-
Kuvendi shqyrton nesër draftkalendarin e punimeve të fundvitit! Në 21 dhjetor pritet votimi në seancë për marrëveshjen me Italinë për emigrantët
Nesër (23 nëntor) në orën 11:00 pritet të mblidhet konferenca e kryetarëve në kryesinë e Kuvendit. Mësohet se në rendin e ditës janë shqyrtimi i draftprogramit dhe draftkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor.
22 Nëntor 2023, 15:25 -
Zyrtari i Kosovës në listën e zezë amerikane, përjashtohet nga shërbimi civil
Komisioni disiplinor ka marrë vendimin që ta përjashtojë nga shërbimi civil Nexhat Krasniqin, i cili është përfshirë në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit. Kështu ka konfirmuar të mërkurën (22 Nëntor) ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu
22 Nëntor 2023, 14:39 -
Gara për kreun e AMP, Report Tv siguron 5 emrat e përzgjedhur mes 26 kandidatëve! Zbulohet dhe më favoriti
Numri në total prej 26 aplikimeve në garën për kreun e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është reduktuar në vetëm 5, të cilët janë tashmë në një filtër më të detajuar për të përzgjedhur vetëm njërin.
22 Nëntor 2023, 14:08 -
Akuza për grup kriminal dhe trafik kokaine nga Amerika Latine në BE, Erzen Breçani dhe tre të tjerët nesër merren në pyetje në GJKKO
Ish-nëndrejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani, shefi i krimeve Dedan Gjoni dhe oficerja e kufirit Jonida Babameto të arrestuar për trafik droge e grup kriminal do të jenë nesër në gjykatë
22 Nëntor 2023, 14:00 -
-
-
-
E kërkuan italianët, Prokuroria e Durrësit sekuestron pasuritë e biznesmenit Gëzim Sallaku! Ish pronari i një klubi futbolli në Itali akuzohet për pastrim parash
Me kërkesë autoriteteve Italiane, Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pronat e biznesmenit Gëzim Sallaku i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
22 Nëntor 2023, 11:55 -
Përroi del nga shtrati, përmbyt qytetin e Koplikut! Çahet asfalti! Uji hyn në banesa e biznese! Nën ujë dhe shëtitorja e Sarandës e Ksamili
Gjatë paradites, qyteti i Koplikut dhe fshatrat përreth u preken nga përmbytjet. Raportohen dëme në disa banesa, biznese dhe rrugë, për shkak se doli nga shtrati “Përroi i Thatë”. Situata është drejt përmirësimit, por pritet të kryhet vlerësimi i dëmeve. Ndërsa në qytetin e Sarandës problemet erdhën nga bllokimi i pusetave.
22 Nëntor 2023, 11:17 -
Arrestimi i Dritan Rexhepit në Stamboll, Ministria e Drejtësisë kopsit dosjen, ia dërgon Ministrisë së Jashtme për të kërkuar ekstradimin nga Turqia
Ministria e Drejtësisë i ka dërguar ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dosjen e Dritan Rexhepit për t'u dërguar më pas në drejtim të ministrisë së Drejtësisë turke me kërkesë ekstradimin e "mbretit të kokainës" i cili u arrestua më 8 nëntor në Stamboll.
22 Nëntor 2023, 10:45 -
Katër ditë armëpushim dhe shkëmbim të burgosurish, zbardhen detajet e marrëveshjes Izrael-Hamas
Qeveria e Izraelit dhe Hamasi kanë rënë dakord për një armëpushim katërditor. Përmes kësaj marrëveshje të ndërmjetësuar nga Katari, Hamasi do të lirojë 50 pengje izraelite, 20 gra dhe 30 fëmijë, në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael. Këto janë kushtet e marrëveshjes, por janë zbuluar më shumë detaje rreth kësaj çështjeje
22 Nëntor 2023, 10:43 -
U mori rryshfet 22 ish-pronarëve, SPAK përfundon hetimet paraprake për ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, dosjen e çon në gjykatë
SPAK përfundon hetimet paraprake për ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Ilir Kapetani i përfshirë në raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilëve gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në këmbim të shumave të parave.
