-
-
Partia e Lirisë depoziton në Kuvend nismën për indeksimin e pagave: Paga minimale të rritet çdo vit
Partia e Lirisë ka depozituar sot në Kuvend nismën për indeksimin e pagave. Siç paralajmëroi edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi projektligjin për indeksimin e pagave të punonjësve të administratës publike.
7 Shtator 2022, 17:29 -
Veliaj me administratorët e shkollave për porositë e fundit: E nisim vitin arsimor 20 shkolla, kopshte dhe çerdhe të reja! Këtë trend do mbajmë çdo vit
Në prag të nisjes së vitit të ri arsimor 2022-2023, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e shkollave në kryeqytet, të cilëve u dha porositë e fundit para hapjes së vitit të ri shkollor. Veliaj tha se Tirana, si asnjëherë më parë në infrastrukturën shkollore, është në një hap me rritjen e kryeqytetit, ku vetëm vitin e fundit janë hapur 20 shkolla të reja, ndërsa siguroi se ky ritëm do të vijojë edhe në vitet e ardhshme.
7 Shtator 2022, 14:16 -
11 pilotë të rinj i shtohen Forcës Ajrore, mes tyre edhe Armela Murati, pilotja e parë shqiptare! Në 2023 flotë e re me helikopterë 'blackhawk'
11 pilotë të rinj do t’i shtohen Forcës Ajrore, pas përfundimit të kursit të përgatitjes së pilotëve ushtarakë helikopteri. Mes pilotëve të rinj janë 10 djem dhe një vajzë, Armela Murati.
7 Shtator 2022, 10:02 -
Kriza energjetike, plani i Skocisë: Nuk ndalojmë dot rritjen e faturave të energjisë, por sigurojmë që qiratë nuk do rriten
Skocia do të ngrijë qiratë për të ndihmuar qiramarrësit të përballojnë krizën gjatë periudhës së dimrit. Ministrja Nicola Sturgeon njoftoi masën duke treguar planet e qeverisë për të përballuar krizën energjetike dhe rritjen e çmimeve.
6 Shtator 2022, 20:49 -
Si mund ta ndalë Evropa rritjen e çmimeve të energjisë?
Bashkimi Evropian është duke përgatitur plane emergjente për të kufizuar rritjen e çmimeve të energjisë. Blloku evropian është duke analizuar edhe mundësinë e ndarjes së çmimeve të energjisë nga çmimet në rritje të gazit, por edhe reforma tjera afatgjata, me qëllim të sigurimit që çmimet e energjisë reflektojnë energji të ripërtërishme më të lirë.
6 Shtator 2022, 15:26 -
Meta cakton datën: Më 13 shtator protestë para inceneratorit të Tiranës! Do të jem kudo ku është krimi
Kryetari i Partisë së Lirisë, ka caktuar datën e protestës së tij të parë në Tiranë duke njoftuar kështu njëkohësisht edhe nisjen e vjeshtës së protestave, të cilat janë paralajmëruar gjatë gjithë sezonit veror.
6 Shtator 2022, 13:49 -
7 mijë maturantë aplikuan për universitet në Shkodër, regjistrimet vijojnë deri më 15 shtator
Këtë vit akademik maturantët kanë shfaqur interes për të studiuar në Universitetin e Shkodrës. Në fazën e parë janë kryer 7 mijë aplikime, ndërsa regjistrimet vijojnë deri më 15 shtator.
5 Shtator 2022, 17:22 -
Gështenja: Opozita të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore ose humbja është e sigurt! Hapja e dosjeve edhe për prokurorë e gjyqtarë që kanë marrë vendime
Partia Demokratike është në një krizë të thellë, por pavarësisht kësaj, deputeti Lefter Gështenja është i mendimit që duhet të bashkohen me çdo kusht dhe të dalin në zgjedhjet vendore të 2023, me një kandidat.
