-
Geri Kokalari i zbulon të shkuarën Evi Kokalarit: Ka lidhje me një kongresmen që po hetohet për trafik seksual
Aktivisti Geri Kokalari në një intervistë ne emisionin “Top Talk”, në Top Channel u shpreh se Evi Kokalari, pasardhësja e familjes Kokalari, e cila së fundmi ka dalë në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka dërguar një e-mail ku e kërcënonte se do të ngrinte padi gjyqësore ndaj tij.
8 Tetor 2021, 21:25 -
Korrupsion në tenderin rreth 1 mln $ për kanalin 'Agro', SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi! Në pranga edhe 3 punonjës
Korrupsion në tendera, SPAK arreston ish- drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 punonjës të tjerë të televizionit. Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh). Në pranga kanë rënë edhe 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj. Gëllçi akuzohet për shpërdorim detyre se ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi.
8 Tetor 2021, 21:15 -
Italia pret më 14 maj Eurovision 2022, Torino 'qyteti fatlum'
Torino do të pres vitin tjetër edicionin e 66 të Eurovision. Italia fitoi të drejtën për të organizuar festivalin kur grupi muzikor Maneskin i dha vendit të tyre fitoren e parë që nga viti 1990 me këngën "Zitti e Buoni" në konkursin e këtij viti në maj.
8 Tetor 2021, 19:55 -
Rëndohet bilanci/ Ndërron jetë një tjetër e re shtatzënë nga COVID, ishte disa javëshe dhe e pavaksinuar! Sot 445 raste të reja dhe 7 viktima në vend
Një tjetër e re shtatzënë, pavarësisht përpjekjeve, nuk mundi ta fitonte betejën me 'armikun e padukshëm' COVID-19. Ndërkohë, si rezultat i 3.500 testimeve, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 455 qytetarë dhe 7 pacientë kanë humbur jetën.
8 Tetor 2021, 18:09 -
Abuzimet 30 vjeçare me energjinë dhe naftën duhet t’i zgjidhë SPAK
Në dy superdosjet e mëdha të gazetarisë investigative botërore “Panama Papers” apo “Pandora Papers”, kur është folur për Shqipërinë, kanë dalë në skenë subjekte apo edhe kompani që kishin të bënin me sektorin me xhiro më të madhe në vend që është energjia dhe hidrokarburet.
8 Tetor 2021, 17:18 -
Raporti Microsoft/ Rusia po intensifikon sulmet kibernetike ndaj vendeve të tjera
Rusia duket se po bëhet më agresive dhe më e suksesshme ndërsa hakerët e këtij vendi po intensifikojnë sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera, thuhet në një raporti të ri të kompanisë Microsoft.
8 Tetor 2021, 17:08 -
Maratona e Tiranës, Veliaj: 17 Tetori ditë pa makina, hera e parë që organizojmë një maratonë të plotë
Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka certifikuar për herë të parë Tiranën si organizatore profesioniste të maratonës së 17 Tetorit, duke e licencuar edhe për itinerarin e plotë të garës prej 42 kilometrash.
8 Tetor 2021, 13:05 -
14 vjet krime/ Skeda e Erjon Llapushit që vrau kamarierin në Elbasan, nga plagosja, kanosja, zhvatja e pasurisë tek vrasja! U arrestua 4 muaj para krimit për trafik, por e shpëtoi drejtësia
Kryekamarierin Gazment Kurmaku e vrau drejtësia e korruptuar. Vrasësi Erjon Llapushi u arrestua në maj 2021 për trafik njerëzish. Duhej të dënohej deri në 7 vite burg, por ia hodhi drejtësisë. Në 2019 u arrestuar për marrje pasurie me dhunë, duhej të dënohej deri në 8 vite, por u lirua. Më parë është arrestuar për plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Nisi aktivitetin që në 2007 me tentativë për vrasje
8 Tetor 2021, 12:50 -
Makina doli nga rruga dhe përfundoi 20 m në humnerë, ndërron jetë rrugës për në spital 29-vjeçarja në Pogradec
Ka ndërruar jetë në spital 29-vjeçarja, Xheniana Hoxha, e cila mbeti e plagosur një ditë më parë nga një aksident në Pogradec. Kastriot Guce, humbi kontrollin e makinës dhe doli nga rruga duke rënë nga 20 m lartësi në vendin e quajtur Pusi i Ajdinit
8 Tetor 2021, 09:20 -
Ndërtuesit raportojnë rënie të porosive, por pritshmëritë për rritjen e çmimeve mbeten në nivele rekord
Pavarësisht porosive në rënie, që nënkupton një tkurrje të kërkesës, parashikimet për rritjen e çmimeve vijojnë të jenë pozitive, madje me ritme më të larta se në muajt e mëparshëm. Balanca e përgjigjeve për pyetjen lidhur me ecurinë e çmimeve gjatë tre muajve të ardhshëm ishte pozitive, prej 18.5 pikë përqindje, më e larta që prej majit të vitit 2016, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.
