-
U zhduk para 6 ditësh, i vëllai denoncon në polici se ia kanë marrë peng motrën: Më telefonoi dhe më tha më morën 4 burra
Një grua e re e quajtur Areta Çauli është zhdukur disa ditë më parë në Durrës dhe i vëllai i saj ka denoncuar në polici duke hedhur dyshimet se ajo është marrë peng. Sipas të vëllait Ilirjan Çauli e motra pasi është zhdukur ka marrë në telefon dhe ka thënë që po e mbajnë beng disa burra. Ajo madje ka dërguar disa foto ku duket duke marrë serum në një qendër shëndetësore dhe më pas nuk ka komunikuar më.
27 Nëntor 2021, 20:04 -
Humbën kontaktet me familjarët dy ditë më parë, çifti në Golem gjendet i asfiksuar nga gazi në banesë! Viktimat u zbuluan pas denoncimit të fëmijëve
Dy persona kanë humbur jetën në Golem si pasojë e asfiksisë nga gazi i gatimit në banesë. Kanë qenë fëmijët e viktimave që kanë denoncuar në polici se kanë humbur kontaktet me familjarët. Report Tv mëson se viktimat janë Mihal Jani dhe Anila Llulla, përkatësisht 60 dhe 50 vjeç. Dy personat në fjalë, mësohet se ishin banues në Tiranë, ndërsa 60-vjeçari Jani kishte në pronësi dhe një apartament në Golem.
27 Nëntor 2021, 18:56 -
Skandal në Berat/ Mësuesi i dënuar më parë për pedofili dhe ngacmim seksual rikthehet në detyrë! Nxënësit: Kemi frikë! Shkarkohet urgjent! Zyra Arsimore për Report Tv: S'kishim dijeni
Skandal në Berat,mësuesi i dënuar për "pedofili" dhe "ngacmim seksual" rikthehet në mësimdhënie,jep matematikë dhe informatikë në shkollën 9-vjeçare "22 Tetori". Pas mbërritjes së mediave në shkollë,mësohet se drejtoresha e ka larguar mësuesin dhe ka kërkuar transferimin e tij në një shkollë tjetër.
27 Nëntor 2021, 13:23 -
Dega e PD në Elbasan publikon emrat pro Berishës: 272 delegatë nga 409 në Kuvendin e 11 dhjetorit! Report Tv telefonon delegaten: Nuk e di se çfarë kam firmosur
Bledi Himçi, Sekretar i degës së Partisë Demokratike në Elbasan, ka dalë nga Selia blu në Tiranë dhe ka lexuar emrat e 272 delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD të cilët sipas tij kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor të kërkuar nga Sali Berisha.
27 Nëntor 2021, 12:25 -
Lezhë/ U përplas me eskortën e Berishës, policia vë nën hetim 24-vjeçarin nga Prishtina! Bie pretendimi i truprojës së ish-kryeministrit, asnjë mjet nuk lëvizte kundravjatje
24-vjeçari nga Kosova i cili u përfshi mbrëmjen e djeshme në një aksident me makinën e eskortës së Sali Berishës është vënë nën hetim. Bie Pretendimi i truprojës së Berishës, Ervis Tusha, i cili tha se shkak është bërë makina me targa të Kosovës që po ecte në kundravajtje Burime për ‘Report Tv’ bëjnë me dije se janë kontrolluar kamerat e zonës, por ka rezultuar se asnjë makinë nuk lëvizte kundravajtje.
27 Nëntor 2021, 12:05 -
Report Tv sjell pamje nga shpërthimi me tritol i apartamentit mbrëmë në Fier, banorët: Ishte i fuqishëm! Pronari jeton jashtë prej vitesh, nuk ka pasur konflikte (VIDEO)
Shpërthimi me tritol që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në një apartament në Fier ka lënë pas dëme të konsiderueshme materiale. Report Tv ka siguruar pas shpërthimit ku duket se lënda plasëse ishte vendosur në derën e apartamentit. Fqinjët thonë për Report Tv, se pronari i apartamentit Asqeri Hyskaj jeton prej vitesh në Itali dhe sipas tyre nuk ka pasur konflikte me njeri.
