-
-
Importet e energjisë, 406 milionë euro për periudhën janar-tetor! Ulet ndjeshëm rezerva energjetike në kaskadë
Sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për të furnizuar vendin gjatë këtij viti i ka kushtuar qeverisë qindra milionë euro. Të dhënat zyrtare të procedurave të prokurimit të publikuara nga KESH dhe të përpunuara nga “Monitor” për periudhën 1 Janar-6 nëntor tregojnë se totali i importeve ka prekur vlerën 406 milionë euro.
3 Nëntor 2022, 09:29 -
Mbledhja e panjohur e Byrosë Politike: Kadri, cila është arsyeja që ti, s’i zë asnjëherë në gojë Mehmetin dhe Beqirin
Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat i përkasin vitit 1982, ku ndodhet një dosje me relacione, raporte, udhëzime, informacione, letra, proces-verbale mbledhjesh të Byrosë Politike, Sekretariatit të Komitetit Qendror, etj., lidhur me “veprimtarinë armiqësore” të anëtarit të Byrosë Politike dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, si dhe disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
3 Nëntor 2022, 07:21 -
-
-
-
SPAK bën bilancin muajit tetor: Kemi dërguar për hetim 70 të pandehur! Kanë nisur hetimet për 8 çështje për korrupsion
Sipas njoftimit SPAK ka dërguar për gjykim 8 procedime penale me 70 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 20 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 6 procedime me 50 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin
2 Nëntor 2022, 08:58 -
-
-
-
-
'Inxhinieri uzinës së Poliçanit u gjet i mbytur në një cekëtinë të Vjosës dhe u tha ‘armik i popullit’…'/ Misteri që s’po zbardhet as pas 55 vitesh
Latif Qazimi (Fodulli) kreu me rezultate të shkëlqyera katër klasë fillore në fshatin Çepan të rrethit të Skraparit, kurse shkollën unike e mbaroi po shkëlqyeshëm në Konviktin “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në vitet 1951-1954.
1 Nëntor 2022, 09:21 -
Çmontohet 'narko-banka' më e madhe në Evropë! Pastroheshin rreth 300 milionë euro në vit! Si arritën shqiptarët të dominojnë tregun brenda 15 viteve
Autoritetet policore të Spanjës, me mbështetjen e “Europol” dhe “Eurojust”, kanë çmontuar një grup të krimit të organizuar, i cili besohet se drejtonte " bankën e drogës " më të madhe në Evropë ku miliona para të përfituara nga aktivitetet kriminale janë pastruar.
31 Tetor 2022, 16:54 -
Pallati i pa kolauduar lë jashtë 120 familje, banorët protestë përpara Bashkisë së Tiranës, shkak sherri mes ndërtuesit dhe investitorit
Konflikti i pazgjidhur prej vitesh mes dy pronarëve, Albert Allmuca i kompanisë “Star Construksion” dhe Sino Llanaj ka lënë në qiell të hapur banorët e 120 familjeve që kanë prentotuar apartamentet në një kompleks pallatesh në zonën e ish "Parkut të Autobusave", madje kanë kryer pagesat.
31 Tetor 2022, 09:34 -
-
-
Veliaj: Kush ndërton në Tiranë ka emër dhe mbiemër, nuk janë anonimë! Ata që shajnë kullat, aty kanë shtëpitë dhe zyrat e tyre
Arkitektë profesionistë, urbanistë dhe të rinj u bënë bashkë në forumin Designing Together – Projektojmë së Bashku, për të diskutuar mbi hapësirat publike, lëvizshmërinë, çfarë do të thotë të jetosh në komunitet dhe urbanizimin.
30 Tetor 2022, 13:09 -
Trafiku i drogës Brazil-Shqipëri-Itali/ Kreu i organizatës hyri garant te bosi brazilian për vonesat e shqiptarëve: Na furnizojnë me kanabis! Do jua japin paratë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni që zbuloi trafikun e drogës mes Brazilit, Shqipërisë dhe Italisë. Teksa i janë komunikuar masat e arrestit për 24 personat ndërsa mes tyre del emri i shqiptarit Ersido Shkurti, 29 vjeç, roli i të cilit ishte i rëndësishëm.
29 Tetor 2022, 14:27 -
Alarmi i emigracionit/ Përshpejtohen ritmet e largimit pas pandemisë, bie konsumi! Bizneset po humbin mundësitë për zgjerim
Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Shqiptarët po largohen, duke rrezikuar jetën njësoj si në luftë, së fundmi duke kaluar detin nga Franca në Britani me gomone.
29 Tetor 2022, 08:23 -
Të varësh jetën vetëm nga një ilaç! Report Tv sjell historinë e gruas së prekur nga alergjia e rrallë: Kalova njëherë vdekje klinike, por sëmundja vjen kur do ajo (VIDEO)
Report Tv sjell historinë e Silvana Bastrit, e prekur nga një lloj i rëndë por edhe i rrallë i alergjisë, Angioedema. Kjo sëmundje është trashëguar nga nëna, ndërsa të prekura janë motra dhe e bija e 45-vjeçares. I vetmi ilaç që i mban në jetë është Rukonesti që vjen në sasi të paktë për rreth 60 pacientë të diagnostikuar.
28 Tetor 2022, 20:16 -
Vaji i ullirit mbetet stok, ankohet fermeri: Nuk kemi treg për shitjen, do i pres ullinjtë e do largohem nga Shqipëria
Jemi në sezonin e prodhimit të vajit të ullirit, por fermerët nuk janë aspak të kënaqur për shitjen e tij. Sipas tyre e kanë të pamundur të gjejnë treg për të shitur produktin e tyre.
28 Tetor 2022, 15:06
