-
Austri, ministri i ri i shëndetësisë paraqitet me atlete në ceremoninë e betimit
Ministri i ri austriak i shëndetësisë ka marrë vëmendje të madhe gjatë ceremonisë së betimit në detyrën e re, pasi është paraqitur i veshur me atlete. Mjeku 46 vjeçar Wolgang Mückstein, nga partia e Gjelbër e Austrisë (Die Grünen), u betua zyrtarisht nga Presidenti Alexander Van der Bellen në Vjenë të Hënën.
19 Prill 2021, 17:05 -
Sezoni i ri turistik 2021 hapet me datë 25 Prill, 200 turistët e parë nga Ukraina do të mbërrijnë në aeroportin 'Nënë Tereza'
Por siç duket me fillimin e vaksinimit masiv anti-COVID në vend si dhe vaksinimi i stafit të operatorëve turistikë, duket se do të krijojë më tepër lehtësi për sezonin turistik në vendin tonë
19 Prill 2021, 16:00 -
-
-
-
-
-
Tre Bashë, një Ramë
Duket se këto ditë është thjesht e pamundur ta bësh Lulzim Bashën të acarohet. Shetit nga një qytet në tjetrin, ulet në të gjitha studiot televizive të Tiranës kryq e tërthor, por ka të printuar në fytyrë një buzëqeshje çarmatosëse që s’ka Zot ta fshijë. Duket si ato bojërat që pasi bien diku, lenë një njollë që nuk ka solucion ta pastrojë.
19 Prill 2021, 10:47 -
Situata nga COVID, Greqia shtyn deri në 26 prill afatin e bllokimit të Kapshticës
Si pasojë e situatës së krijuar prej pandemisë Greqia ka shtyrë deri më 26 prill afatin e bllokimit të pikës kufitare Kapshticë. Ndwrkaq dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve
19 Prill 2021, 10:31 -
-
LETER PUBLIKE/ Familja Haklaj i shkruan Yuri Kim: Me Ju, deri sa edhe vrasësi i fundit i juaj të dalë para drejtësisë!
Kulla e Haklajve u braktis përfundimisht në fund të vitit 2006. Plaku i kësaj dere Muharremi, dhe djali i vetëm i mbetur gjallë Hamdiu nuk janë parë më në ato anë. E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik. Familja Muharrem Haklaj, i ka dërguar një letër ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Ata shprehin mbështetje dhe ndajnë shqetësimin për Reformën në Drejtësi.
19 Prill 2021, 10:19 -
Shkarkimi i çuditshëm i prokurorit Bledar Maksuti, Veting babait që nuk jeton dhe për pasuritë kur ishte adoleshent, detajet e një procesi të paprecedentë
Bledar Maksuti i pastër në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, pasuri vetëm një apartament, u ndëshkua për transaksionet e babait të ndjerë që kishte punuar si prokuror para viteve '90 dhe më pas avokat e noter. Lëvizjet në kohën kur Maksuti nuk ishte pjesë e sistemit. Solli 13 mijë akte noteriale të të atit, por të ardhurat nuk iu llogaritën në bilancin financiar
19 Prill 2021, 08:46 -
Ngacmim seksual dhe përndjekje, procedohen në gjendje të lirë dy të rinj në Tiranë
Një 27-vjeçar është vënën nën hetim ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për ngacmim seksual. Me një njoftim për mediat, policia bën me dije se i riu me inicialet E. L., ka ngacmuar seksualisht një 22-vjeçare. Nuk dihen ende më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.
19 Prill 2021, 08:18 -
-
‘LSI forcë e parë në Durrës’, Kryemadhi: Të rinjtë do e paketojnë Ramën 3D më 25 prill! Premtojmë rindërtimin e të gjitha shtëpive të prekura nga tërmeti
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke folur nga Durrësi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Gjatë fjalës Kryemadhi tha se Rama sipas saj siç bën projekte 3D do të paketohet 3D.
18 Prill 2021, 18:22 -
138 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit! Fitojnë betejën 442 qytetarë
Këtë të dielë janë raportuar 138 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID në vendin tonë. Në bilancin e saj ministria e Shëndetësisë raporton se viktimat janë të moshave 71 - 75 vjeç.
18 Prill 2021, 17:27 -
Ftesa e Ramës për Bashën dhe historiku i mbi 60 pakteve dhe 4 bashkëqeverisjeve PD-PS
Ftesa për bashkëpunim e kryeministrit Edi Rama në një studio televizive që u pasua më pas me të njëjtat mesazhe në disa takime elektorale u refuzua me po aq herë nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Rama ftoi Bashën për bashkëpunim, (me kushtin që të shkëputej nga Berisha dhe Meta) duke sqaruar më pas se ftesa e tij nuk nënkuptonte bashkëqeverisje, ndërsa Basha i përgjigjej vend e pa vend në çdo takim elektoral se qeveri me Ramën nuk ka.
18 Prill 2021, 13:31 -
Konflikt mes të rinjve në Sauk, kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë dhe dy vëllezërit e tij mbeten të plagosur! Shkak për sherrin bëhet një vajzë
Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klodian Doka, 30-vjeç, i renditur i 32-ti në listë, ka mbetur i plagosur së bashku me dy vëllezërit e tij pas një sherri të përfshirë me disa të rinj të tjerë në Sauk
18 Prill 2021, 09:52 -
Sondazhi i fundit i Piepolit 1 javë para zgjedhjeve: PS fiton në 8 qarqe, merr shumicën deri në 73 mandate! PD-AN kryeson në 4 qarqe, LSI tkurrje nga 2017
Një javë para zgjedhjeve të 25 prillit, shqiptarët i japin fitoren Partisë Socialiste. Të pyetur nëse zgjedhjet mbahen sot 52% e shqiptarëve do të votonin për PS duke i dhënë deri në 73 mandate, ndërsa 43% për koalicionin PD-AN duke i dhënë deri në 58 mandate. Ndërsa LSI parashikohet të marrë 8-10 karrige në kuvendin e ardhshëm. Këto janë rezultat e sondazhit të 7 dhe të fundit të institutit italian Piepoli të transmetuar në Report TV.
18 Prill 2021, 07:15 -
-
Sot 149 raste të reja pozitive dhe 3 humbje jete! COVID-i i merr jetën shkrimtarit, poetit dhe gazetarit në Shkodër
Gjatë ditëve në Shqipëri është vënë re një ulje e rasteve të reja me COVID-19, që është reflektuar edhe në revistën prestigjioze shkencore “Our World in Data”. Gjatë 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar me koronavirus 149 persona nga 2886 testime dhe janë raportuar 3 humbje jete.
17 Prill 2021, 19:11
