-
U kap me 35 kg marijuanë në banesën në Konispol, prokuroria ‘zbërthen’ të dhënat në telefonin e autorit
Detaje të reja janë zbuluar nga sekuestrimi i 35 kg marijuanë në Konispol, pak javë më parë, ku u arrestuan çifti, Lutfi e Shano Faslliu (Demce), për të cilët Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”
29 Tetor 2021, 22:09 -
'Pa Protokoll'/ Baçi hedh poshtë pretendimet e Lulzim Bashës: Më ka kërkuar që të mos shkoj te 'Foltorja' e Berishës! Kërkoj falje, kam votuar nene që s'i kam lexuar
Lulzim Basha ka deklaruar se ai nuk i ka kërkuar asnjë prej demokratëve që të "bojkotojë" Foltoren e Sali Berishës, megjithatë, ish-kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi ka rrëfyer të kundërtën. Në "Pa Protokoll" në Report Tv të gazetares Anduela Ndreu, Baçi është shprehur se Basha i ka kërkuar që të mos shkojë në takimin e Berishës, ndonëse ky i fundit nuk i është bindur.
29 Tetor 2021, 21:30 -
Incidenti/ Komisioni i Vetingut: Dritan Gina hyri me forcë në sallë, sjellja e tij nuk riparohet edhe sikur ta çonim për ‘riedukim’ në Shkollën e Magjistraturës
Komisioni i Vetingut shprehet se për të shkarkuar nga detyra prokurorin Dritan Gina do të mjaftonte vetëm përplasja e tij me gardën dhe hyrja me forcë në sallën e seancës dëgjimore në 22 shtator 2021.
29 Tetor 2021, 18:27 -
'Foltorja' zhvendoset në Lezhë, Berisha cakton 11 dhjetorin si daten e mblidhjes se Kuvendit Kombëtar te PD... sulmon Kim: Kullot në livadhet e qeverisë, ka konflikt interesi
"Foltorja" e Sali Berishës është zhvendosur ditën e sotme në Lezhë. Të pranishëm janë ish-deputeti Aldo Bumçi, Klevis Balliu si edhe Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të Sali Berishës që në ditën e parë.
29 Tetor 2021, 17:02 -
Pas 'dushit' për mbetjet, Rama i mbledh kryebashkiakët për ujësjellësit: Janë piramida që gllabërojnë para, të mbytur në borxhe! Janë dhënë 1.2 miliard euro (VIDEO)
Fiks një javë pasi i bëri për 'ujë të ftohtë' kryetarët e bashkisë për situatën e rëndë të krijuar me menaxhimin e mbetjeve, Kryeministri Rama i kishte ftuar këtë herë në Kryeministri të zgjedhurit vendorë për një tjetër dush, atë me situatën e tmerrshme sipas tij të arkëtimeve nga ana e ujësjellësve në vend.
29 Tetor 2021, 12:45 -
VIDEO/ Shkoi të grabiste vilën, vritet nga pronari 38-vjeçari shqiptar në Itali, baba i një fëmije të vogël
Një shqiptar është vrarë në Itali nga pronari i një vile të cilën shkoi ta grabiste. Viktima është identifikuar si Arbër Xheleshi, 38 vjeç, ndërsa ngjarja u regjistrua në Santopadre në provincën e Frosinone, 4 ditë më parë. Xheleshi ishte baba i një fëmije të vogël.
29 Tetor 2021, 12:13 -
Greqia zgjeron territorin e varrezës së ushtarëve në Manastirin e Këlcyrës, ceremonia larg syrit të mediave, i pranishëm edhe Konsulli grek në Gjirokastër
Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941 të cilët janë rivarrosur në këtë varrezë, ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë. Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias.
29 Tetor 2021, 11:33 -
Mblidhet Kryesia e PS, Gjiknuri: Zgjedhje të pjesshme vendore? Presim dekretin e Presidentit pas vendimit të Kushtetueses! Gati për komisionin për 'Zgjedhoren'
Kryeministri Rama prej orës 08:00 mblodhi Kryesinë e PS në selinë rozë. Për Partinë Socialiste pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të vitit 2019, do të pritej një datë nga ana e Metës brenda 45 ditësh. Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj force politike.
29 Tetor 2021, 10:00 -
Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksionte, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë
6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private janë arrestuar dhe një është lënë në detyrim paraqitje pasi akuzohen për abuzimin me një tender prej 7 milionë lekësh për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit që ishte jashtë funksionit. Nën hetim penal nga SPAK janë edhe shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.
29 Tetor 2021, 08:27 -
Tërmet 4.5 ballë në Bulqizë! Emergjencat Civile: 16 banesa të dëmtuara! Banorët: U trembëm shumë, u lëkundëm dy herë
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Dibër mëngjesin e sotëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencës lëkundja ishte e me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra. Lëkundja ka shkaktuar jo pak frikë e panik te qytetarët, të cilët dolën jashtë banesave, teksa thonë se tërmeti ishte i fortë. Në një raportim për situatën, Emergjencat Civile bëjnë me dije se janë 14 banesa që kanë pësuar dëme.
29 Tetor 2021, 08:21 -
Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda për Report Tv: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi! Ishin njerëz të thjeshtë, vëmendje maksimale hetimeve
Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ka dhënë detaje dhe informacione të reja mbi ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur opinionin publik në vend. Vrasja e turistëve rusë, grabitja e biznesmenit në Nikël të Fushë-Krujës dhe vrasja e Demir Backës në Fier janë 3 ngjarjet më të rënda të javëve të fundit.
