-
'La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri', 26-vjeçarja tregon historinë e trishtë: Ai më la sapo mësoi që isha nënë! Burri i parë më vdiq, i dyti më dhunonte! Merr lajmin e mirë në 'Pa Gjurmë'
"La 2 fëmijët për të shkuar tek i dashuri", ishte ky titulli kryesor që pushtoi të gjitha portalet në vend...të gjithë fajin ia ngarkuan asaj, Aureta Çaulit duke e gjykuar se nuk meritonte që të ishte nënë, pa marrë parasysh historinë që ajo mbarte me vete.
29 Nëntor 2021, 16:52 -
Reshjet e dendura të shiut, Vjosa del nga shtrati, tregu i gjësë së gjallë në ujë
29 Nëntor 2021, 16:35 -
Rruga e Arbrit prish urën, izolon fshatin Shkallë! Firma ndërtuese 'zhvishet' nga përgjegjësitë, Bashkia Klos nuk ka fonde! Banorët apel: Nuk kemi ku kalojmë
11 shtëpi të fshatit Shkallë në Bashkinë e Klosit nuk kanë asnjë mundësi komunikimi me Rrugën e Arbrit që u hap ditën e sotme. Punimet kanë prishur rrugën që kishin dhe se aktualisht i është lënë një urë e vjetër me dërrasa tepër e rrezikshme, si mundësia e vetme për t'u lidhur me aksin kryesor.
29 Nëntor 2021, 15:45 -
Vdekja e 4 turistëve rusë në Kavajë, prokuroria kërkon ndihmën e ushtrisë! Do të bëhet eksperiment për agjentë kimikë! 1 muaj e gjysmë pas ngjarjes ende s'ka të dyshuar
Vdekja e 4 turistëve në Kavajë është cilësuar si vrasje nga organi i akuzës, por pavarësisht kësaj kur kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë ende nuk ka një të dyshuar. Kjo i ka detyruar institucionet që të kërkojnë ndihmën e ushtrisë.
29 Nëntor 2021, 14:57 -
Varianti i ri Omicron i COVID, debati në Report Tv! Alimehmeti: Aktualisht s'kemi pse shqetësohemi, më i butë se Delta! Dollenberg: Ka virulencën e lartë, por jo vdekshmërinë
Në debatin në Report Tv, epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se varianti Omicron nuk i plotëson kushtet 'për të qenë shqetësuese' siç e ka shpallur OBSH dhe për këtë ai thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë është treguar 'minimalisht naive'. Ndërsa mjekja shqiptare Aurora Dollenberg tha se ajo që është kuptuar deri tani është se ka infektueshmëri të lartë por jo vdekshmëri të lartë.
29 Nëntor 2021, 13:51 -
77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë, nuk mungojnë nostalgjikët e Enver Hoxhës! Nderojnë me grusht dëshmorët, në Shkodër dhe Vlorë së bashku në ceremoni me zyrtarët lokalë
Çdo vit, çdo 29 nëntor ku përkujtohet çlirimi i Shqipërisë, në nderimet dhe homazhet që u bëhen dëshmorëve të rënë për atdheun, nuk mungojnë simbolet e grushtit dhe fotot e Enver Hoxhës nga Partia Komuniste, që shkaktojnë situata të pakëndshme. Raste të tilla kanë ndodhur në Shkodër, Vlorë dhe Tiranë.
29 Nëntor 2021, 11:44 -
Shtëpia merr flakë nga qiriri në Derviçan, 12-vjeçarja autike humb jetën nga asfiksia! Familja në terr dhe sot! Banorët: Prej vitesh ka probleme me dritat!
Mbrëmja e djeshme u shoqërua me një ngjarje tragjike në Gjirokastër, ku një vajzë vetëm 12 vjeçe humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi kur banesa e saj u përfshi nga flakët. Familjarët po rrinin në shtëpi me qiri nderzur, pasi në fshatin e Derviçanit problemet e me energjinë elektrike vijojnë prej vitesh, ku banorët më së shumti janë pa drita.
29 Nëntor 2021, 10:55 -
Nga Mbretëresha Teuta, te Nexhmije Pagarusha dhe Majlinda Kelmendi, Tayna sjell këngën ‘Heroinat’ dhe ia dedikon grave që lanë gjurmë në historinë tonë
“Heroinat” është kënga e fundit e Taynës, dedikuar disa prej vajzave dhe grave që kanë lënë gjurmë në mënyrën e tyre në historinë tonë.
29 Nëntor 2021, 10:46 -
Tensione në Ballsh! Naftëtarët sërish në protestë para rafinerisë, përplasen me policinë! 3 furgona me uniforma blu mbërrijnë në ambientet e uzinës (VIDEO)
Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit po protestojnë sërish përpara uzinës, ku kërkojnë shlyerjen e plotë të pagave të prapambetura. Sipas kreut të Sindikatës, Sokol Dautaj, tha se naftëtarët kërkojnë që në rafineri të mos kryhen punime deri sa të ketë një zgjidhje ligjore për pagat e tyre.
