-
FotoLajm/ Shiu në mes të verës
Rebeshi i cili përfshiu Lezhën mëngjesin e së martes, ka boshatisur plazhin duke bërë që pushuesit të largohen. Moti i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu gjatë gjithë muajit Korrik ka bërë që turistët dhe pushuesit të largohen shpesh herë nga kjo zonë bregdetare.
"përzë" pushuesit nga Shëngjini
22 Korrik 2014, 14:04 -
Rama: Në shtator nis lufta ndaj
Kryeministri Edi Rama, gjatë analizës së punës së bërë nga Ministria e Shëndetësisë në 300 ditët e para të qeverisë, paralajmëroi se sfida e rradhës e qeverisë që do të nisë në shtator për luftën ndaj korrupsionit, krahas sistemit të drejtësisë, do të ketë në qendër edhe mjekësinë. Rama: E patolerueshme që në një vend kandidat për BE, të gjitha arteriet e shëndetësisë të pluskojë llumi i korrupsionitVIDEOPD, Vokshi: 300 ditë, shëndetësi më të shtrenjtë e të përkeqësuar
korrupsionit me zemër mjekësinë
22 Korrik 2014, 12:15 -
Video/ Shoferi që ka në dorë jetën
Në këtë video amatore mund të dallohet qartazi pakujdesia e shoferit të autobuzit, i cili ndërkohë që është duke kaluar një kthesë në një nga akset rrugore më të vështira siç është Llogaraja, vijon të komunikojë në telefonin e tij duke rrezikuar jetën e pasagjerëve dhe gjithashtu të tijën.
e pasagjerëve...me telefon në vesh
22 Korrik 2014, 11:50 -
Pro-rusët dorëzojnë kutitë e zeza
Rebelët pro-rusë në Ukrainën lindore u kanë dorëzuar ekspertëve malajzianë dy kutitë e zeza me të dhënat e fluturimit të aeroplanit të rrëzuar MH17. Ndërkohë Ministrat e jashtëm të BE-së, zhvillojnë sot një takim, ku do diskutohet për sanksione të tjera ndaj Rusisë. Catherine Ashton: Të nisë hetimi sa më parë!Ekspertët hollandezë arrijnë në Ukrainë
ekspertëve: Janë në gjendje të mirë
22 Korrik 2014, 10:35 -
-
Tronditet Fieri, vret 4 familjarë
Përgjaket mëngjesi i kësaj të marte me një vrasje tragjike të 5-fishtë duke shuar një familje. Bajram Vrapi ka vrarë mbesën e tij minorene, dy vëllezërit e tij, kunatën dhe pas këtij akti tragjik, i ka dhënë fund edhe jetës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të kësaj të marte, në fshatin Suk 2 të komunës Strum të Fierit. Dyshohet se autori të ketë qenë kundër fejesës së mbesës së tij 17-vjeçare. Autori vrau veten në një arë, pas thirrjes së policisë për t'u vetëdorëzuar. VIDEO FOTO
dhe veten në fejesën e mbesës
22 Korrik 2014, 09:07 -
Foto Ledri-Noizy, reagon Stresi:
Pas publikimit të fotos së Ledrit dhe Noizy-t ka reaguar reperi shqiptar Stresi. Ai i ka shkruar Ledrit në Viber duke i thënë se nëse do të shfaqeshin në një koncert bashkë Ledri me Noizy-n atëherë ai do t’u tregonte se çfarë ishte burrëria.
“Ju tregoj unë ç’është burrëria”
22 Korrik 2014, 08:33 -
Makinë policie kartoni nën reklamën
Një mënyrë për të treguar se shërbimi i gjobave që merren nga Policia Rrugore ofrohet edhe në bankë, është menduar të reklamohet në këtë formë. Një makinë kartoni e Policisë Rrugore me dy punonjës policie, por prej kartoni…vendosur në shtyllën që mban reklamën e bankës anës rrugës.
e bankës: Këtu paguani gjobat!
21 Korrik 2014, 22:46 -
-
-
Shqipëria ime fantastike: “Është
Shqipëria ime fantastike është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit që synon çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit destinacione turistike të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014. Me këtë suplement, pushuesi udhëton në çdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga natyra, trashëgimia historike-kulturore; që zona të veçanta ofrojnë.
koha për turizëm të përgjegjshëm”
21 Korrik 2014, 20:43 -
-
-
KLD jep masë disiplinore edhe për
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë masa ndaj dy gjyqtarëve, pas kërkesës nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço për një grup gjyqtarësh që janë kapur me shkelje. Ndaj gjyqtarit të Elbasanit Ilir Pashai është dhënë masa disiplinore vërejtje me paralajmërim. Gjithashtu edhe për gjyqtaren Herila Çela është dhënë kjo masë.
2 gjyqtarë që Naço kërkoi penalizim
21 Korrik 2014, 20:20 -
-
-
-
-
Territorialja, Livadhjaja e Sopiku
Ndërsa reforma territoriale pritet të votohet në fund të këtij sesioni parlamentar, minoritetet grek janë shprehur kundër. Banorët e Komunës Livadhja dhe fshatit Sopik kanë bërë një peticion kundër bashkimit me Konispolin. Peticioni i është dërguar presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Ramës, kreut të Kuvendit Ilir Metës si dhe ambasadave të akredituara në Tiranë, asaj greke, të SHBA-së dhe BE-së.
kundër bashkimit me Konispolin
21 Korrik 2014, 17:31 -
-
FotoReportazh/ Dallgët “mposhtin”
Mungesa e kujdesit dhe faktori kohë kanë bërë që kalaja e Skëndërbeut në Kepin e Rodonit të humbasë identitetin e saj. Dallgët e detit vijojnë të gërryejnë muret e kalasë, sakaq problem mbetet edhe rruga që të çon në këtë destinacion.
Kalanë e Skëndërbeut në Rodon
21 Korrik 2014, 17:15