-
-
Maturantët sërish në protestë edhe pse 'Arsimi' u plotëson kërkesën! Kushi: Vendosëm të ulim kufirin minimal të pikëve për çdo notë! Nxënësit: Duan të na zbusin, kërkojmë ballafaqim
Ministria e Arsimit ka vendosur të plotësojë kërkesë e maturantëve, të cilët prej 3 ditësh janë në protestë, ajo e uljes së pikëzimit për notat në provimin e matematikës. Ministrja Evis Kushi ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal të pikëve për çdo notë.
14 Qershor 2021, 11:55 -
U gjet i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë, 25-vjeçari ishte me duar të lidhura, dyshohet se u vra 1 javë më parë! Identifikohen autorët
Report Tv mëson detaje nga ngjarja e djeshme ku u gjet i pajetë Fridman Xhaferraj. Sipas burimeve nga policia bëhet me dije se janë 2 pista hetimi, ajo kryesorja e prishjeve të pazareve të drogës, dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes për motive banale
14 Qershor 2021, 09:47 -
Mbahet Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Për të luftuar Kinën e Rusinë, duhet forcuar bashkëpunimi SHBA-BE! I pranishëm dhe Rama
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakord në Samit se kërcënimi kryesor mund të vijë nga Kina, ndërsa aletat premtuan dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes Shba dhe Be. Për herë të parë në samitin e NATO-s mori pjesë presidenti i Shba Joe Biden. Ndërsa i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama
14 Qershor 2021, 09:39 -
Shqipëria në krah të SHBA, koordinim për teknologjinë 5G, jo kineze! Firmoset marrëveshja në Bruksel! Sekretari Blinken-Ramës: Jeni shembull i mirë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel. Në përfundim të takimit është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.
13 Qershor 2021, 15:38 -
-
'Maturantët kanë zë', vijon edhe ditën e sotme protesta për vështirësitë e provimit të matematikës
Me megafonë në dorë dhe me thirrjet 'Maturantët kanë zë' e 'Duam drejtësi' ka vijuar edhe ditën e sotme protesta për vështirësitë e provimit të matematikës. Fillimisht maturantët janë vendosur në rrugën e Durrësit, përballë Ministrisë së Arsimit duke bllokuar kështu dhe qarkullimin e automjetve në atë zonë.
13 Qershor 2021, 13:00 -
Avokatët kundër planit të KLGJ për të shkrirë gjykatat! Avokatët në Tiranë e Lezhë: Një Gjykatë Apeli, jo eficient! Duhet të presësh deri në 5 vite një dosje
Projekti i Këshillit të Lartë gjyqësor për shkrirjen e gjykatave dhe krijimin e një apeli në vend është kundërshtuar edhe nga avokatët në Tiranë e Lezhë. Sipas avokatit e juristit Ilir Murati, shembulli se një apel nuk funksionon është në gjykatat administrative ku për 1 çështje të duhet të presësh deri në 5 vite.
13 Qershor 2021, 12:30 -
Mijëra besimtarë kalojnë natën në Kishën e Shna Ndout! Fluksi kaos në trafik, besimtarët: Ky vend bën mrekulli
Me mijëra pelegrinë i janë drejtuar Kishës së Shna Ndout në Laç në shenjë përulje, falenderimi dhe lutjeje. Pelegrinazhi 13 javor në këtë vend të shenjte kulmoi në natën e 12 dhe 13 qershorit. Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuar forcat të shumta policie dhe autoambulancash, por pavarësisht masave fluksi i lartë krijoi trafik të rënduar
13 Qershor 2021, 11:26 -
Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, me 81% të votave edhe Lulzim Basha fiton mandatin e tretë! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale
Demokratët tashmë e kanë vendosur. Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi. Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 14.8%. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %.
13 Qershor 2021, 07:33 -
Tritol me dron biznesit të Lefter Kokës, eksperti për Report Tv: Të huajt në alarm për ne! Në rrezik SPAK-u dhe BKH
Krimi i organizuar në Shqipëri ka rritur kapacitetet, tashmë në përdorim për atentate kanë hyrë edhe dronët, si në rastin e tre ditëve më parë të biznesit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça, thotë se krimi është aq i fuqizuar saqë mund të rrezikohet siguria kombëtare dhe institucionet
12 Qershor 2021, 15:32 -
‘Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022’, Veliaj me të rinjtë: Ta kthejmë në kartolinë të bukur për Shqipërinë! Soreca: BE e gatshme të mbështesë iniciativat rinore
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj së bashku me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca zhvilluan një takim me një grup të rinjsh, pjesë e kalendarit të aktiviteteve “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.
