Ftesa e Ramës për Bashën dhe historiku i mbi 60 pakteve dhe 4 bashkëqeverisjeve PD-PS

Ftesa e Ramës për Bashën dhe historiku i mbi 60 pakteve dhe 4 bashkëqeverisjeve PD-PS

Ftesa për bashkëpunim e kryeministrit Edi Rama në një studio televizive që u pasua më pas me të njëjtat mesazhe në disa takime elektorale u refuzua me po aq herë nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Rama ftoi Bashën për bashkëpunim, (me kushtin që të shkëputej nga Berisha dhe Meta) duke sqaruar më pas se ftesa e tij nuk nënkuptonte bashkëqeverisje, ndërsa Basha i përgjigjej vend e pa vend në çdo takim elektoral se qeveri me Ramën nuk ka.

Ftesa me nota diversioni për të bashkëpunuar me njeriun ”që është i paaftë për të qeverisur” dhe përgjigja gjithë komplekse e Bashës nuk është as e para dhe as e fundit e këtij lloji.

Qeveria e Ylli Bufit, 1991

Qeveria e Stabilitetit e Ylli Bufit (11 qershor – 6 dhjetor 1991)

Ylli Bufi – kryeministër (PS)

Gramoz Pashko –  zëvendëskryeministër dhe ministër i Ekonomisë (PD)

Zyhdi Pepa – zëvendëskryeministër (PS)

Muhamet Kapllani – ministër i Punëve të Jashtme (PS)

Teodor Kareco (17 qershor) – sekretar i përgjithshëm (PR)

Perikli Teta – ministër i Mbrotjes (PD)

Bajram Yzeiri – ministër i Rendit Publik (PS)

Shefqet Muçi – ministër i Drejtësisë (PSD)

Genc Ruli – ministër i Financave (PD)

Drini Mezini – ministër i Burimeve Minierave dhe Energjetike (PS)

Jordan Misja – ministër i Industrisë (PD)

Vilson Ahmeti – ministër i Ushqimit (PS)

Nexhmedin Dumani – ministër i Bujqësisë (PS)

Fatos Nano (Ylli Çabiri, 17 qershor 1991) – ministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë (PS)

Agim Mero – ministër i Tregtisë së Brendëshme dhe Turizmit (PD)

Emin Musliu – ministër i Ndërtimit (PD)

Fatos Bitincka – ministër i Transporteve (PR)

Maqo Lakrori – ministër i Arsimit (PS)

Sabit Brokaj – ministër i Shëndetësisë (PS)

Preç Zogaj – ministër i i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (PD)

Leontjev Çuci – sekretar Shteti për Ekonominë (PS)

Resmi Osmani – sekretar Shteti për Bujqësinë (PA)

Paskal Milo – sekretar Shteti për arsimin (PSD)

Alfred Karamuço – kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit (PR)

Petrit Skënde – kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës

Historia politike ka njohur shumë, rreth 60 të tilla qysh prej vitit 1991  kryesisht me liderëve kryesore politike firmosur nëpër tavolina jashtë institucioneve herë si “produkte” shqiptarë dhe herë ndërkombëtare.

Thuajse të gjitha marrëveshjet e derisotme kanë qenë afatshkurtra dhe për pasojë edhe produkti.

Marrëveshjet me jetëgjata mes PD e PS  që shtrihen deri në një mandat qeverisës rezultojnë të jenë pak si marrëveshja për drejtimin e KLSH nga opozita në vitin 1997, marrëveshja për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë në vitin 2004, e përsëritur në vitin 2015, ajo për zgjedhjen e Avokatit të Popullit në vitin 2011 dhe një vit më pas (2012) për zgjedhjen e Kryeprokurorit.

Ajo që nuk ka gjetur asfare zgjidhje deri me sot është marrëveshja e vitit 2014 mes PS dhe PD për kthimin dhe kompensimin e pronave që nuk pati rezultat konkret.

Ende sot partitë bëjnë fushatë në emër të zgjidhjes së kësaj çështje.

Marrëveshje të imponuara nga koha dhe kryesisht interesat e dy partive kryesore ne vend ka qenë ajo për ndryshimet Kushtetuese e vitit 2008, në të njëjtin vit një tjetër pakt për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe një vit më pas 2009 marrëveshja (PD-LSI) për liberalizimin e vizave

Te dhenat e perpunuara nga ISP

Në historikun e pakteve një rol kryesor dhe domethënës ka pasur edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve, që në të gjitha marrëveshjet e derisotme ka rezultuar pozitive. Zgjedhja e Presidentit Alfred Moisiu në vitin 2002 me votat e PS-PD ishte me “bekimin“ e ndërkombëtarëve.

Marrëveshja Berisha-Nano viti 2002

Kontributi i të huajve u pa edhe tek një tjetër marrëveshje PS-PD ajo e vitit 2012 për ndryshimet kushtetuese lidhur me imunitetin e deputetit, si dhe marrëveshja tjetër e rëndësishme për dekriminalizimin një proces i iniciuar nga opozita që mori një shtysë të fortë nga ndërkombëtarët në vitin 2015. 

Një tjetër marrëveshje e nxitur nga ndërkombëtarët deri në moment të fundit ishte edhe miratimi me sukses i reformës në drejtësi e vitit 2016.

Ajo kaloi me votat e të gjitha palëve. Megjithatë për këtë çështje ende sot ka debat mes partive politike për mënyrën se si po implementohet.

