-
-
EKSKLUZIVE/ Report Tv zbulon emrat: Gazment Bardhi me 29 deputetë firmosin kërkesë në Gjykatë Kushtetuese! Kërkojnë pezullimin e arrestimit të Sali Berishës
Report Tv siguron ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që firmosën padinë në Gjykatën Kushtetuese në tentativën për ta pezulluar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës. Emrat u mbajtën të fshehtë, por Report Tv zbuloi se mes firmave ishte dhe Gazment Bardhi e 10 deputetë të grupit të tij. Ndryshe nga kërkesa për marrëveshjen me emigrantët me Italinë, asnjë deputet i PL nuk ka firmosur këtë herë për pezullimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës.
15 Dhjetor 2023, 17:26 -
Guvernatori Sejko në takim me bankat: Inflacioni është i lartë, mund të rrisim përsëri normën bazë!
Një rritje tjetër e normës bazë të interesit mund të ndodhë për shkak të inflacionit të lartë. Ky paralajmërim është dhënë nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në takimin e fundvitit me shoqatën e Bankave.
15 Dhjetor 2023, 16:07 -
VIDEO/ Zyrtari ukrainas hyn i qetë në mbledhjen e këshillit dhe hedh tre granata, 26 të plagosur! Momenti i frikshëm
Në këshillin e fshatit ukrainas, Keretsk, kanë shpërthyer disa granata dhe për pasojë 26 persona janë lënduar. Mediat e huaja raportojnë se disa nga të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë
15 Dhjetor 2023, 15:39 -
Albin Kurti flet për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, The Guardian: Ndërsa Lindja ecën përpara, Kosovës i shtyhet sërish vendimi për marrjen e statusit kandidat
Ndërsa Ukraina dhe Moldavia ecin përpara, Kosova përballet sërish me shtytjen e kandidaturës për statusin kandidat. Me këtë titull e nis gazeta britanike The Guardian, pasqyrimin e deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ky i fundit ndalet tek zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
15 Dhjetor 2023, 15:30 -
VIDEO/ Forcat ushtarake izraelite shkatërrojnë disa varreza në Gaza me makineri ushtarake
Forcat tokësore izraelite kanë dëmtuar ose shkatërruar të paktën gjashtë varreza gjatë avancimit të tyre në Rripin verior të Gazës, shumica prej tyre në javët e fundit, sipas një analize të imazheve të reja satelitore dhe pamjeve video nga gazeta prestigjoze The New York Times
15 Dhjetor 2023, 15:10 -
Vrasje me pagesë brenda burgut të Peqinit, i dënuari përjetë Sokol Mjacaj ekzekuton nga dritarja e qelisë Arben Lleshin, plagoset Indrit Shaqja
Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë ekzekutoi me armë në qeli Arben Lleshin brenda në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ndërsa i plagosur mbeti shoku i qelisë së këtij të fundit, Indrit Shaqja. Burime për Report Tv konfirmojnë se flitet për një vrasje me pagesë. Report Tv zbardh dinamikën. Sokol Mjacaj u dorëzua pasi ndërhyri RENEA.
15 Dhjetor 2023, 14:34 -
Tiranë/ Atentati në ‘Don Bosko’, autori në kërkim, 5 mijë Є kush jep informacion! Qëlloi drejt mjetit me 3 persona, dyshohet se ngatërroi shënjestër
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e atentati në ‘Don Bosko’. Është shpallur në kërkim Andrea Bregasi dhe policia ofron 5 mijë € shpërblim kush jep informacion për autorin.