29 Nëntor 2021, 10:34 -
Hapet Rruga e Arbrit, Rama pritet me tupana! Balluku: Përfundon krejtësisht në prill të 2022! Banorët në festë me muzikë e valle: Ëndërr e realizuar
Me valle dhe muzikë është hapur sot Rruga e Arbrit. Në Dibër sot ka festë. Një ëndërr dhe premtim i hershëm u bë realitet. 54 kilometra tashmë janë gati dhe tashmë kanë mbetur vetëm pak për ta çuar deri në fund prillin e ardhshëm. Rruga e Arbrit do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes Dibrës dhe kryeqytetit. Balluku tha se rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta kur të hapet përfundimisht, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje
29 Nëntor 2021, 09:58 -
Moti i keq 'mbërthen' Shqipërinë! Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati dhe shkaktojnë përmbytje! Ministria e Mbrojtjes: Ja qarqet më problematike
Moti i keq ka shkaktuar problematika nga jugu në veri të vendit. Lumi Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Lidhur me situatën ka reaguar zyrtarisht edhe Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se është në gatishmëri ndërsa i bën thirrje banorëve të zonave ku ka probleme që të bëjnë kujdes.
29 Nëntor 2021, 09:00 -
Sot 29 Nëntori, përkujtohet 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë! Rama, Meta dhe Nikolla homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
Sot me aktivitete përkujtimore e tematike festohet 29 Nëntori, 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë
29 Nëntor 2021, 07:27 -
Tragjike në Gjirokastër, shtëpia përfshihet nga flakët, humb jetën 12-vjeçarja, u asfiksua nga tymi! Zjarri ra nga qiriri, mungonte energjia elektrik
Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Gjirokastër në fshatin Derviçan, pasi është asfiksuar nga tymi, si pasojë e një zjarri që përfshiu banesën e saj. Burime për Report Tv mësojnë se 12-vjeçarja nuk kishte energji elektrike në banesë dhe kishte ndezur qiririn. Qiriri ka rënë në divan dhe banesa ka marrë flakë. Vajza ishte në tualet pasi shkoi që të mbrohej nga flakët e zjarrit, ku dhe është asfiksuar.
28 Nëntor 2021, 22:07 -
Skandali për llogaritë bankare, gazetari për Report Tv: FSHF ka kryer transaksione të dyshimta, Federata nuk mban premtimin, çështja nuk do zgjidhet
Pavarësisht mohimit të Federatës Shqiptare të Futbollit gazetari Tami Kona për Report TV thotë se institucioni i futbollit shqiptar ka kryer transaksione me llogari të dyshimta të klubit të Tiranës. Ndër të tjera ai shton se FSHF nuk e ka mbajtur premtin që detyrohet me ligj për të shlyer borxhin e Tiranës ndaj një pale të tretë.
28 Nëntor 2021, 21:01 -
VIDEO/ Po raportonte live pas ndeshjes, gazetarja në Itali ngacmohet seksualisht: Sa vajzave të tjera iu ndodh në heshtje
Pavarësisht se gazetarja sportive e ‘Toscana Tv’ po raportonte live në televizion, kjo nuk e ka ndaluar një tifoz që ta ngacmonte atë seksualisht në syrin e mijëra teleshikuesve. Kjo situatë e pakëndshme i ka ndodhur gazetares Greta Beccaglia, 27 vjeçe kur po raportonte pas ndeshjes së Seria A mes Empolit dhe Fiorentinës.
28 Nëntor 2021, 20:37 -
-
VIDEO/ Mënyra e veçantë si Glod Ag uroi 109-vjetorin e Pavarësisë, si asnjë VIP tjetër
28 Nëntor 2021, 17:34 -
-
Nisin në Ditën e Flamurit punimet për Aeroportin e Vlorës, Rama: Aeroporti i Mynihut e merr në menaxhim sapo të ndërtohet, garantohet funksionimi (VIDEO)
Në Vlorë kanë nisur sot punimet për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Të pranishëm në ceremoni janë Kryeministri Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli. Ky investim mbi 100 milionë Euro, premtim i kryeministrit Rama për mandatin e tretë, pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. Do të jetë gati për fluturim në vitin 2025.
28 Nëntor 2021, 11:13 -
109-vjetori i Pavarësisë, i treti përvjetor me kremtime të kufizuara! Festimet nisën nga Vlora ku u ngrit Flamuri! Të pranishëm Rama, Meta dhe Nikolla (VIDEO)
Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur. 28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
28 Nëntor 2021, 07:22 -
VIDEO/ Me urgjencë drejt spitalit por e çoi pacienten drejt vdekjes, ambulanca përplaset në Rrugën e Rinasit me një mjet! Në gjendje të rëndë infermieri, shoqëruesja dhe pasagjeri i makinës tjetër
Një aksident ka ndodhur pranë zonës së Qafë- Kasharit ku autoambulanca e qendrës shëndëtësore të Fushë- Krujës është përplasur me mjetin tip ‘Golf’. Nga përplasja ka humbur jetën pacientja dhe shoqëruesja e saj ndërkohë që shoferi i identifikuar si Ilir Shullazi është shoqëruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
28 Nëntor 2021, 01:49
