-
Peqin, zhvillohet panairi i gjelit të detit, fermerët: Nuk është me leverdi që t’i rrisim më
Është rikthyer panairi i gjelit të detit në zonën e Peqinit. 30 fermer kanë parakaluar para një komisioni që ka vlerësuar punën e tyre duke iu dhënë edhe certifikata. Nga ana tjetër rritësit e këtyre shpendëve shprehen se inporti i gjelit të detit nga vendet e tjera i ka dëmtuar shumë.
14 Dhjetor 2018, 22:14 -
KPK nis hetimin administrativ për Fatos Qaton vetëm për kriterin e pasurisë
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës është kandidat për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas KPK ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.
14 Dhjetor 2018, 13:15 -
Të gatuajmë me Zonjën Vjollca/ Pulë me brokoli e oriz dhe Sallatë me patate
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Vjollca. Këto receta Zonja Vjollca i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 08 : 45 – 10 : 00
13 Dhjetor 2018, 15:26 -
-
Konferenca Përkujtimore/'I përbotshmi, bamirësi, filantropi Vangjel Zhapa nga Labova shqiptare'
Me rastin e përkujtimit të veprimtarisë bamirësë e filantropike të Labovës, pak ditë më parë u organizua konferenca historike në nderim të veprimtarit të shquar shqiptar me titull “I përbotshmi, bamirësi, filantropi Vangjel Zhapa”, “Nderi i Kombit".
12 Dhjetor 2018, 08:47 -
Protesta e studentëve/ LSI gati të kthehet në Kuvend me dy propozimet e Kryemadhit (AMENDAMENTET)
Kryemadhi tha se këto propozime janë zgjidhja e vetme për të zgjidhur kërkesat e studentëve. Deklarata e kryetares së LSI-së do të rikthente deputetët e kësaj partie në Kuvend, prej një bojkoti që ka zgjatur për më shumë se 5 muaj.
12 Dhjetor 2018, 08:42 -
-
“Godas kuq e zi”, Trejsi Sejdini i 'vë flakën' skenës së “Miss Universe” në Tajlandë (Video)
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Miss Universe ka sfiluar përpara gjithë botës mbrëmjen e kaluar. Ajo që u vu re ishte se Trejsi Sejdini kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë kuq e zi, njësoj si ngjyrat kombëtare shqiptare.
11 Dhjetor 2018, 15:07 -
-
-
-
-
“Të mori malli ty?”, Flori Mumajesi filmon bukuroshen që e pret me padurim në shtëpi (Video)
Kantautori shqiptar ka dikë që e pret me padurim të kthehet në shtëpi. Flori Mumajesi ka postuar një video në Insatstory ku shihet një qenushe mjaft bukuroshe, e cila kërcen nga gëzimi sapo e shikon të futet në shtëpi.
8 Dhjetor 2018, 16:23 -
Urat e fshatrave të Dropullit të shembura nga prurjet e lumenjve, banorët: Jemi bllokuar, nuk mund të sigurojmë ushqimet bazë
Prej më shumë se një vit mbi më shumë se 8 fshatra në zonën e Dropullit janë të izoluara për shkak se urat të cilat lidhin fshatrat Selo, Klishar, Koshovicë etj, janë shembur nga prurjet e lumenjve. Banorët thonë se shirat kanë nisur ndërsa kalimi në lumenj është i pamundur. Banorët nuk mund të sigurojnë as ushqimet bazë, për shkak të mungesës së rrugës.
8 Dhjetor 2018, 15:46 -
Dua Lipa dhe Bebe Rexha shpërthejnë në lot, shqiptaret nominohen për të njëjtin çmim në Grammy (Video)
Dy yjet shqiptare janë shfaqur shumë të emocionuara në postimet e bëra në rrjetet sociale. Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë të dyja të nominuara për të njëjtin çmim në “The Grammy Awards”.
7 Dhjetor 2018, 18:44 -
Nesër tubimi në Gjirokastër për shqiptarët e vrarë në Greqi, gazetari Artan Hoxha: Policia ka miratuar lejen
Kur mbeten vetëm pak orë nga ky tubim shoqatat atdhetare kanë bërë të ditur detajet e organizimit. Nisja do të bëhet nesër në orën 04:30 të mëngjesit në sheshin "Nënë Tereza", ndërsa tubimi në Gjirokastër nis në orën 11:00.
7 Dhjetor 2018, 16:18 -
-
Gjykata e dënon për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, Romeo Kara: Duan të më mbyllin gojën për CEZ-in
Ish-juristi i OSHEE ka deklaruar se ai ka përdorur deklaratat e Izet Haxhisë në adresë të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, se kishte trafikuar drogë me makinën zyrtare.
6 Dhjetor 2018, 18:41 -
-
-
Debati/‘Lahuta gati për UNESCO, mungon lobimi nga 2 ministritë, e Kulturës dhe e Jashtme’
Flet akademiku Vasil Tole: Mos u merrni kujt i përket lahuta, serbët kanë guslën e tyre, ne kemi lahutën tonë. Çështja është pse ka ngecur puna për të regjistruar Eposin tonë me lahutën në UNESCO
6 Dhjetor 2018, 07:35
