-
Fotot/ Baba Mondi 'pajton' Ramën
Odeoni i ri i bektashinjve është inauguruar ditën e djeshme duke mbledhur bashkë përfaqësues të lartë të politikës shqiptare. Ilir Meta, Edi Rama, Erion Veliaj e Lulzim Basha ishin të pranishëm në eventin e përurimit dhe janë parë teksa shkëmbejnë fjalë dhe fotografohen me Baba Mondin. FOTO
me Metën, bashkë në inaugurim
8 Shtator 2015, 12:40 -
-
Kontroll financave të 61
61 bashkitë e dala pas reformës së re territoriale e për të cilat u votua me 21 qershor do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë financiar. Do të jete një kompani e posacme ndërkombëtare, e cila do të financohet nga PNUD, qe sipas kryeministrit Rama do të bejë skanerin e njësive të reja vendore. Marrëveshja e nënshkruar mes qeverisë qendrore dhe përfaqësuesve të pushtetit vendor parashikon asistencë teknike nga një kompani ndërkombëtare për vlerësimin e kapaciteteve vendore. VIDEO
bashkive, Rama: Audit i huaj
8 Shtator 2015, 11:35 -
-
‘Det’ urimesh në 60 vjetorin
Ansambli Popullor dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit organizuan një festë me rastin e 60 vjetorit të regjisorit të njohur të TKOB, Nikolin Gurakuqi. Nje program i veçantë, me artistë të spikatur dhe surpriza ne nje mbrejme Gala në nderim të Gurakuqit, i cili numëron në karrierën e tij 60-të vënie operistike, dhe qindra spektakle dhe shfaqje.
e regjisorit Nikolin Gurakuqi
8 Shtator 2015, 11:29 -
-
-
Antique Drama Festival në Shkup
Nga data 8-22 shtator në Shkup të Maqedonisë, do të zhvillohet Edicioni i XV-të i Festivali Ndërkombëtar të Antikitetit “Antique Drama Festival Stobi 2015”. Në këtë festival ku do të marrin pjesë 10 trupa ndërkombëtare nga Maqedonia, Turqia, Sllovenia, dhe Greqia, Shqipëria do të jetë pjesëmarrëse me shfaqen “Elektra” të regjisorit Laert Vasili, vënë në skenë nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu” e qytetit te Durresit
Shqipëria me “Elektra” të Vasilit
8 Shtator 2015, 11:05 -
-
Zbulohen statuja faraonësh të shek
“Misteret e Osiris” , kështu quhen objektet e rralla antike, të zbuluara në brigjet nënujore egjiptiane të cilët i përkasin qytetit të lashtë të Herakleonit. Ato janë statuja faraonësh të cilat datojnë në shek 8.
XVIII në brigjet nënujore egjiptiane
8 Shtator 2015, 10:54 -
-
Andi Lila ja del, Pepe i Portugalisë
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Andi Lila ja ka arritur qëllimit që të bindë mbrojtësin e famshëm te kombëtares portugese dhe të Realit të Madridit Pepe, që të formojnë së bashku simbolin e shqiponjës nga bashkimi i duarve.
bën simbolin e shqiponjës dykrenare
8 Shtator 2015, 10:24 -
Urdhri i Klosit: Rriten pensionet
Duke nisur nga data 1 shtator personat me aftësi të kufizuara, të verbërit si dhe tetraplegjikët e paraplegjikët do të përfitojnë një rritje të pensionit. Udhëzimi i ministrit Blendi Klosi është publikuar dje në fletoren zyrtare, ndërsa zbatimi i udhëzimit do të nisë prej datës 1 shtator të këtij viti.
për personat me aftësi të kufizua
8 Shtator 2015, 09:40 -
Trafiku, avioni i tretë me drogë
Ende pa u mbushur dy javë nga kapja e një avioni të ngarkuar me drogë që ishte nisur nga Vlora në drejtim të Brindizit, një tjetër avion është zbuluar nga pala italiane, i cili është kapur me 120 kg drogë dhe bashkë me të, në pranga janë vënë dy shtetas shqiptarë dhe dy italianë. Fshati Dushkarak dyshohet si baze ajrore. VIDEO FOTOVIDEO/ Operacioni i policisë italiane
u nis nga fshati Dushkarak?
8 Shtator 2015, 08:00 -
-
Përurohet Odeoni i Ri, kryeqendra
Është përuruar sot Odeoni i Ri i Komunitetit të Bektashinjve. Kjo do të jetë qendra botërore e bektashinjve që përveç funksionit për kryerjen e riteve festive dhe të faljeve për besimtarët do të shërbejë edhe për vizitorët. Odeoni i ri do jetë jo vetëm qendër pelegrinazhi por sallë konferencash, sallë faljesh, do ketë arkivë, do ketë muze që do shpalosë të gjithë historinë e bektashizmit botëror. VIDEO
botërore e Komunitetit Bektashi
7 Shtator 2015, 19:50 -
Video e rrallë, Angelina Jolie
Jolie po interpreton në një bashkëbisedim intensive me një studente tjetër. Skenari i saj është pak i frikshëm dhe emotiv dhe fytyra e saj vazhdon të jetë e njëjtë me atë që për vite të tëra e ka listuar në një nga femrat më të bukura të botës.
25-vjeç duke marrë leksione aktrimi
7 Shtator 2015, 19:38 -
-
Shqipëria ndëshkohet në fund
Shqipëria ndëshkohet në kohën shtesë duke pësuar dhe humbur ndeshjen me Portugalinë në Elbasan Arena me rezultatin 0-1. Me një 90’ me shumë luhatje, kuqezinjtë ia dolën që të përballonin Ronaldon, por kur gjithçka po shkonte drejt fundit, Migel Veloso shënon golin e fitores për miqtë nga një goditje këndi duke vendosur heshtjen në stadium. FOTOElbasan: Policia kontroll tifozëveTifozët mbështetje për kombëtaren
Veloso i jep fitoren Portugalisë
7 Shtator 2015, 18:45 -
-
Video/Ja si u prit kombëtarja
Dhjetëra të rinj kanë pritur ardhjen e ekipit portugez në stadiumin “Qemal Stafa” për të kryer stërvitje në prag të ndeshjes për eliminatorët e Euro 2016. Arsyeja ishte prania e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez që luan për Real Madrid ndryshe në rastet kur përfaqëson ekipin spanjoll nuk bëri asnjë përshëndetje për tifozët shqiptarët, ndoshta duke i konsideruar kundërshtarë.
portugeze në Qemal Stafa
7 Shtator 2015, 17:10