27 Nëntor 2021, 11:02 -
Lehtësim lëvizjeje në kufirin Shqipëri-Kosovë, kontrolle rastësore 1 ditë para ditës së Pavarësisë! Marrëveshja u firmos dje
Në mbledhjen e ditës së djeshme të 2 qeverisë, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, u vendos që në kufirin mes dy vendeve do të ketë lehtësim qarkullimi sidomos pikën kryesore të kalimit të dy vendeve tona, në Morinë.
27 Nëntor 2021, 10:46 -
Merr fund historia e një 'njolle të zezë' të shtetit shqiptar, mbyllet burgu-spital i Zaharisë, nis transferimi i 319 personave të sëmurë! Shkojnë në Shënkoll
Sot shteti shqiptar i heq një njollë të madhe të zezë vetes. Më në fund burgu 'ferr' i Zaharisë do të mbyllet. Sot ka nisur transferimi i personave me masë shëndetësore nga Zaharia në drejtim të burgut të Shën Kollit, ku dy blloqe janë rikonstruktuar dhe përshtatur për 319 pacientët.
27 Nëntor 2021, 10:02 -
VIDEO/ Moti i keq, det i çmendur në Durrës! Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol
Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin autoritetet portuale në Durrës vendosën 2 ditë më parë që ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.
27 Nëntor 2021, 09:31 -
Rindërtimi/ Zv.kryeministri Ahmetaj në ‘Pa Protokoll’: Ende 157 familje në çadra! Në vjeshtën e 2022 do të jenë akomoduar të gjithë
Në një intervistë për gazetaren e 'Report Tv', Anduela Ndreu në emisionin 'Pa protokoll', zëvëndës kryeministri Arben Ahmetaj foli për procesin e rindërtimit. 2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, Ahmetaj tha se deri në vjeshtën e ardhshme do të jenë akomoduar të gjitha familjet ndërsa zbuloi edhe numrin e familjeve që ende jetojnë në çadra.
26 Nëntor 2021, 21:19 -
Pas Foltores, aksident masiv në Milot-Mamurras, përfshihet edhe makina e eskortës së Berishës! Truproja: Shkak një Mercedes i bardhë që ecte me shpejtësi kundravajtje! 2 të lënduar(VIDEO)
Përfshihet në aksident disa automjete në aksin e autostradës Milot- Mamurras, tre persona te plagosur. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë teksa në aksidentin rrugor janë përfshirë tre autovetura. Report Tv mëson se dy nga makinat e përfshira në aksident janë makinat e shoqëruesve të ish-kryeministrit Sali Berisha.
26 Nëntor 2021, 20:40 -
VIDEO/ Të shtëna me kallashnikov drejt autobusit në Kosovë, vritet shoferi dhe dy nxënës, një i plagosur! Dëshmia: Autori ishte i maskuar! Policia: S'bëhet fjalë për sulm terrorist
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Gllogjan të Deçanit në Kosovë. Drejt një autobusi me nxënës është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë kanë humbur jetën shoferi dhe dy nxënës. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.
26 Nëntor 2021, 20:17 -
Lorenc Vangjeli: Si u përgjua Berisha në 14 shtator të 1998, biseda me Bukoshin për njerëz të armatosur dhe 'malazezi' misterioz që e urdhëroi të dorëzohet
Analisti Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report TV mbrëmjen e sotme foli sërish për deklaratën e bërë më herët nga Presidenti Meta në lidhje me përgjimet.
26 Nëntor 2021, 19:24 -
Rindërtimi me ritme të ngadalta në Durrës, banorët ende pa shtëpi, apel bashkisë: Përshpejtoni procesin, por jetojmë në kasolle, durimi ka kufi
Banorët e pallatit nr. 21 në lagjen nr. 7 kanë ngritur zërin sot përpara Bashkisë Durrës për vonesën në procesin e rindërtimit. Edhe pse trajtohen me bonus qiraje, vështirësitë për marrjen në kohë të këtij bonusi, kanë bërë që qytetarët të vihen në pozita të vështira me qiradhënësit e tyre. Një banore kërkoi që bashkia të përshpejtojë procesin e rindrtimit pasi njerëzit po jetojnë në kasolle.
