-
Fredi Beleri kërkon lirinë për të tretën herë në Gjykatën e Lartë
Alfred Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i arrestuar për shit-blerje të votave në procesin zgjedhor të 14 majit ka kërkuar për herë të tretë në Gjykatën e Lartë heqjen e masës së sigurisë arrest në burg
12 Nëntor 2023, 22:27 -
Kreu i Agrobiznesit, Rrapaj: Buxheti i Bujqësisë për 2024 jo i mjaftueshëm, 18 milion euro më i ulët se vjet
Kreu i Agrobiznesit Agim Rrapaj në një lidhje “Skype” në Report Tv thotë se projekt-buxheti i 2024 është i pamjaftueshëm për bujqësinë, duke përmendur se ulje reflektohen në investimet e brendshme dhe ato të huaja
12 Nëntor 2023, 19:23 -
Kryeopozitari serb: Vuçiç ka pranuar draft-statutin e asociacionit në Bruksel me kusht që mos ta nënshkruajë, po punon për njohjen e dokumentave të Kosovës
Kryeopozitari serb Zdravko Ponosh, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të propozuar në Bruksel më 26 tetor nga BE dhe SHBA, dhe se është angazhuar për njohjen nga Serbia të dokumenteve të Kosovës.
12 Nëntor 2023, 18:14 -
-
Adori, ekselenti i ‘Qemal Stafës’ garon për të tretën herë në TIK! Nesër nis faza e parë e olimpiadave, përfundojnë në mars
Nga 13 nëntori nis faza e parë e olimpiadave në rang vendi, ndërsa finalja bëhet në mars. Report Tv sjell emocionet e para të dy garuesve, nxënës të gjimnazit ‘Qemal Stafa‘, përgatitjet dhe pritshmëritë rreth këtij konkursi që u afron të rinjve një status shumë më cilësorë arsimorë.
12 Nëntor 2023, 17:33 -
Pallati i Sportit dhe Teatri i Durrësit mbeten në ‘3D’! Bashkia shpenzon 35 mln lekë për projekte, s’ka fonde për investime
Bashkia e Durrësit nuk ka rikonstruktuar Pallatin e Sportit ‘Ramazan Njala’ dhe Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’, edhe pse ka shpenzuar para për hartimin e projekteve. Prej dy vitesh ato kanë mbetur në “3D” për mungesë fondesh.
12 Nëntor 2023, 16:00 -
-
-
Nga sherr me grushte dhe sende të forta, tek identifikimi i autorit të një vjedhje! 1 në pranga dhe 6 nën hetim në Elbasan
Nga tre raste sherresh me grushte dhe sende të forta, deri tek identifikimi i autorit të vjedhjes në një servis, janë disa nga ngjarjet që vunë në pranga 1 23-vjeçar dhe nën hetim 6 të tjerë në Elbasan. Ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
12 Nëntor 2023, 11:41 -
Horror në SHBA, vrau foshnjen e saj të porsalindur, arrestohet 16-vjeçarja! Reagojnë prindërit: E gjetëm foshnjen në një dollap
Një vajzë 16-vjeçare nga Nebraska, SHBA, është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj të porsalindur duke i prerë fytin, tha policia lokale. Babai i 16-vjeçares, sipas dokumentit ligjor, e ka gjetur foshnjën në një dollap
12 Nëntor 2023, 11:29 -
Dy qëllimet kryesore të luftës të Izraelit, në përplasje të vazhdueshme
Dëshira e ushtrisë izraelite për të dëmtuar më tej Hamasin mund të kundërshtojë përpjekjet për të siguruar një marrëveshje për pengjet. Shtabi i Përgjithshëm i IDF-së beson se nëse luftimet përfundojnë brenda dy javësh, nuk do të jetë e mundur të arrihen qëllimet e luftës dhe më të njëjtën kohë, shenjat e dëmtimit të gjerë të komandës së Hamasit po rriten.
