-
Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin Edmond Karriqin, hetimet nisën në 2019! Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2000 euro-t! GJKKO e la sot në burg bashkë me sekserin
Ndaj prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi, hetuesit kanë prova se ka takuar dhe ka marrë rryshfet për pushimin e cështjes ndaj 4 të arrestuarve për trafik droge, ndaj këtë të shtunë GJKKO vendosi ndaj tij arrest me burg. Të njëjtën masë e mori në mungesë edhe sekretari në prokurorinë e Kavajës, që kishte rolin e sekserit. Nga një investigim i Report Tv, mësohet se Karriqi në vitin 2017 ka mbyllur edhe një dosje të abuzimeve me paratë publike nga ish-zyrtarë të LSI-së me punësime fiktive në aeroportin e Kukësit.
3 Korrik 2021, 10:27 -
Stacionet e plazhit, Klosi në Kavajë: Ka aplikime më shumë se parcela! Veliu: Një përfaqësues i Agjencisë së Bregdetit duhet në task-forcë, të sqarojë pretendimet e bizneseve
Sezoni turistik ka nisur, por aplikimet dhe kthimi përgjigjet për stacionet e plazhit ende nuk kanë përfunduar. Për këtë problematikë foli edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.
3 Korrik 2021, 10:24 -
Lame: Shembim ndërtimet pa leje nga Vermoshi në Konispol, kush ka abuzuar nuk do flejë i qetë! Nis në Pogradec legalizimi i pallateve të braktisura
Kreu i Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi nga Pogradeci ku nisi procesi I legalizimit të pallateve të braktisa nga pronarët e falimentuar, se operacioni I shembjes së ndërtimeve pa leje do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.
2 Korrik 2021, 21:02 -
Dy ish-partnerët e denoncuan në ‘Pa Gjurmë’ për trafikim, reagon Shqipe Shala: I urrej ishat e mi, do ribashkohem me fëmijët
Dy ish-partnerët e akuzuan se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohej nga disa persona në qytete të ndryshme reagon në ’Pa Gjurmë’ në Report TV nëna e 5 fëmijëve Shqipe Shala.
2 Korrik 2021, 17:42 -
Vëllai plagos me çifte motrën në Vlorë! Autori ishte i dehur, pasi e qëlloi në këmbë mori armën dhe u arratis në pyll! Policia kontrolle me dron
Vëllai ka plagosur motrën e tij me armë gjahu në fshatin Bishan në Vlorë. Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se ka qenë Seit Danaj, 60 vjeç ai që ka plagosur me armë gjahu çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha rreth 66 vjeçe duke e qëlluar në këmbë.
2 Korrik 2021, 16:46 -
'Kushtetuesja' pezullon ndërtimin e Teatrit Kombëtar, rrëzon ligjin special PPP dhe kalimin e truallit në pronësi të Bashkisë Tiranë! Por prishja e godinës nuk cilësohet antikushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të rrëzojë të gjithë bazën ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, ndërsa nuk ka pranuar kërkesën tjetër të Presidentit Ilir Meta për rrëzimin e vendimit për shembjen e teatrit, pasi godina ndërkohë është shembur. E vënë në lëvizje nga Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar ligjin nr. 37/2018, për negocimin dhe lidhjen e kontratës me një palë private për projektimin dhe ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
2 Korrik 2021, 15:40 -
Integrimi europian i rajonit/ Rama në Forumin e Prespës: Ne nuk po i lutemi BE-së, po rritemi dhe zhvillohemi! Nuk jemi të depresionuar, ata po
Integrimi rajonal dhe realizimi i reformave për integrimin evropian janë prioritet i vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar kështu kreministri Edi Rama nga Samiti i Prespës, i cili prej dy ditësh po mbahet në Ohër.
2 Korrik 2021, 13:05 -
Integrimi në BE, ambasadori italian flet nga Shkodra: Zhgënjim që nuk mori dritën jeshile! Nuk është vetëm çështje e Shqipërisë, por çështje evropiane
Diplomati italian nënvizoi se ato kanë mbështetur që në fillim integrimin dhe çeljen e negociatave dhe do të vazhdojnë duke mbështetur integrimin e Shqipërisë drejt BE-së
2 Korrik 2021, 12:54 -
I dënuar me 3 vite burg në Greqi, KQZ lë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallakastrës, Celibashi: S'është në kushtet e ndalimit, në Shqipëri do ishte dënuar me gjobë
KQZ vendosi të mos i ndërpresë mandatin kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt me arsyetimin se ai nuk është në kushtet e ndalimit për shkak të dënimit në mungesë me 3 vite burg në Greqi. Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se për një rast dënimi jashtë vendit, KQZ lexon vendimin e prokurorisë, sipas së cilës, Ismailaj për veprën penale të “Rrahjes” në Shqipëri do të ishte dënuar me gjobë, gjë që nuk e çon atë në kushtet e ndalimit të kandidimit.