12 Qershor 2021, 12:28 -
'Teza e matematikës ishte e vështirë’, maturantët në protestë në të gjithë vendin: Ushtrimet janë marrë fotokopje nga testet e Cambridge! Të ulet pragu i pikëve
Maturantët në të gjithë vendin kanë protestuar për vështirësinë e provimit të matematikës duke thënë se teza ishte e formuluar gabim dhe me tendencë dhe se një notë e keqe do të penalizojë të ardhmen e tyre. Protesta nisi fillimisht në Tiranë dhe më pas në Korçë, Gjirokastër, Elbasan, Fier, Shkodër, Durrës.
12 Qershor 2021, 11:58 -
Maturantët u ankuan për vështirësinë e testit të matematikës, ‘Arsimi’: Teza e nivelit mesatar, s’kishte asgjë jashtë programit
Qendra e Shërbimeve Arsimore tha se teza e provimit nuk kishte asnjë gjë jashtë programit mësimor, ishte e nivelit mesatar dhe se nxënësit e mirë nuk kanë pasur asnjë vështirësi. Pas përfundimit të testit të Matematikës, maturantët u shprehën se hasën vështirësi në zgjidhjen e tezës dhe shumë gjëra nuk i kishin bërë duke marrë parasysh që viti shkollor ka funksionuar më së shumti online për shkak të pandemisë.
12 Qershor 2021, 11:41 -
Ekipet spanjolle të shpëtimit në kërkim të vogëlushes së humbur në det, pasi e motra 6 vjeçare u gjend e vdekur
Ekipet spanjolle të kërkim shpëtimit vazhdojnë operacionet e kërkimit në Tenerife për vajzën 1-vjeçare, e humbur prej më shumë se një muaji pasi e motra e saj 6-vjeçare u gjet e vdekur në oqean.
12 Qershor 2021, 11:08 -
Gjonaj takim me prokurorë e gjyqtarë në Shkodër: Paanësia e vendimeve tuaja, thelbi i drejtësisë! Qytetarët dhe partnerët tanë presin rezultate
Ministrja Gjonaj dhe partnerët ndërkombëtarë zhvilluan një takim me gjyqtarë dhe prokurorë të gjykatave dhe prokurorive të Rrethit dhe Apelit Shkodër. Gjonaj theksoi rolin e gjyqtarëve në procesin e ndihmës ligjore falas. Ministrja theksoi se ky takim u shërben përpjekjeve dhe angazhimit në përparimin e arritjeve, përparësive dhe objektivave të vendosura për reformën në Drejtësi, por edhe për të bashkërenduar proceset e ndërsjella të punës.
12 Qershor 2021, 11:04 -
-
Kongresi i PS/ Vajza e Bashkim Finos realizon dëshirën e babait, bëhet pjesë e socialistëve, Ruçi tërhiqet nga politika! Rama: Pa Gramozin shumë beteja do i kishim humbur (VIDEO)
Gramoz Ruçi tërhiqet përfundimisht nga politika pas 30 viteve në PS, teksa socialistëve i bashkohet vajza e të ndjerit Bashkim Fino, Megi. Me një fjalë të gjatë Rama falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në 30 vite, me një falënderim të veçantë për Fatos Nanon dhe Gramoz Ruçin. Ministra të qeverisë si Ahmetaj, Çuçi, Balluku, Ekonomi, Gjonaj, Kushi, Manastirliu pasqyruan prioritet kryesore të mandatit të tretë qeverisës.
12 Qershor 2021, 07:25 -
-
Ekskluzive/ E padëgjuar më parë, atentat me 'dron-tritol'! Sulmohet kantina e pijeve në pronësi të Lefter Kokës në Durrës! Një i arrestuar
Dy ditë më parë, biznesi i ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, është sulmuar me një metodë të padëgjuar më parë në Shqipëri, tritol me dron.
11 Qershor 2021, 13:40 -
U shkarkua nga 104 deputetë, Meta ironi me Kuvendin: Gati të realizojmë takimin e 10 majit! Presion Kushtetueses: Në zyrë deri në 2022! Mesazh opozitës: Faqezinj që më nxorën në pritë (VIDEO)
Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Ilir Meta ka dhënë përgjigjie përmes një konferencë për shtyp duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.
11 Qershor 2021, 12:37
