-
Gjirokastër/Dyshohet se abuzoi seksualisht prej 4 vitesh me 16-vjeçaren, ndalohet 53-vjeçari! E ëma e minorenes: Dua të vdes,mendoja se na përkrahte si xhaxha i burrit
Një vajzë16 vjeçe dyshohet se është abuzuar seksualisht nga i afwrmi i saj 53-vjeçari me iniciale K.H. Denoncimi është bërë nga familja ditën e mërkurë, ndërsa policia ka shoqëruar 53-vjeçarin në komisariatin e Gjirokastrës. Siç rrëfen nëna e adoleshentes, xhaxhai i burrit ka abuzuar me vajzën që kur ajo ishte 12-vjeçe.
4 Nëntor 2021, 08:53 -
'Open Balkan' në Beograd! Rama-Vuçiç-Dimitrov: Kjo nismë që njerëzit tanë të jetojnë më mirë, në dhjetor në Tiranë deklarojmë fitoret e deritanishme! Pas një viti e gjysmë asnjë pengesë në kufi
Pas një viti e gjysmë Serbia-Shqipëria-Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se do të kalojnë lirisht në këto tre vende. Ky premtim është konfirmuar edhe një herë në konferencën e përbashkët për shtyp të Vuçiç, Ramës dhe zv. kryeministrit maqedonas nw kuadër të Open Balkan. Rama tha se nga janari, në kufi fillon një relaksim, do të jetë shumë i lehtë kalimi i mallrave dhe kjo do të ndikojë në rritje ekonomike.
4 Nëntor 2021, 07:36 -
’Kur unë u dashurova me të shihja gjithë botën, por ai më braktisi, kur humba shikimin’! Rrëqeth 30-vjeçarja e verbër në ’Pa Gjurmë’: Burri më la me dy vajza, iku tek tjetra
Kësaj herë emisionin ’Pa Gjurmë’ solli një tjetër histori të dhimbshme, atë të 30-vjeçares Emanuela Fetahu nga fshati Grabian i Lushnjes.
3 Nëntor 2021, 17:49 -
Sot në vend 571 të infektuar me COVID dhe 3 viktima në 24 orët e fundit
Sipas raportimeve, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 639 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 176,090 që nga fillimi i epidemisë. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë në vend njofton se aktualisht janë 7,763 pacientë aktivë me koronavirus.
3 Nëntor 2021, 17:42 -
Braçe me tone të ashpra me kritika për disa koncesione: Duhet analizë për të gjitha kontratat, cili është përfitimi?
Koncesionet janë kthyer në qendër të vëmendjes në komisionet parlamentare ku po shqyrtohet projektbuxheti i vitit 2022. Me tone të ashpra ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe, në Komisionin e Ekonomisë ka kërkuar nga ministria e Financave një analizë për efektivitetin e koncesioneve, me argumentin se shumica prej shërbimeve të dhëna me koncesion duhet ti kalojnë shtetit.
3 Nëntor 2021, 17:06 -
I pandehur për dosjen 'Gërdeci', Mediu: S'jam bërë asnjëherë pengues i hetimeve! Kjo çështje është hetuar dhe gjykuar një herë!
Fatmir Mediu e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO, për të rikthyer për rigjykim dosjen e Gërdecit, si akt në kundërshtim me Kushtetutën, duke theksuar se çështja për tragjedinë e Gërdecit është hetuar një herë dhe se ka patur edhe të dënuar.
3 Nëntor 2021, 16:40 -
EKSKLUZIVE/ Skandali i FOREX, rrëfimi i punonjësit që i zhvati 100 mijë € biznesmenit nëpërmjet call center shqiptare
Prokuroria e Tiranës po heton pas indicieve nga autoritetet e huaja, Call Center në Shqipëri që mashtrojnë qytetarët me shuma marramendëse sikur luajnë në tregje burse. Report Tv merr një rrëfim ekskluziv, të një punonjësi në një Call Center në Tiranë. Djali, që e fsheh identitetin, zbulon detaje se si i mashtrojnë dhe i zhvasin qytetarët evropianë që besojnë se shërbimi u afrohet në Zvicër. Ai tregon se fitimi i tij në muaj shkon në 5 mijë Euro, kurse shuma më e madhe që i kanë marrë një biznesmeni të huaj është 100 mijë euro.
