionin në 'energjetikë'! Rama: Mos e kopjo atë të foltores, dukesh si personazh i qajtores
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur këtë të enjte, duke nisur që nga ora 10:00 e paradites. Me debate të shumta ka nisur seanca e sotme e Kuvendi dhe shkak është bërë ulja e minutazhit për deputetët për të folur sot. Vendimin që seanca të jetë më e shkurtër për shkak të masave anti COVID opozita e ka konsideruar si tentativë për t'i mbyllur gojën.
14 Tetor 2021, 09:37 -
-
Gjashtë gjërat që duhet të keni parasysh në lidhje me ndryshimet klimatike
Pas takimit përgatitor që u zhvillua së fundmi në Itali, tashmë e gjithë vëmendja është drejtuar tek COP26, konferenca e klimës që do të mbahet në Gllasgou nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Raporti i fundit nga IPCC, Paneli Ndërkombëtar i Shkencëtarëve që Studion Ndryshimet Klimatike dhe efektet e tyre mbi planetin tonë, do të jetë në tryezën e delegatëve nga qeveritë (dhe jo vetëm) në të gjithë botën.
14 Tetor 2021, 00:57 -
Shqipëria, ndër shtetet më të reja në Europë edhe në 2020-n, ndonëse po plaket; Rekordin e mban Kosova
Shqipëria ka vijuar që të jetë një nga popullsisë më moshë më të re të Europës edhe për vitin 2020, ndonëse tendenca është drejt plakjes së popullsisë. Sipas Eurostat mosha mediane (që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta, një me moshat nën moshën medianë dhe tjetra mbi moshën medianë) ishte 37.2 vjeç në vitin 2020, duke e renditur popullsia e katërt më e re në Europë, pas Kosovës 30.5 vjeç), Turqisë (32.4) dhe Islandës (36.5).
14 Tetor 2021, 00:44 -
-
Çmimi i madh 5000 euro, sot afati i fundit për t’u regjistruar në Maratonën e Tiranës. Ja çmimet fituese për çdo kategori
Maratona e Tiranës e cila do të zhvillohet këtë të dielë do të jetë jo vetëm një sfidë sportive, por edhe një mundësi shumë e mirë financiare për garuesit që do të arrijnë të ngjiten në podium
13 Tetor 2021, 17:19 -
Sot në vend 508 qytetarë pozitivë me COVID dhe 5 viktima! 20 pacientë të shtruar në spital në gjendje të rëndë
Kurba e të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19 këtë javë ka pasur ulje dhe ngritje duke mos qenë e qëndrueshme. Dje ka pasur një rritje të rasteve dhe ulje të numrit të viktimave, por sot ka rezultuar e kundërta. Sot fatkeqësisht kanë humbur jetën 5 persona (6 dje) e ndërsa janë konfirmuar pozitivë 508 qytetarë, nga 501 qytetarë që ishin dje.
13 Tetor 2021, 17:18 -
Grupi i Berishës me humbësit më të mëdhenj në zgjedhje, nga Çlirim Gjata me 449 vota tek Tritan Shehu, Paloka, Noka dhe Spaho që fundosën PD në 2021 (Shifrat)
Deputetët e rreshtuar në krah të Berishës në betejën e tij për rrëzimin e Bashës dhe kundër SHBA rezultojnë më pak të votuarit në zgjedhjet e 2021 dhe në garat brenda PD-së. Shifrat i nxjerrin si kontribuuesit kryesorë në humbjen e PD-së në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare.