26 Nëntor 2021, 13:21 -
Tronditëse/ Hidhet nga pallati një grua 34 vjeçe bashkë me fëmijën e saj 1 vjeç në Vlorë! Foshnja vdes në vend, nëna nuk ia del rrugës për spital (VIDEO)
Një e premte e zezë në Vlorë sot! Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mesditë qytetin bregdetar. Një grua vetëm 34-vjeçe, së bashku me djalin e saj, vetëm 1 vjeç, është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Foshnja e pafajshme gjeti vdekjen në vend, ndërkohë që nëna nuk mund t'ia dalë rrugës për në spital.
26 Nëntor 2021, 12:37 -
Familja 2 vite në kontejner! Me burrin dhe vajzën sëmurë Angjelina Bregaj kërkon strehim...Bashkia Lezhë bën premtimin!
Familja Bregaj në Torovicë të Lezhës jeton ende në kotejner edhe pse kanë kaluar 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit. Rasti i tyre është specifik dhe për t’i dhënë përgjigje Report Tv iu drejtua Bashkisë së Lezhës.
26 Nëntor 2021, 12:32 -
Të ndarë për 'Open Balkan'? Rama: Jemi si shqiponja, shikimin në kënde të ndryshme, por jemi në 1 trup! Një ditë do të bashkohemi në një 'kokë'
"Jemi si 2 koka e shqiponjës, që shikojnë në kënde të ndryshme, por janë në një trup të vetëm dhe trupi i mban e nuk lejon që të kapet në befasi". Kështu zgjodhi Kryeministri Rama t'i përgjigjej diferencave të thella me Albin Kurtin e Kosovës për projektin 'Ballkani i Hapur'.
26 Nëntor 2021, 12:16 -
Mjeku që kuroi të plagosurit e tërmetit: Tragjedi që nuk harrohet! Sa herë ka lëkundje na kujtohet 26 nëntori
2 vite pas tërmetit të 26 nëntorit, mjeku Isuf Balliu që u shërbeu të plagosurve që mbërritën në qendrën Shëndetësore të Fushë-krujës kujton përmes mikrofonit të Report Tv momentet e vështira të tragjedisë.
26 Nëntor 2021, 12:16 -
Kujtimet e tragjedisë së tërmetit! Zjarrfikësi që shpëtoi jetë në Thumanë: Krenar! (edhe pse nuk mori shpërblim)! 2 vite më pas, na u shtua vetëm 1 zjarrfikëse
Shqipëria duket larg të qënit e përgatitur për përballimin e emergjencave civile. Forcat zjarrfikëse janë ende pa mjetet e duhura të shpëtimit. Dy vite pas tërmetit të 26 nëntorit, zjarrfikësi Halit Ceni rrëfen për Report Tv se nga ai moment, i vetmi ndryshim në repartin e tij, është shtimi i një mjeti zjarrfikës. Me një staf të vogël që nuk përballon dot një rreth të tërë si Kruja, Haliti me pasionin për profesionin e tij thotë se do të punojë krenar, edhe pse për angazhimin në tërmetin tragjik, nuk mori asnjë shpërblim.
26 Nëntor 2021, 11:43 -
Shqipëri-Kosovë në Elbasan/ Rama: 110 vjetori i Pavarësisë na gjen me abetaren e unifikuar në të gjitha trojet! Shqiptarët të studiojnë, punojnë e dalin në pension në të dy anët e kufirit (VIDEO)
Ka nisur në Elbasan mbledhja e 7 e përbashkët e dy qeverive, ndërsa mbledhja e parë u zhvillua më 11 janar të vitit 2014. 13 marrëveshje janë nënshkruar. Teksa është vendosur edhe ngritja e sekretariatit ndërkoordinues, që do të jetë për zbatimin e marrëveshjeve.
26 Nëntor 2021, 07:19 -
Ndryshimi i bravës së derës së PD në Fier, Kapllanaj: Zyrat u morën në dorëzim nga funksionarë të kësaj partie të ardhur nga selia qendrore, Baçi ka dhënë dorëheqjen
Konflikti në të cilin gjendet Partia Demokratike pas përplasjes Basha-Berisha po prodhon incidente edhe në degët e saj. Komandimi i Agron Kapllanajt në krye të degës së Fierit, u pa nga kreu i dorëhequr Luan Baci si hakmarrje e Bashës se iu bashkua foltores së Berishës, ndaj ka refuzuar edhe dorëzimin e çelësave.
25 Nëntor 2021, 16:32