3 Nëntor 2021, 16:37 -
Vendimet e qeverisë, Ministria e Drejtësisë: Vetting edhe për noterët, kush merr cilësinë e të pandehurit apo ka kontakte me kriminelë largohet
Noterët t’i nënshtrohen procesit të vetingut. Ministria e Drejtësisë njoftoi se janë përcaktuar kritere të reja për ushtrimin e profesionit të noterit. Vendime janë marrë edhe për mbrojtjen e faunës duke shmangur ndotjen, si dhe është nënshkruar protokolli i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë për spitalin e Fierit.
3 Nëntor 2021, 13:24 -
Basha tha se 'një bos kokaine ka marrë 1 kat në një kullë në Tiranë', SPAK nis verifikimin pas kërkesës së Qeverisë! Do thirret apo jo kreu i opozitës në prokurori për të treguar emrin? (VIDEO)
Prej dy ditësh në SPAK nga ministri Bledi Çuci e dorëzuar një kërkesë për kryerje hetimesh në lidhje me deklaratën e Bashës se një bos kokaine ka blerë një kat ne kullën më të madhe në Tiranë. SPAK është pyetur nga Report Tv dhe ka konfirmuar marrjen e kërkesës dhe nisjen e nje verifikimi.
3 Nëntor 2021, 12:41 -
Buxheti 2022, Shehi në Report Tv: Duhet të ishte më social, fokusi të ishte tek rritja e rrogave dhe pensioneve! Vettingu politik? Nuk duhet ta bëjë SPAK, disa politikanë në burg
Buxheti i vitit 2022 duhet të ishte një buxhet social dhe të fokusohet në rritjen e pagave dhe të pensioneve. Kështu thotë për Report Tv, deputeti Dashamir Shehi, i cili tha se pas pandemisë dhe me rritjen e çmimeve shoqëria ka nevojë për paga më të mira. Në këtë mënyrë thotë Shehi do të ulej edhe informaliteti e do të rriteshin edhe kontributet në pension. Por kjo gjë nuk i leverdis qeverisë, shton deputeti, pasi ky bllok shpenzimesh për qytetarët nuk sjell korrupsion.
3 Nëntor 2021, 12:29 -
Operacion ndërkombëtar kundër krimit online përmes tregtisë elektronike, 28 në pranga! Policia: Mashtruesit hynin në programin e bankave, çfarë s'duhet të bëni në internet
Suela Bonjaku, specialiste pranë Sektorit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike ka dalë në një deklaratë për shtyp për operacionin e përbashkët me EUROPOL-in, me fokus krimet kibernetike, dhe nisjen e fushatës sensibilizuese #SellSafe.
3 Nëntor 2021, 12:07 -
Protesta te ‘5 Maji’ në Tiranë, Veliaj: Do marrin banesë edhe banorët në proces legalizimi! Disa media duan të vendosin gjoba
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sqaroi sot për herë të parë se banorët e lagjes '5 maji' në Tiranë ku do ndërtohet lagja e re dhe që janë në proces legalizimi do marrin shtëpi aq metra katror sa do iu shembet.
3 Nëntor 2021, 11:39 -
-
Buxheti 2022, debate tek Komisioni i Ekonomisë e Ligjeve, ministrja: Shëndetësia, sektor prioritar me 3.5% të GDP-së! Investime dhe në infrastrukturë! Tabaku: Shqetësim i madh kontratat koncesionare
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka parashtruar në komisionin e Ekonomisë dhe në komisionin e Ligjeve, projektligjin për buxhetin e vitit 2022, i cili është propozuar nga qeveria.
