-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
Rritja ekonomike globale për 2025-ën do të jetë 2.8% njëjtë si vitin e kaluar. OKB thotë se inflacioni do të zbutet por klima globale ekonomike ka pasiguri të mëdha. Sipas Azia mposht Europën dhe Amerikën në rritjen ekonomike mes kontinenteve.
10 Janar 2025, 12:52 -
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
SPAK ka paraqitur në GJKKO kërkesën për konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të një hetimi pasuror të nisur kundër Florenc Çapias, i dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë sigurimin e kushteve për vrasje dhe veprime të grupit të strukturuar kriminal.
10 Janar 2025, 12:50 -
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
Shoferët e rinj, ata që kanë makina të vjetra dhe me fuqi motorike të lartë po paguajnë më shumë siguracion për makinën e tyre këtë vit pas ka hyrë në fuqi rregullorja me AMF-së me faktorët e riskut. Kurse ata drejtues problematik që kanë shkaktuar aksidente nuk do të penalizohen që këtë vit, por në vitin 2026.
10 Janar 2025, 12:38 -
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
Në muajin dhjetor 2024, inflacioni regjistroi një nivel prej 2.1%, sipas të dhënave të INSTAT. Pavarësisht uljes së përgjithshme krahasuar me një vit më parë, kur inflacioni mesatar ishte 4.8% në 2023, ushqimet vazhdojnë të mbeten kategoria kryesore që ndikon në rritjen e kostove të jetesës.
10 Janar 2025, 12:19 -
-
-
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
Gjykata e Shkodrës cakton masën arrest në burg për autorin e dyshuar të vrasjes së Ramazan Mataj në fshatin Dragoç, Arjon Hasaj dhe vëllain i tij Klismani.
10 Janar 2025, 11:08 -
-
Zbardhet misteri i vajzës në 'Astir'! Haluçinacione nga droga?! 5 djemtë me armë e kyçën në apartament të qetësohej, 21-vjeçarja njoftoi policinë
Për shkak të gjendjes së saj të rënduar, deri diku në paranoja, grupi i të rinjve, e lanë të vetme në apartament duke i kyçur derën dhe zbritën të konsumonin një kafe derisa vajza të qetësohet.
10 Janar 2025, 10:49 -
-
Aktivitetet kulturore/ Ekspozita ‘Tejdukshmëri ekzistenciale’ tek Kryeministria, aktiviteti ‘Janari në Festën e Filmit Shqiptar’ në Gjirokastër
Art, kulturë dhe spektakël. Në vijim, rubrika ‘Ciceron’, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
10 Janar 2025, 10:25 -
-
-
Eduard Zaloshnja: Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…
Nga sondazhet e qarqeve që prezantova parmbrëmë në Report TV rezultoi që, nëse zgjedhjet do të ishin zhvilluar para Krishtlindjes, PS-ja do të kishte siguruar e vetme 80 mandate. Ndërsa nga një ekstrapolim i përafërt i përqindjeve në qarqe, rezultonte se për PS-në ishin gati të votonin rreth 1 milion zgjedhës – rreth 700 mijë këtu dhe rreth 300 mijë nga jashtë.
10 Janar 2025, 09:40 -
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
Sëmundja e Influencës Aviare, me përhapje globale, është konfirmuar edhe në Shqipëri në zona si Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe së fundmi në Lagunën e Karavastasë (09.01.2025), bën me dije Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
10 Janar 2025, 09:39 -
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
Qeveria polake ka vendosur të lejojë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të marrë pjesë në një përkujtimore që shënon 80-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të vdekjes Aushvic-Birkenau, edhe pse Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë (ICC) ka lëshuar një urdhër arrest për të.
10 Janar 2025, 09:35 -
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
Viti sapo ka filluar dhe shumë turistë po planifikojnë pushimet e tyre me kosto të ulët në 2025, për të udhëtuar drejt Evropës pa shpenzuar shumë, shkruan Erika Fameli në një artikull të botuar në revistën italiane “Volo Scontato”.
10 Janar 2025, 08:37 -
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
Përgjigjen e kësaj pyetje duhet ta japë SPAK jo me fjalë e deklarata por me veprime konkrete pa vonesa të mëtejshme duke vënë para drejtësisë ish kryeministrin e asaj dite të përgjakur. SPAK mund dhe duhet të bëjë që 21 Janari 2025 të jetë krejt ndryshe nga 21 Janarët e mëparshëm.
10 Janar 2025, 07:43 -
SHBA/ Gjykata e Lartë mund të mbyllë TikTok! Dy miliarderët duan të blejnë asetet amerikane të platformës, premtojnë forcimin e privatësisë dhe besimin e përdoruesve
Oferta vjen në prag të një vendimi të Gjykatës së Lartë mbi një ligj që mund të ndalojë TikTok në SHBA duke filluar nga 19 janari 2025, nëse nuk shitet. Megjithatë, ByteDance ka deklaruar vazhdimisht se TikTok nuk është në shitje dhe ka kundërshtuar një shitje të detyruar. Grupi i McCourt argumenton se plani i tyre do të ruajë aksesin e amerikanëve në platformë dhe do të forcojë privatësinë dhe besimin e përdoruesve.
10 Janar 2025, 07:34 -
-