2 Korrik 2021, 11:36 -
-
Të pasurit në SHBA të shqetësuar ku të “fshehin” pasurinë
Si rezultat i përpjekjeve të Presidentit Joe Biden për të gjetur burime për të financuar programet e tij sociale, më të pasurit e Amerikës mund të ndeshen së shpejti me taksa më të larta, sidomos nëse eliminohen disa mënyra për të transferuan pasurinë nga një brez në tjetrin duke shmangur taksat
2 Korrik 2021, 08:00 -
4 'të penduar' zbërthejnë organizatën e trafikut të drogës, drejtohej nga familje mafioze në Vlorë e Kavajë! SPAK 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, zyrtarë policie dhe ish-shoqërues të Tahirit! Report Tv zbardh 28 emrat
4 bashkëpunëtorë të drejtësisë kanë dhënë informacione 'të arta' dhe kanë shkatërruar një grup të trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit me detyrën dhe pastrimit të parave, ku si rezultat janë lëshuar 38 urdhër-arreste, mes tyre prokurorë, drejtues policie dhe zyrtarë. Deri tani janë zbuluar emrat e IIirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit; Prokurori i Vlorës Maksim Sota; ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj, si dhe Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajë. Të arrestuar edhe 2 shoqërues të Sajmir Tahirit.
2 Korrik 2021, 07:29 -
Aksidenti që shoi familjen në Fier-Vlorë, shefi i Rrugores tregon detaje shokuese: E përfshirë edhe një makinë e tretë! Ja shpejtësia mesatare, frenoi 63 metra
Shefi i Sigurisë Rrugore në Policinë e Shtetit, Skënder Ismaili, foli për një makinë të tretë, një AUDI Q7, e cila edhe ajo ishte duke ecur me shpejtësi skëterrë, është parakaluar nga Madani, i cili më pas ka goditur nga mbrapa mjetin që po udhëtonte famija Gushi
1 Korrik 2021, 22:30 -
Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, bëhen bashkë Ruçi, Meta, Basha! Mungon Rama, i pranishëm dhe Princ Leka! Kim: Dolli për marrëdhëniet Shqipëri-SHBA
Në ceremoninë e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë bërë bashkë të gjithë figurat e larta të shtetit, duke nisur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidenti Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha, ministrat e qeverisë Rama, krerët e komuniteteve fetare, kryeprokurorin Olsian Çela.
1 Korrik 2021, 20:01 -
Rrëfimi rrëqethës i Pranvera Harizit në ’Pa Gjurmë’: Gjeta rrobat në oborr, prindërit ma kycën derën. Strehohet në fshehtësi tek e bija, djali e refuzon
Prej dy vitesh jeton në Tiranë. E braktisur nga të gjithë, një 55-vjeçare nga Tepelena kërkon ndihmë në emisionin ’Pa Gjurmë në’ Report TV.
1 Korrik 2021, 17:44 -
VIDEO tronditëse/ Alarm ekologjik në Peqin, digjen plehrat, re tymi mbulojnë zonën! Pse nuk i çon në inceneratorin e Elbasanit që është falas?! Kreu i Bashkisë mbyll telefonin
Alarm ekologjik në Peqin. Siç shihet në pamjet që Report Tv ka siguruar nga vendgrumbullimi i mbetjeve në këtë qytet, i është vënë zjarri plehrave duke ngritur në qiell një re tymi vdekjeprurës.
1 Korrik 2021, 15:30 -
Rikthehet aboneja e përgjithshme në transportin publik! Qytetarët: Çmime të ndryshme, nisin nga 6 mijë lekë
Mëngjesin e sotëm shumë qytetarë morën lajmin e mirë për rikthimin e aboneve për transportin publik në Tiranë. Megjithëse më çmime të ndryshme, disa kompani kanë vendosur që në muajin Korrik për shkak të temperaturave të larta, aboneja të shitet me 6 mijë lekë të vjetra
1 Korrik 2021, 14:22 -
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: S'ka zgjatje të orarit të muzikës! Jemi në alert për variantin 'Delta' sepse është shumë infektues! Lajm i mirë, vaksinat mund ta parandalojnë
Në vendin tonë nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të virusit COVID, 'Delta', i cili është edhe më infektues. Kështu tha në një intervistë për Report Tv, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se lajm i mirë është se vaksinat anti-COVID mund ta parandalojnë
1 Korrik 2021, 13:46 -
Dosja e masakrës së Velipojës, e paqartë kush qëlloi i pari! Zbardhet dëshmia e nipit të viktimës: Dëgjova të shtëna dhe pash gjyshin që u rrëzua në tokë
Report TV ka siguruar dosjen hetimore të masakrës së Velipojës në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku katër persona u vranë dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas të dhënave nga dosja Hasan dhe Kujtim Ferracaku (vëllezër), janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj pak orë para krimit, lidhur me ndarjen e shezllonëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar me ta, por hetuesit ende nuk kanë zbuluar se kush ka qëlluar i pari
1 Korrik 2021, 13:25 -
'Përfituat trashëgiminë e një personi që ka vdekur’, goditet grupi që mashtronte në internet, arrestohet shqiptarja! Përvetësuan 100 mijë euro
Shkatërrohet një grup i mashtrimit kompjuterik. Vjola Llani, 30 vjeç, është arrestuar si pjesë e një grupi të mashtrimit kompjuterik, ku përmes kartave bankare u merrte njerëzve të ndryshëm, të huaj dhe vendas 10 % të shumës monetare për veprimet që ata kryenin.
1 Korrik 2021, 12:40 -