3 Nëntor 2021, 09:59 -
U shfaq dje krah Berishës, ndërsa në zgjedhje kishte uruar fitoren e PS! Ironia e Bazes: Ky Rama më duket se po i çon tifozët e veta tek doktori
Një grua e cila i deklaronte Berishës se kur të vdiste ai çfarë do të bënte ajo dhe demokratë e tjerë ka shkaktuar të qeshura në sallë, por ka sjellë edhe ironinë e gazetarit dhe botuesi i gazetës “TemA” Mero Baze.
3 Nëntor 2021, 08:44 -
Eksperti ligjor për Report Tv: Ndryshimet Kushtetuese me referendum, partitë i shohin si mënyra për të marrë pushtetin! Vettingu i politikanëve? Duhet, por propozimet e PD jo korrekte
Në një intervistë për Report TV, konstitucionalisti Sokol Hazizaj është shprehur në mënyrë kategorike kundër ndryshimeve kushtetuese, por dhe në rast se ato duhet të ndodhin duhet të bëhen me referendum. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese për vettingun e politikanëve, konstitucionalisti Hazizaj tha se ky proces është i nevojshëm por jo si e kërkon PD.
2 Nëntor 2021, 14:20 -
Shqipëria 'parajsë' e Forex-it fantazmë! Call Center-a që mashtrojnë, mbi 1 mijë europianë pre e vjedhjes nga Tirana! Letër porosia nga Gjermania: Të pyeten 3 kompani për të kapur mashtruesin
Mbi 1 mijë qytetarë të huaj dyshohet të jenë mashtruar nga kompani të rreme në Shqipëri që përdorin Forex për t’i joshur ata të investojnë në bursë me premtimin se do u dyfishohet fitimi. Organi i akuzës është vënë në lëvizje pas denoncimeve nga shtetet e huaja, dhe po i kërkon informacion bankave të nivelit të dytë, tatimeve dhe kompanive telefonike për lëvizjet e kompanive call center të dyshimta.
2 Nëntor 2021, 12:29 -
Ndryshimet kushtetuese/ Gjiknuri: Bashkimi i vetingut në drejtësi me propozimet e PD, e gabuar! Vetingu në politikë? Ta diskutojmë, por duhet pasur kujdes
Për Partinë Socialiste kërkesa e Partisë Demokratike për të bashkuar propozimin socialist për zgjatjen e afateve të KPK--së për të vijuar vettingun me propozimet demokrate për ndryshe kushtetuese është e gabuar.
2 Nëntor 2021, 12:28 -
Paketa fiskale 2022/ Braçe kundër skemës së TVSH për bujqësinë: Më vjen turp që jam në Kuvend, po godisni këtë sektor, mbani në fuqi favorizimet për birrën
Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja Delina Ibrahimaj prezantoi paketën fiskale të vitit 2022, dhe ndryshimi i taksës së akcizës për disa produkte. Por debate dhe kundërshti ka pasur deputeti socialist Erion Braçe, i cili tha se me heqjen e kompensimit 6% i TVSH-së për fermerët po goditet, ndërsa Kuvendi vijon të mbajë ende në fuqi favorizimet për birrën
2 Nëntor 2021, 10:40 -
Kulinaria italiane prezantohet në Gjirokastër, ambasadori Bucci: Mbështesim me projekte zhvillimin e turizmit cilësor në qytetin historik
Qyteti i Gjirokastrës është përfshirë në programin e aktiviteteve të organizuara nga Ambasada e Italisë në Tiranë, të titulluar “Vale”. Ky program organizimesh synon njohjen në vendin tonë dhe veçanërisht nga të rinjtë shqiptarë të vlerave të traditës, gjuhës dhe kulturës italiane
2 Nëntor 2021, 10:31 -
Mbyllet seanca, Kushtetuesja pritet të vendosë për zgjedhjet vendore të 2019! Avokati i Ademit: Injorojeni mendimin e 'Venecias'! Kryeministria: Nuk e gjykoni dot vlefshmërinë
Pas opinionit final të Komisionit të Venecias zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, sot Gjykata Kushtetuese ka vijuar seancën e ndërprerë plenare më parë për të diskutuar dhe më pas për të marrë një vendim vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo. Seanca e mbyllur dhe Kushtetuesja është tërhequr për një vendim.
2 Nëntor 2021, 08:37