Marrëveshjet politike mes liderësh njohin edhe katër bashkëqeverisje jo të gjata në kohë. Marrëveshja e parë për bashkëqeverisje është ajo e qeverisë së Stabilitetit e drejtuar nga Ylli Bufit në vitin 1991 që zgjati gjashtë muaj.

Vilson Ahmeti, Kryeministër i vitit 1991

E pason një tjetër qeveri në të njëjtën vit vetëm katër muaj e drejtuar nga Vilson Ahmeti.

Qeveria Teknike e Vilson Ahmetit (18 dhjetor – 13 prill 1991)

Vilson Ahmeti – kryeministër

Abdyl Xhaja –  zëvendëskryeministër dhe ministër Burimeve Minierave dhe Energjetike

Zyhdi Pepa – zëvendëskryeministër dhe ministër i Bujqësisë

Ilir Boçka – ministër i Punëve të Jashtme

Gjergj Konda – ministër i Ekonomisë

Alfred Moisiu – ministër i Mbrojtjes

Vladimir Hysi – ministër i Rendit Publik

Kudret Çela – ministër i Drejtësisë

Robert Çeku – ministër i Financave

Iljaz Mehmeti – ministër i Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore

Ylli Çabiri- ministër i Lidhjeve Ekonomike me Jashtë

Robert Gjini – ministër i Tregtisë së Brendëshme dhe Turizmit

Luigj Aleksi – ministër i Ndërtimit

Ilir Mati – ministër i Transporteve

Alfred Pema – ministër i Arsimit

Vath Koreshi – ministër i i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Kristo Pano – ministër i Shëndetësisë

Ylli Memisha – kryetar i Komisionit të Kontrollit të Shtetit

Petrit Skënde – kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknikës

E treta ishte qeveria e Pajtimit Kombëtar e drejtuar me sukses nga i ndjeri Bashkim Fino që zgjati katër muaj (kryesisht me kontributin e të huajve).

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (11 mars 1997 – 24 korrik 1997)

Kryeministër - Bashkim Fino i PS

Ministër i Brendshëm – Belul Çelo i PD

Ministër i Mbrojtjes –Shaqir Vukaj i PS

Ministër i Punëve te Jashtme –Arjan Starova i Partisë së Bashkimit Socialdemokrat.

Ministër i Financave –Arben Malaj i PS.

Ministër i Drejtësisë –Spartak Ngjela i Partisë Lëvizja e Legalitetit.

Ministër i Privatizimit –Eduard Ypi i PD.

Ministër i Shëndetësisë dhe Ambientit –Astrit Kalenja i Partisë së Ballit Kombëtar.

Ministër i Arsimit te Larte dhe Kërkimeve Shkencore –Myqerem Tafaj i PD.

Ministër i Arsimit dhe Sporteve –Luan Skuqi i PD.

Ministër Bujqësisë dhe Ushqimit- Haxhi Aliko i PSD.

Ministër i Burimeve Minerare dhe Energjetike –Kastriot Shtylla i Partisë Republikane.

Ministër i Industrisë, Transportit dhe Tregtisë –Foto Lluka i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e njeriut.

Ministër i Kulturës, Rinise dhe Gruas –Engjëll Ndocaj i Partisë Demokristiane.

Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale –Elmaz Sherifi i PS.

Ministër i Punëve Publike, Rregullimit te Territorit dhe Turizmit –Vasillaq Spaho i Partisë Republikane.

Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave –Ekrem Kastrati i PD.

Sekretar Shteti në Ministrinë e Brendshme –Lush Përpali i PS.

Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes –Ali Kazazi i PD.

Sekretar Shteti ne Ministrinë e Punëve të Jashtme –Pavli Zëri i PSD.

Rexhep Meidani, Bashkim Fino, Pandeli Majko 1997. Kur Fino u thirr nga Gjirokastra për të drejtuar qeverinë e Pajtimit Kombëtar

Dhe një tjetër marrëveshje ajo e Majit 2017 për një qeveri tranzitore (me gjashtë ministra të PD dhe një zv-kryeministër) që zgjati vetëm vetëm pak muaj, deri në muajin gusht të atij viti.

Marrëveshja e fundit mes palëve ishte ajo e 5 qershorit për Kodin Zgjedhor.

Një studim i Institutit të Studimeve Politike për këtë çështje tregon se deri me tani janë mbi 60 marrëveshje politike, kur për thuajse gjysmën e tyre janë angazhuar ndërkombëtarët.

Roli i tyre vijon të mbetet kyç për vendin tonë sa kohë që ende në vend ekziston mosbesimi mes palesh dhe mungesa e liderve të fortë për të marrë vendime të rëndësishme në momente kyç për vendin.

Asnjë prej marrëveshjeve të sotme nuk ka qenë me pasoja afatgjata apo që të ketë sjellë një produkt konkret per vendin, përjashto reformën ne drejtësi, por qe edhe ajo gëlon nga debati.

Në historikun e marrëveshjeve rendit pa fund marrëveshje për emërime individësh, ndryshime të Kodit Zgjedhor që gjithnjë më pas kanë ndryshuar më të tjera si dhe arnime të Kushtetutës.Të vetmet procese historike për vendin si anëtarësimi në NATO apo liberalizimi i vizave vijojnë të mbeten domen i vetëm njërës palë politike. /Gazeta Si

Marrëveshja e 5 qershorit 2020 për Kodin Zgjedhor

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023