5 Shtator 2022, 14:14 -
-
Partia e Metës nis nga Korça përgatitjet për 'Vendore 2023', Blushi: Në unison me PD-në e Berishës! Kandidatët nga baza
Partia e Lirisë nisi nga Korça takimet e para përgatitore për zgjedhjet vendore të 2023. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se janë në koordinim të plotë me Partinë Demokratike të Sali Berishës ndërsa sqaroi sesi do të zgjidhen kandidatët.
4 Shtator 2022, 19:14 -
Kriza energjetike, qeveria gjermane gati paketën e ndihmës! Scholz: Ne nuk do ta lemë askënd vetëm
Koalicioni qeverisës gjerman prezantoi një paketë të fuqishme masash lehtësuese prej 65 miliardë eurosh, kjo në kuadër të krizës së energjisë. Një pjesë do të financohet nga superfitimet e koncerneve energjetike.
4 Shtator 2022, 13:57 -
Drafti/ Strategjia antikorrupsion, në 'lupë' financimi i partive, do të publikohen online të ardhurat! Ja institucionet më të prekura nga ryshfeti
Një strategji antikorrupsion për vitet 2023-2030 synon që të bëjë transparente financimet e partive politike sidomos në periudhat zgjedhore. Në draftin e siguruar nga Report Tv, shtrohet shqetësimi për korrupsion të lartë në disa institucione publike e private, sidomos në shëndetësi e infrastrukturë.
4 Shtator 2022, 11:11 -
Ulën kilometrazhin, 240 makina ngelin në kolaudim në vetëm 15 ditë! Nga janari 2023, çdo mjet nga jashtë shtetit i bëhen targat pasi të kalojë testin e km
Drejtuesit e automjeteve, në jo pak raste kanë provuar të manipulojnë kontrollin teknik, ndërsa ia kanë dalë të kalojnë me sukses pa pasur në rregull mjetin e tyre.
3 Shtator 2022, 13:33 -
-
-
Vjen takimi i ‘shumëpritur’ i Metës dhe Berishës, Report Tv zbulon detaje çfarë diskutuan! Ish-Kryeministri: Gati për aksion të fortë opozitar
Dy ditë më parë, Ilir Meta dhe Sali Berisha, janë takuar në selinë e PD. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kanë diskutuar për protestat dhe mënyrën se si do të shkojnë në zgjedhjet vendore. Ka gjasa që të dalin sërish me kandidatë të përbashkët, të paktën në disa zona.
2 Shtator 2022, 09:58 -
Çoçoli: Duam termocentrale me gaz apo gjeneratorë me mazut?
Me thatësirën aktual më të keqe dhe më të rëndë në 500 vitet e fundit në Evropë(lumenj të vegjël e të mesëm janë tharë krejtësisht), me gazin rus që herë vjen për furnizim e herë ikën, sipas inatit të Putin, shtetet e Bashkimit Evropian
1 Shtator 2022, 12:20 -
Grevë dhe protestë në Kosovë! Mësuesit mungojnë në ditën e parë të shkollës, nuk i kanë dhënë pagat
Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Nxënësit janë në dilemë nëse duhet të shkojnë apo jo në shkollë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësimdhënësit janë në grevë për shkak të vështirësive financiare sepse nuk i janë dhënë pagat.
1 Shtator 2022, 08:15 -
'Financial Times': Inflacioni në Eurozonë do të qëndrojë i lartë për aq kohë sa çmimi i gazit rritet
Shumë ekonomistë parashikojnë se çmimet e konsumit do të kalojnë 10% këtë vit dhe se recesioni do të godasë bllokun në vitin 2023. Inflacioni i Eurozonës do të arrijë një normë dyshifrore në vjeshtë dhe do të mbetet i lartë për më gjatë si rezultat i rritjes së çmimeve të gazit, kanë paralajmëruar ekonomistët.
31 Gusht 2022, 11:30 -