22 Nëntor 2023, 10:15 -
VIDEO/ Hidhet granatë dore në tregun e kafshëve në Prizren, 10 të plagosur
Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore sot në orët e hershme të mëngjesit (22 Nëntor) në Tregun e Kafshëve në Prizren. Sipas Policisë, të lënduarit janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor
22 Nëntor 2023, 09:40 -
'Babai në burg, i biri në intubim!' Arrestohet pronari i benzit të aksidentuar në Sarandë, i dha djalit 14 vjeç makinën, me 2 shokët e mitur përfundoi në përrua
Tre të miturit e aksidentuar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Stjar-Bakaj janë transportuar drejt spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar.
22 Nëntor 2023, 08:26 -
Gjyqtarja që liroi Malltezin në konflikt interesi, avokati: Duhet të hiqte dorë nga çështja! SPAK do të bëjë rekurs
Sipas avokatit Idajet Beqiri në Repolitix në Report Tv, ai tha se gjyqtarja duhet ta kishte treguar se kishte konflikt interesi dhe duhet të hiqte dorë nga çështja.
21 Nëntor 2023, 23:06 -
EKSKLUZIVE/ Gjykatësja që nxori nga burgu Jamarbër Malltezin në konflikt interesi! Ka blerë shtëpi nga ai në kullat e ish Klubit Partizani
Report tv zbulon dokumentin, gjyqtarja bleu apartament 91 m2, 65 mijë euro në kompleksin 'Magnet'. Iliriana Olldashi do të duhej ta kishte deklaruar këtë konflikt interesi duke abstenuar nga procesi i Apelit përmes të cilit sot i dha Jamarbër Malltezit arrestin në shtëpi
21 Nëntor 2023, 22:27 -
Vëzhgimi/ Ligji anti duhan nuk respektohet në shumë lokale! IShSh vendosi vetëm 53 gjoba nga Janari në Tetor! Shuperka: Nuk tregojnë asgjë gjë
Ligji anti duhan në Shqipëri nuk po gjen zbatimin e duhur. Në shumë ambiente publike shikohet rëndom se duhani konsumohet, ndërsa ekspertët shprehin shqetësimin për shishat. Vëzhgimi i Report Tv tregon situatën në Tiranë.
21 Nëntor 2023, 19:05 -
Vendi i Bashës në Kuvend në flakë, numri 2 i PD: Berisha kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me djegien e vendit të Lulzim Bashës në Kuvend, Bejko e cilësoi si kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit. Por analisti Leonard Karaj është i mendimit se zjarri në vendin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha ishte aksidental
21 Nëntor 2023, 18:12 -
Kosovë, Kurti kundërshton propozimin e KE-së për heqjen e vizave për shtetasit që kanë pasaporta të Serbisë
Qeveria e Kosovës tha se është e shqetësuar me propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ekzekutivi kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta rishqyrtojë këtë propozim.
21 Nëntor 2023, 17:38 -
Varfëri dhe sëmundje, jeta në mjerim e familjes Markaj në Shullaz të Kurbinit! Kryefamiljari i pa punë, gruaja merr pension invaliditeti vetëm 625 lekë në muaj
Në fshatin Shullaz të Kurbinit jeton në kushte ekstreme varfërie, familja Markaj me dy fëmijë. Kryefamiljari është i pa punë, ndërsa bashkëshortja, Valbona Markaj vuan nga çrregullime bipolare dhe trajtohet me pension invaliditeti 600 lek në muaj, ç’ka nuk mjafton as për ilaçe
21 Nëntor 2023, 16:46 -
Pas 'kërcënimeve' për veton, ministri grek Papastavrou takon Fredi Belerin në qelinë e Durrësit, 'presion' drejtësisë: Duhet gjetur një zgjidhje
Ministri grek i Shtetit, Stavros Papastavrou ishte në qelitë e paraburgimit të Durrësit ku qëndon prej disa muajsh kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri, i arrestuar për blerje votash në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit.
21 Nëntor 2023, 16:42