12 Nëntor 2023, 11:05 -
Beteja për kontrollin në Detin e Zi, vritet zyrtari pro rusë në gadishullin e pushtuar
Beteja për dominim në Detin e Zi u ndez këtë javë midis Ukrainës dhe Rusisë, ndërsa diku tjetër forcat e secilës palë vazhduan luftën e ashpër për kontrollin në lindje të Ukrainës me dimrin në prag
12 Nëntor 2023, 10:08 -
Operacionet ‘Tempulli’ e ‘Sundimi i Ligjit’, 5 të arrestuar në Tiranë dhe Kavajë për trafik armësh e drogë! Balla: Presim më shumë rezultate
Dy operacionet 'Tempulli' dhe 'Sundimi i Ligjit' për arrestimin e personave në kërkim për armë drogë, plagosje dhe vrasje është ende në vijim. Këtë e konfirmoi ministri i Brendshëm, Taulant Balla pas 5 arrestimeve të kryera sot në kuadër të këtyre operacioneve.
12 Nëntor 2023, 09:50 -
Zgjedhjet presidenciale, rrëfehet aktori Dwayne Johnson: Shumë parti politike më kërkuan të kandidoj si president i SHBA-së
Aktori i njohur i filmit ‘The Rock’, Dwayne Johnson deklaroi se partitë politike e kanë kontaktuar për të marrë pjesë si kandidat në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, pasi një sondazh zbuloi se 46% e amerikanëve do ta mbështesnin fushatën e tij
12 Nëntor 2023, 09:50 -
-
Mashtronin të huajt për investime në bursa fiktive, gjykata e Gjirokastrës lë në burg 2 prej të arrestuarve! 'Arrest shtëpie' për 6 të tjerë
Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg 2 prej 8 të arrestuarve në 8 nëntor në kuadër të një operacioni kundër mashtrimit kompjuterik nëpërmjet platformave të rreme të kriptovalutave.
12 Nëntor 2023, 09:25 -
Gjermania rrit ndihmën humanitare për territoret palestineze
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në bisedimet në disa vende të Lindjes së Mesme u angazhua për ndërprerje humanitare të luftimeve Izrael-Hamas për të mundësuar furnizimin e popullsisë që vuan pasojat në Rripin e Gazës
12 Nëntor 2023, 09:15 -
A do të jetë e mundur që Autoriteti Palestinez të drejtojë Rripin e Gazës pas Hamasit?
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përsëriti kundërshtimin e Washingtonit që Izraeli të ri-okuponte Rripin e Gazës pasi të ketë përfunduar lufta me Hamasin. Por, kundërshtimi i deklaruar nga Washingtoni që Izraeli të rimarrë kontrollin e Gazës ngre një pyetje kyçe: Kush mund të udhëheqë Rripin e Gazës pa prezencën e Hamasit?
12 Nëntor 2023, 08:53 -
Gjendet i pajetë emigranti sirian në Devoll pranë kufirit me Greqinë, dyshohet se vdiq nga i ftohti
Një emigrant i paligjshëm është gjendur pa shenja jete në pyllin e fshatit Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë. Sipas informacioneve mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex .
12 Nëntor 2023, 08:17 -
Në Shqipëri qarkullojnë 3.8 mld euro jashtë bankave! Shoqata e bankave propozon tavan 750 € për pagesat ‘cash’
Pagesat me lekë në dorë në Shqipëri vijon në rekorde historike. Në fund të shtatorit paraja jashtë bankave ishte në vlerën 3.8 miliardë euro, duke u rritur me 191 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar. Për këtë arësye, Shoqata e bankave propozon vendosjen e një tavani, ku qytetarëve të mos ju lejohen pagesa në dorë me vlerë më të madhe se 750.
12 Nëntor 2023, 07:32 -
Rrëmbyen dhe zhvatën një 17-vjeçar, 4 në pranga, anëtari i pestë i bandës italo-shqiptare arrestohet në Tiranë
Pesë të rinj janë tani në burg (tre italianë të moshës 20 dhe 23 vjeç dhe dy shqiptarë të moshës 20 dhe 22 vjeç) pasi kishin kryer një rrëmbim me qëllim zhvatje dhe një grabitje kundër një 17-vjeçari, në zonën e Milanos
11 Nëntor 2023, 22:47