13 Tetor 2021, 16:37 -
Koreja e Veriut tregon 'forcën' para Kim Jon Un, ushtarët thyejnë tullat me kokë dhe shtrihen në gota të thyera
Udhëheqësi i Koresë së Veriut është zotuar të ndërtojë një "ushtri të pamposhtur" përballë asaj që ai thotë se është politikë armiqësore nga Shtetet e Bashkuara. Sakaq mediat kanë publikuar pamje të ushtarëve të Koresë së Veriut, teksa tregojnë të gjithë potencialin dhe forcën e tyre. Ata shihen duke thyer tulla me duar, pa ndihmën e ndonjë pajisje
13 Tetor 2021, 16:20 -
-
Shqipëria në Samitin Digjital të Ballkanit, shkolla kodimi për të rinjtë, Karçani: E-Albania revolucionarizoi shërbimet në Shqipëri
Samiti i 4-të Digjital në Ballkanin Perëndimor në Mal të Zi hap disa mundësi të reja për Shqipërinë. Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj foli në Samit mbi përvojën shqiptare të shërbimeve online të vlerësuar nga institucionet ndërkombëtare
13 Tetor 2021, 15:55 -
-
Rritet numri i grave me kancer gjiri, preken moshat e reja, onkologia në Fier: 26 gra të diagnostikuara në 3 muajt e fundit
Numri i grave të diagnostikuara me kancer gjiri është rritur ndjeshëm në qytetin e Fierit. Janë 26 raste vetëm në tre muajt e fundit. Të dhënat i bën të ditura mjekja onkologe, Elona Tola, e cila tha se përpos grupmoshës 44-64 vjeç vihet re se po preken vajzat e reja.
13 Tetor 2021, 15:02 -
Sherri Berisha–Basha ‘ngrin’ riformatimin e strukturave të PD-së në bazë, 72 degët ende pa zgjedhje për kryetarët e rinj
Debati për përjashtimin e Berishës la pezull zgjedhjet për krerët e degëve në bazë, proces që pritej të zhvillohen gjatë muajit shtator. Për Lulzim Bashën ky proces bëhet edhe më i vështirë, pasi disa krerë degësh të rëndësishme janë rreshtuar në krah të krah të ish kreut të PD.
13 Tetor 2021, 14:32 -
‘Mbrojtja e fëmijëve në mediat audiovizive’, Krasniqi: Do të vijojmë me monitorim të rregullt për zbatimin e dispozitave përkatëse
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi në fjalën e saj garantoi se AMA do të vijojë monitorimin e rregullt dhe të rreptë për zbatimin e dispozitave që rrjedhin nga Kodi i Transmetimit dhe forcimin e penaliteteve për OSHMA-të që shkelin dispozitat e këtij kodi për mbrojtjen e fëmijëve.
13 Tetor 2021, 12:31 -
-
'The Economist': Më pak gaz natyror dhe erë, ja pse çmimi i energjisë elektrike në Evropë ka arritur nivele rekord
Një problem është furnizimi me gaz natyror, i përdorur për të prodhuar rreth një të pestën e energjisë elektrike të Evropës. Mungesat e kanë rritur çmimin e saj. Rreth një e treta e furnizimit evropian vjen nga Rusia; një e pesta tjetër vjen nga Norvegjia.
13 Tetor 2021, 11:57 -
Shoqata e grave shqiptare në Bari 'Shqiponjat e mëndafshta' takim letrar më 15 tetor, të ardhurat nga shitja e librit do t'i shkojnë një shtëpie që kujdeset për gratë e dhunuara
Në Itali një shoqatë me gra dhe vajza shqiptare, “Shqiponjat e mëndafshta”, kanë ndërmarrë një nismë shumë interesante për t'i ardhur në ndihmë personave të dhunuar në Shqipëri. Më datën 15 tetor ata do të zhvillojnë një takim me autorë librash, sigurisht duke respektuar në mënyrë rigoroze masat anti COVID, me 'green pass' ose me rezultat negativ të tamponit 48 orë para takimeve.
13 Tetor 2021, 11:19 -
Tabaku citon treguesit e FMN: Ekonomia në krizë, qeveria po varfëron qytetarët për të pasuruar klientët
Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se po varfëron qytetarët, për pasurimin e klientëve. Me një postim në Facebook, teksa citon pjesë nga raporti i FMN, Tabaku shkruan se qeveria po dështon në meanxhimin dhe rritjen e të ardhurave në buxhet. Sipas Tabaut, edhe investimet e bëra nga qeveria janë jo efikase dhe qytetarët dhe ekonomia nuk po fitojnë prej tyre.
13 Tetor 2021, 10:10