8 Tetor 2021, 07:55 -
-
U godit me sende të forta nga klienti, ndërron jetë në spital pas 5 ditësh kamarieri në Elbasan! Sherri nisi për një tavolinë të rezervuar
Ka ndërruar jetë në spital pas 5 ditësh, Gazment Kurmaku, i cili u godit me sende të forta pas një sherri në lokal me një klient. Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku mësohet se kryekamarieri i ka bërë me dije Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty
7 Tetor 2021, 19:47 -
Hyrja e Shqipërisë në BE, një legjendë
Pas 18 vitesh prej Samitit të Selanikut, shqiptarët kishin ngujuar shikimin dhe shpresën shikimin në Samitin e Bashkimit Evropian të zhvilluar në Slloveni. Por edhe ky samit si gjithë të tjerët! Tashmë hapja e negociatave për Shqipërinë po kthehet në Gurin e Sizifit*.
7 Tetor 2021, 19:11 -
Muralja e Tiranës në 25 finalistet për t'u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021
Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës është kualifikuar në 25 finalistet për t'u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021
7 Tetor 2021, 19:08 -
Ylli Pata: Dy standardet e Bashës në betejën parlamentare, trim me Lindita Nikollën e 'pulë' me Gramoz Ruçin
Epoka e re mas marrëveshjes së 5 qershorit, por sidomos pas vendimit të përjashtimit të “babait politik” nga Lulzim Basha pati dhe ka pritmëri se opozita do të ketë në Parlament më të mirën e saj. Madje nisën vëzhguesit e komentatorët politikë që të bënin edhe parashikime të përballjes parlamentare, tani që doktori nuk është më “kryetar grupi”.
7 Tetor 2021, 18:56 -
533 raste të reja dhe 12 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! I infektuar prej 7 ditësh edhe Namik Dokle së bashku me bashkëshorten
Gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 533 persona me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 12 të tjerë, ku 6 viktima ishin vetëm në Tiranë, që është qyteti që mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19.
7 Tetor 2021, 18:13 -
Rritjen e çmimeve të ushqimeve në të gjithë botën e konfirmojnë edhe Kombet e Bashkuara, FAO: Niveli më i lartë i 10 viteve, bien ndjeshëm rezervat botërore
Të gjitha çmimet e mallrave ushqimore u shtrenjtuan në shtator në të gjithë botën njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Shkak për këtë shtrenjtim është bërë shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produktet kryesore si guri apo vaji.
7 Tetor 2021, 17:11 -
-
Lista e zezë e SHBA/ Pasi i shpalli 'non grata', DASH 'çon' Berishën dhe familjen e tij në Kongresin Amerikan
DASH ka publikuar listën e personave të shpallur "non grata" gjatë viti 2021 dhe ia ka dorëzuar atë Kongresit Amerikan. Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, bashkëshortes Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha, të cilët u shpallën "non grata" më 19 maj 2021.
7 Tetor 2021, 16:35 -
Lufta në PD/ Berisha kalon nga akuzat te shantazhi! A do i përgjigjet Basha me të vërtetën e 21 Janarit?! Ja si u përdor si korrier për të thyer Ina Ramën
Pas akuzave për tradhti Berisha kërcënon Bashën me publikimin e përgjimeve në zyrë. Mesazhe të koduara për histori shantazhi. A do përgjigjet Basha duke folur për krimin e 21 Janarit. Dëshmia rrëqethëse e Bamir Topit: Berisha i dërgoi Bashën në shtëpi që të ndërhynte tek Ina Rama për të sabotuar hetimet për 4 vrasjet e 21 Janarit 2011
7 Tetor 2021, 15:54 -
Protesta kundër rritjes së çmimeve dje në Bulevard, nisin hetimet për 4 organizatorët! 'Dora e fshehur' e Berishës dhe prania e PD pa flamur
Protesta e djeshme, mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit nuk ka pasur zyrtarisht një organizator, megjithatë, Policia ka njoftuar se ka vënë në hetim 4 persona, si të dyshuar si drejtues të saj. Sipas bluve të kryeqytetit, ato kanë penguar në mënyrë të paligjshme rrugën, si pjesëmarrës dhe organizatorë. Po ashtu, po punohet për shoqërimin e tyre.
7 Tetor 2021, 13:48
