-
-
Afera CEZ-DIA/ Kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn
Çështja në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua vetëm mbi bazë dokumentesh. Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.
11 Tetor, 13:43 -
Zhupa: Sezoni turistik nuk i përmbushi pritshmëritë në Sarandë, shumë pak ndikim në ekonominë lokale! Duhen investime reale
Deputetja kërkon një strategji të re për turizmin, të mbështetur në investime për përmirësimin e jetës së banorëve dhe zhvillimin e një modeli të qëndrueshëm, me qëllim tërheqjen e turistëve elitarë dhe krijimin e një ekonomie më të fortë.
11 Tetor, 11:39 -
Shisnin paketa televizive pirate deri në 10.000 lekë, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 persona (EMRAT)
Subjektet vepronin përmes rrjeteve sociale, duke reklamuar dhe tregtuar paketat për shuma nga 3.500 deri në 10.000 lekë, me pagesa në dorë dhe dërgesa përmes postave private. 5 të pandehurit akuzohen për mashtrim kompjuterik dhe shkeljeve të të drejtave të pronësisë industriale.
11 Tetor, 10:52 -
Namir Lapardhaja: PD-ja u tall me Beratin duke i kandiduar një figurë qesharake
Partia Demokratike në Berat ka pasur kryetare bashkie një zonjë të nderuar nga i gjithë qyteti si Milika Jaho. Ka pasur kandidat në kohë të vështirë si viti 2001 për bashkinë Dhor Gjokun, ka pasur në vitin 2003 doktor Mehmet Xhekën, ka pasur në vitin 2007 ekonomistin Sali Hoxha, ka pasur në 2015 Kasëmin dhe në 2023 Zijanë.
11 Tetor, 09:22 -
PD mbështet Dionis Sotën në Vlorë/ Anëtari i Këshillit Bashkiak, Gjergji Nika kritika Berishës: Strategjia me kandidatë të pavarur s’e heq përgjegjësinë politike
Gjergji Nika në Këshillin Bashkiak të Vlorës thotë se strategjia për të mbështetur kandidatë të pavarur nuk e bën PD-në që të “lajë duart” pas humbjes. Ai bën një krahasim me kandidaturat ndër vite të demokratëve në këtë qytet dhe thotë se me lëvizjet që po bëhen këto zgjedhje tregon se partia po rrënohet
11 Tetor, 09:04 -
Ekstradimi nga Londra i Edmond Haxhisë. Juristi Ledi Bianku: Garancitë e qeverisë nuk zbatohen nga gjykatat
Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar 1 raport dhe 1 dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023.
10 Tetor, 20:03 -
Opozitarja që fiton Çmimin Nobel për Paqe: Tiranitë bien kur fillojnë të besojnë gënjeshtrat e tyre, shumicat triumfojnë kur zbulojnë fuqinë çliruese të së vërtetës
Liderja e opozitës në mërgim, María Corina Machado, sot fituese e Çmimit Nobel për Paqe, shkroi një letër të hapur drejtuar popullit të saj. Një mesazh që meriton të lexohet nga e gjithë klasa politike shqiptare, por veçanërisht nga ajo pjesë e opozitës që pretendon të marrë pushtetin me forcën e shpifjes, me kërcënime dhe me vulgaritet.
10 Tetor, 17:39 -
NATO për dronët e Kosovës: Çdo aktivitet ajror duhet të koordinohet me KFOR-in
Autoritetet kosovare njoftuan më 8 tetor se pranuan “mijëra” dronë luftarakë nga Turqia, duke nxitur reagime të ashpra nga fqinji verior, Serbia. Zyrtari i NATO-s e vlerësoi Turqinë si kontribuuese të kamotshme në misionin e udhëhequr nga ajo në Kosovë, KFOR, dhe në stabilitetin rajonal.
10 Tetor, 17:08 -
-
Siguria në institucionet e drejtësisë/ Kreu i Gardës inspekton SPAK e GJKKO, takim edhe me Erion Banin
Perimetri i jashtëm i GJKKO-së dhe SPAK ruhen nga Garda e Republikës. Inspektimi i kreut të Gardës vjen një ditë pasi mbledhjes së 260 gjyqtarëve të cilët kërkuan më shumë siguri pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
10 Tetor, 09:55 -
Kosovë/ U arrestua nën dyshimin për spiunazh, del audiopërgjimi që tregon lidhjet e analistit Sheholli me Listën Serbe: Milan Radoiçiç është miku im (AUDIO)
Në audio, analisti bisedon me dy persona, të cilëve iu tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me Milan Radoiçiç, i shpallur në kërkim nga Kosova. Sheholli u arrestua një ditë më parë nën dyshimin për spiunazh me Serbinë.
10 Tetor, 09:51 -
Nga rritja e kërkesës së turizmit, 'fluturuan' edhe qiratë e apartamenteve! Çmimet arritën në 20% më shumë deri në fund të vitit 2024
Sipas një raporti të mëparshëm të Deloitte, rritja e kërkesës nga turizmi afatshkurtër çoi në rritje të qirave me 20% në fund të vitit 2024, me apartamente njëdhomëshe (1+1) në Tiranë që jepen me 500–800 euro në muaj (rreth 8–12 euro për metër katror).
10 Tetor, 07:24 -
2024, familjet e Gjirokastrës dhe Kukësit me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore
Të dhënat e INSTAT mbi Anketën e Buxhetit të familjeve tregojnë se shpenzimet mujore të njësive familjare në Gjirokastër u rriten me 2.9% në vitin 2024, niveli më i lartë në shkallë kombëtare, e ndjekur nga Kukësi me 2.5% dhe Fieri me 2.3%. Në këto qarqe shpenzimet e familjeve u rriten më shumë se mesatarja kombëtare 1.5%.
9 Tetor, 20:42 -
-
-
Kosovë/ Vrau me armë zjarri të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, dënohet me 24 vite burg 'Kobra'
Gjykata Themelore e Prishtinës ka dënuar me 24 vite burg Dibran Hoxha, i njohur si ndryshe si ‘Kobra’, i cili më 3 janar të vitit 2023 vrau me armë zjarri të riu nga Kukësi Visart Cengu, pas sherrit për një faturë 400 euro në lokalin e autorit.
9 Tetor, 14:10 -
Portali i Zenit nuk i ndahet Këlliçit: Po saboton Florjan Binajn në Tiranë
Portali "timoni.al", i cili është afër djalit të Sali Berishës, ka vijuar me sulme ndaj Belind Këlliçit. Sipas shkrimit të fundit, Këlliçi dhe një grup rreth tij po përpiqen të sobotojnë fushatën e Binajt në Tiranë.
9 Tetor, 12:51 -
Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 mln € pasuri të Aurel Hoxhës! Lokali ‘Monopol’, 7 apartamente, 6 dyqane dhe 32 makina, mes tyre Lamborghini e Rolls Royce
Pasuritë e sekuestruara arrijnë në vlerën 5 milionë euro. Bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan si edhe 52 llogari bankare, në pronësi të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit.
9 Tetor, 11:01 -
-
Eduard Zaloshnja: Sfida e Florit, ndërthurja e aritmetikës së votave me kiminë politike
Disa militantë të thekur të PD-së mund ta kenë të vështirë të mobilizohen për një kandidat të bërë të famshëm nga emisioni “Portokalli”, por mbështetja e fortë për të nga Berisha mund t’i bëjë që ta kapërdijnë këtë ngërç.
8 Tetor, 20:08