15 Dhjetor 2023, 14:12 -
VKM/ Rreth 10 mijë efektivë marrin 100 mijë lekë për kompensimin e shpenzimeve ushqimore! Punonjësit e AMP me rezultate, 6 paga shpërblim
Qeveria ka miratuar dy vendime për kompensimin e shpenzimeve të ushqimit për punonjës të policisë dhe për transportin e efektivave të Agjencisë së Mbikqyrjes policore kur punojnë larg vendbanimit. Rreth 10 mijë efektiva përfitojnë deri 100 mijë lekë për shpenzimet e vitit që po mbyllet, ndërkohë punonjësit e AMP-së, në varësi të distancës nga vendbaimi, do të marrin 10 deri në 30 mijë lekë kompensim në muaj
15 Dhjetor 2023, 14:07 -
Fermerët sytë nga eksporti, shitje rekord zarzavatesh, 10.9 mld lekë në 10 muaj! Mallrat e importuara më të lira, por çmimet në treg rriten
Më shumë se 107 milionë euro është vlera e eksporteve të zarzavateve nga janari deri në fund të muajit tetor, duke regjistruar një rritje të fortë krahasuar me vjet. Sipas INSTAT për këtë periudhë janë shitur janë vendi 131 mijë tonë zarzavate, duke dëshmuar që fokusi i fermerëve janë tregjet e huaja dhe jo ato vendase.
15 Dhjetor 2023, 13:21 -
Komandant 'Topi', Haxhi Shala deklarohet i pafajshëm ndaj akuzave të prokurorisë në Hagë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala, i njohur gjatë luftës me nofkën “Topi”, në fjalën e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës, ka thënë se ndihet i pafajshëm për atë çka e akuzon Prokuroria në Hagë
15 Dhjetor 2023, 12:36 -
-
-
BE-ja i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese
Një dokument i hartuar nga Serbia, përmes së cilit ajo është shprehur se nuk e ka ndërmend të zbatojë pjesë të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën, dhe aneksin e zbatimit të saj, ka shkaktuar shqetësim në qarqet diplomatike të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
15 Dhjetor 2023, 11:17 -
A ishte lideri i Hamasit në Turqi gjatë sulmit të 7 tetorit?! Këshilltari i Sigurisë së Erdogan i dyzuar: Edhe mund të ketë qenë
Shefi i politikës së jashtme dhe këshilltari i sigurisë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan ka mbrojtur vendimin e vendit të tij për të pritur figura të larta të Hamasit, duke thënë se Turqia po angazhohet me Hamasin “për të sjellë paqen”
15 Dhjetor 2023, 11:03 -
I dha të afërmit tenderin 3 mln euro, SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën! Në total 26 vite burg për 10 të pandehurit
Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 9 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje, të cilët akuzohen për abuzime me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro.
15 Dhjetor 2023, 10:49 -
VIDEO/ Momenti kur një këngëtar brazilian rrëzohet papritur dhe vdes në skenë
Brazili është në shok pa vdekjes së një këngëtari 30 vjeçar. Pedro Enrique po performonte të mërkurën kur u rrëzua papritur dhe vdiq në skenë. Në videon që tashmë është bërë virale kudo, shihet këngëtari teksa rrëzohet dhe jep frymën e fundit
15 Dhjetor 2023, 09:26 -
DOKUMENTI/ Bie pretendimi i opozitës për pronësinë e landfillit të Sharrës, Veliaj: 'S'ka qenë asnjëherë në pronësi të bashkisë, shkresa e 2012 e Jorida Tabakut e vërteton këtë
Toka e landfillit të Sharrës nuk ka qenë asnjëherë pronë e Bashkisë së Tiranës, por vetëm është administruar prej saj. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar se kjo pronë ka qenë e Ministrisë e Punëve Publike dhe Transportit dhe kjo e fundit ia ka kaluar për administrim pushtetit vendor, por jo si pronë.
14 Dhjetor 2023, 23:24 -
-
-
Media prestigjoze ‘El Pais’ artikull dedikuar shqiptares Mira Muratit: Një nga femrat më me ndikim në botë në vitin 2023
Pak gra kanë aq pushtet sa ajo në zyrat e kompanive të mëdha të teknologjisë, një territor me një mbipërfaqësim të burrave. Mira Murati 34 vjeçe me oeigjinë nga Vlora e Shqipërisë, ka qenë një nga aktoret kryesore të “tërmetit” të quajtur OpenAI, kompania që një vit më parë askush nuk e njihte dhe sot vendos ritmin në industrinë e inteligjencës artificiale (AI).
14 Dhjetor 2023, 20:49