28 Tetor 2021, 14:26 -
Me flamuj dhe veshje tradicionale, kremtohet sot dita e ‘Jo-së’ greke në manastirin e Këlcyrës! Krah nënës së Katsifas ish-kampioni në peshëngritje Piro Dhima
Dita e JO-së greke, që përkujton fundin e luftës italo-greke 81 vite më parë, është kremtuar në zonat minoritare të Gjirokastrës.
28 Tetor 2021, 13:13 -
Mbi 600 të helmuar në Krujë! Pas 4 ditësh,nis furnizimi me ujë, por jo për ta pirë e gatim! ISHP: Uji ka bakterin Enterokokus! Përgjegjësia e ujësjellësit, të kishin reaguar më shpejt
Pas katër ditësh, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në ujë është gjetur bakteri " Enterokokus" që ka shkaktuar mbi 600 të helmuar. Ky bakter është gjetur në vetëm një depo uji, kjo sepse Ujësjellësi ka pastruar dhe ka hedhur klor në depot e tjera të qytetit, pa u marrë mostrat nga ISHP-ja. Për helmimin e mbi 600 persona nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka bërë përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt.
28 Tetor 2021, 09:20 -
Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh
Rindërtimi dhe përdorimi i fondeve nga qeveria është bërë shkak i përplasjes në Kuvend me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, me akuza dhe kundërakuza.
28 Tetor 2021, 08:34 -
Vettingu i politikanëve? Rama: Dialogu s'bëhet në TV, por Basha të vijë në tryezë! Rikthimi i Berishës në krye të PD? Humor i zi... Gati të dëshmoj në komisionin hetimor për 25 prillin
Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm që të ulet në tryezë dialogu me Lulzim Bashën për Vettingun e Politikanëve e ndërsa ka komentuar edhe vendimin e Berishës për t'u rikthyer në krye të PD, ku tha se kjo parti është kthyer në një objekt keqardhjeje.
27 Tetor 2021, 17:47 -
Qeveria vendos: Marrim 700 mln euro eurobond! Në nëntor banesat e rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve! Të para i marrin familjet në nevojë, të tjerët me short publik
Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme se vendi do të dalë në tregun ndërkombëtar në fillim të nëntorit me eurobond 700 mln euro. Gjithashtu nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve. Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.
27 Tetor 2021, 13:52 -
‘Bashkëqeverisja’, Qeveria: Rrit transparencën, jo më mik në administratë! Opozita: E panevojshme, rrit zinxhirin e korrupsionit
Projektligji “Për bashkëqeverisjen” është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Kjo agjenci do të hetojë shkelje që bëhen në administratën publike, ku në të do të merren parasysh edhe denoncimet që bëjnë qytetarët.
27 Tetor 2021, 11:28 -
Debate në Komisionin Hetimor për 25 prillin, PS del 2 herë nga mbledhja por PD vijon pa mazhorancën! Kuvendi i heq sinjalin e transmetimit televiziv
Edhe në mbledhjen e tretë, PD dhe PS nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët në komisionin hetimor për 25 prillin. Pas debateve të forta mes shumicës socialiste dhe opozitës, anëtarët e PS-së u larguan nga mbledhja, kurse PD vendosi të vazhdonte e vetme dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi lexoi ato që i cilëson prova të “masakrës elektorale”.
27 Tetor 2021, 11:26 -
Vranë Alket Muhon pas sherrit për pronat, dënohen me 37 vite burg gjithsej at e bir! 20 vite burg për Et'hem Muhon dhe 17 për Dino Muhon
Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër, dënon me 37 vjet burg gjithsej, Et’hem dhe Dino Muhaj të akuzuar për vrasjen e Alket Muho më 6 shtator të 2018 në fshatin Rabije në Memaliaj.
27 Tetor 2021, 09:59 -
Përgjigjet e analizave, Kruja u helmua nga uji i pijshëm, i kontaminuar në depon kryesore! Ujë me E. Coli dhe streptokok fekal! Prokuroria nisi hetimet
Uji i pijshëm në Krujë, që helmoi mbi 500 qytetarë, rezulton me ngarkesë bakteriale të esheria koli (E. Coli )dhe streptokokut fekal. Report TV mëson se ky është rezultati i analizave mikrobiologjike të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik.
27 Tetor 2021, 09:48 -
'Pa Gjurmë' publikon ekskluzivisht pamjet e burrit, që mbahet peng në një fshat të Vlorës! Dyshohet për këngëtarin Seit Hysa, i vëllai nuk e identifikoi dot pas 11 vitesh
‘Pa Gjurmë’ shfaq ekskulizivisht pamjet e një bariu të paidentifikuar në fshtain 'Vajzë' të qytetit të Vlorës. Dyshohet për këngëtarin e muzikës popullore Seit Hysa, i cili u zhduk në maj të vitit 2011 nga Tirana. Nikolin Hysa, vëllai i të humburit, ishte në studio dhe ndoqi live intervistën. Fatkeqësisht nuk mundi ta identifikojë, nëse ishte Seit Hysa, apo ndonjë person tjetër.
26 Tetor 2021, 18:30
