-
Rriten sërish shifrat e qytetarëve të infektuar me koronavirus, 1001 raste të reja! Ndërrojnë jetë 2 qytetarë
Rastet e reja me COVID po rriten ndjeshëm. Në 24 orët e fundit nga 2221 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 1001 qytetarë. Ndërkohë dy qytetarë nga Tiranë të moshave 63-76 vjeç, kanë ndërruar jetë. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 31 pacientë
8 Korrik 2022, 17:00 -
REL: Rreziku nga mungesa e grurit në Kosovë
Fermerët në Kosovë parashikojnë që nga fushata e korrje-shirjeve të grurit të sigurohen rreth 50 për qind e kërkesave të popullatës për ushqim. Për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit të çmimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, ata nuk janë në gjendje të garantojnë sasi dhe cilësi të duhur.
6 Korrik 2022, 19:49 -
Gjobiten 322 shoferë në Berat, 2 persona nën hetim pasi lëviznin pa patentë, vazhdojnë kontrollet e policisë rrugore në Berat (VIDEO)
Policia rrugore vazhdon kontrollet me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
14 Qershor 2022, 15:01 -
BE do të financojë rreth 34.7 milionë euro për Bypassin e Tiranës! Pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane
Këtë vit Bashkimi Evropian do të japë një grant prej rreth 34.7 milionë euro për ndërtimin e Bypassit të Tiranës, pjesë e Autostradës Adriatiko Joniane, i cili totalisht do të kushtojë 190.6 milionë Euro
10 Qershor 2022, 19:46 -
Reportazh/ 'Zhdukja më e rëndë se vdekja'
Shaip Ramabaja nga lagjja Hajvali e Prishtinës, tash e 23 vjet, është duke kërkuar djalin e tij, Bashkimin, të cilin për herë të fundit e ka parë më 18 prill të vitit 1999. Asokohe, familja e tij, për shkak të dhunës së forcave serbe në Kosovë, është zhvendosur në fshatin Mramor, rreth 15 kilometra në lindje të kryeqytetit. Por, të përndjekur sërish nga forcat serbe, Shaipi, sikurse edhe një numër shumë i madh i të zhvendosurve të tjerë shqiptarë që ua kishin mësyrë fshatrave të Gollakut, është detyruar të kthehet në Hajvali.
27 Prill 2022, 13:44 -
Shtrenjtimi në bursë reflektohet edhe në Shqipëri! Nga sot deri më 25 mars nafta shitet me 233 lekë/litri, 12 lekë më shumë! Benzina 218 lekë
Nga sot deri në 25 mars, nafta do të shitet me 233 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 12 lekësh krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, ku nga 211 lekë që ishte, është bërë 218 lekë, teksa gazi nuk ndryshon, vijon të shitet me 93 lekë/litri.
23 Mars 2022, 12:37 -
Eksperti: Gomat e dimrit të përdoren në të gjithë territorin! Qibini: Ndryshim Kodit Rrugor, shmangin aksidentet! Shtohen përplasjet, ulen vdekjet në dy muajt e parë të vitit
Ekspertët e sigurisë rrugore propozojnë ndryshime në Kodin Rrugor në mënyrë që të gjithë automjetet të detyrohen të përdorin goma dimërore duke marrë shembullin e Kosovës. Sipas Islam Qibinit kjo do të ulte numrin e aksidenteve që shkaktohen si pasojë e akullit në rrugë. Ndërkohë gjatë dy muajve të parë të këtij vitit janë shënuar 13 aksidente më shumë se një vit më parë
1 Mars 2022, 16:26 -
Artisti Agim Sulaj, 18 vepra origjinale në galerinë e artit: Një mural dhe ekspozitë në Paris për Felinin
Artisti i njohur Agim Sulaj ekspozon 18 vepra origjinale në Galerinë e Artit Tiranë. Karikatura e tij prek tema sociale që përkojnë me aktualitetin, mes tyre edhe lufta e emigrimi. Piktori shpreh keqardhjen për Shqipërinë që zbrazet, e boshllëkun intelektual që lë pas emigrimi. Projekti për filmin e Felinit e shpie këtë vit në Paris, për të ekspozuar 55 punime.
25 Shkurt 2022, 21:52 -
Kosovë/ 643 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 14,639 raste aktive! Shërohen 2,028 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 2,028 perona janë shëruar në 24 orët e fundit. Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shëruar në total 204,632 vetë. Sakaq, në të gjithë vendin janë 14,639 raste aktive me koronavirus.
12 Shkurt 2022, 15:31 -
Turqia 'furnitori' kryesor i Shqipërisë, 2.9 mld euro importe në 6 vite, eksportet në minimum! Shqipëria blen materiale ndërtimi e veshje dhe shet ushqime e duhan
Turqia është e dyta pas Italisë për tregtinë me Shqipërinë. Por çfarë mallrash shkëmbehen mes 2 vendeve? Turqia sjell në Shqipëri materiale ndërtimi, veshje e këpucë, ndërsa në një minimum eksportesh, vendi ynë çon në Turqi ushqime dhe veshje. Në 6 vjet Shqipëria ka bërë rreth 3 miliardë Euro blerje në Turqi, ndërsa vendi ynë ka shitur 2.7 miliardë euro më pak.
18 Janar 2022, 13:45 -
1,905 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 17 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 16,507 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 17 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 16,507 raste aktive me COVID.
12 Janar 2022, 18:20 -
Alarmi Omicron! Shifra rekord infektimesh me COVID! Sot 2177 raste të reja e 6 viktima! Rëndohet situata në spitale, në total mbi 15 mijë pacientë aktivë
Kjo e martë ka shënuar një rekord të rasteve të reja me COVID-19, shifra të ngjashme me ato që janë regjistruar gjate kohës kur ishte piku i pandemisë. Sot si rezultat i 8136 testimeve, janë konfirmuar pozitiv 2177 qytetarë, e ndërsa një rritje kanë shënuar edhe numri i viktimave.
11 Janar 2022, 17:23 -
Italia dhe Mbretëria e Bashkuar dërgojnë më shumë para në Shqipëri, rritet Gjermania
E para është Italia, shteti ku jetojnë dhe punojnë një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë. Nga Italia kanë ardhur 260 milionë euro në formën e transfertave personale, ose 25% e totalit, duke qëndruar në nivele të njëjta me një vit më parë.
30 Dhjetor 2021, 07:33 -
Omicron varianti dominues në SHBA! Biden pritet të njoftojë masat e reja anti-COVID
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se 73 për qind e rasteve të reja me Covid në Shtetet e Bashkuara i përkasin variantit Omicron, i cili është bërë tani varianti dominues në Amerikë.
21 Dhjetor 2021, 15:25 -
Koronavirusi/ 301 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 5,474 raste aktive me COVID! 11 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi.
16 Dhjetor 2021, 18:05