-
E kishit menduar ndonjëhërë një
3 vjet pasi u shkëput nga puna në Nju Jork një fotograf mendoi të lëviste jashtë qytetit për të banuar. Foster Huntington kishte menduar një shtëpi por jo një dosido por një mbi pemë dhe me të gjitha kushtet normale madje dhe me vaskë me ujë të nxehtë dhe wifi... FOTO
shtëpi mbi pemë??Ja frymëzimi
3 Qershor 2015, 11:41 -
-
Numëruesit, PDIU ‘ndez’ KQZ:
Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është kthyer në një arenë të vërtetë debati, jo mes anëtarëve por me reagimin e ashpër të përfaqësuesit ligjor të PDIU-së pas vendimit të KQZ që përjashtoi nga shorti këtë forcë politike për grupet e numërimit të votave. PDIU do të ankimojë vendimin në Kolegj duke kërkuar që shorti të hidhet brenda koalicionit me LSI-në, ndërsa për këtë çështje do t’i drejtohet prokurorisë. Ndërkaq KQZ mori një vendim të ndërmjetëm për t’i kërkuar institucioneve përgjegjëse mbi pastërtinë e kandidatit të PD në Këlcyrë, për të cilin kjo forcë politike kërkoi çregjistrimin e tij. VIDEOIdrizi: KQZ dha vendim te turpshem per PDIU-në
Vendim absurd, short me LSI
3 Qershor 2015, 10:38 -
Dako në Romanat: Investojmë për
Brenda vitit të parë të mandatit do të realizojmë aq investime sa nuk janë bërë për 25 vjet më radhë të marra së bashku në zonën tuaj. Kështu ka deklaruar kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako gjatë një takimi me banorë të Romanatit. VIDEO
1 vit aq sa s'është bërë për 25 vjet
3 Qershor 2015, 10:02 -
Ligji për arsimin e lartë/ Studentët
Një grup studentësh protestuan sërish mëngjesin e sotëm kundër reformës për arsimin e lartë, këtë herë përpara Kryesisë së Kuvendit aty ku pritet që Komisioni Parlamentar të rishqyrtoi ligjin. Qendrimin e tyre kundër pr/ligjit e shprehën edhe disa akademikë në Komisionin e Edukimit dhe Medias. VIDEO
e akadamikët kundër ndryshimeve
3 Qershor 2015, 09:52 -
-
Lulzim Basha pritet si hero në
Kështu shkruhej në një banderolë në hyrje të fshatit Lazarat, i cili pasditen e së martës i rezervoi një pritje të ngrohtë liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, që u ndal në fshatin e njohur dikur si parajsa e Marijuanës në kuadër të turit elektoral.
Lazarat "Përjetësisht me PD"
2 Qershor 2015, 22:56 -
Lushnje, mbollën 800 rrënjë Canabis
Policia e Lushnjes ka asgjesuar në Lushnje rreth 800 rrenjë bimë narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që kishin kultivuar në banesat e tyre, në vazo lulesh, bimët narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Po kështu janë zbuluar në Sarandë 640 rrënjë Canabis Sativa, në Krujë 1418, dhe Shkodër 570 rrënjë të tilla.
në banesa arrestohen kultivuesit
2 Qershor 2015, 22:01 -
Avionët gjuajtës rusë fluturojnë mbi
Pentagoni denoncon kalimin e aviongjuajtësve rusë shumë pranë një luftanije amerikane në Detin e Zi, përmes një fluturimi agresiv. Sipas Pentagonit anija amerikane USS është e angazhuar në aktivitete rutinë dhe ka “qëndruar gjithmonë në ujëra ndërkombëtare”. Një video e publikuar nga marina tregon avionin që kalon jo më shumë se 500 metra mbi anijen.
luftanijen amerikane në Detin e Zi
2 Qershor 2015, 21:27 -
Cristiano Ronaldo "kapet mat"
Cristiano Ronaldo është fotografuar nga "Daily Mail" duke urinuar në rrugët e Saint Tropez, aty ku po kalon pushimet. Futbollisti i Real Madrid është parë duke kryer nevojat personale pas një makine.Ai sapo kishte dalë nga një prej lokaleve më të famshme në Costa Azurr.
urinon në rrugë, e qorton polici
2 Qershor 2015, 21:13 -
Skandali në ikje/ Lulzim Basha
SKANDALI/ Kryebashkiaku në largim i Tiranës, Lulzim Basha ka firmosur për veten e tij leje ndërtimi në shkelje të ligjeve urbane ku në katin e 12 të pallatit ku banon i jep të drejtën vetes të shtojë katin e 13-të. Leja mban firmën e Bashës dhe është dhënë në 2014, ndërsa kandidati i mazhorancës Erion Veliaj në një denoncim të kësaj leje me banorë të njësisë numër 9 u shpreh se Basha e ka bërë një punë që do të mbahet mend dhe kjo është leja për shtesë për vete. VIDEOVeliaj:Auditojmë çdo shkelje në Bashkinë TiranëPD: Leja ligjore, Basha ka të drejtë të ndërtojë
leje vetes për shtesë mbi pallat
2 Qershor 2015, 20:41 -
Fotolajm/ Kur të rinjtë e
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) dega Fier ka postuar së fundmi disa foto mbi të cilat shkruhet “Takim me të rinjtë e rajonit numër 2”, por në fakt, çfarë shihet në foto është një takim normal ku të rinjtë mungojnë. Takimi në një nga zyrat elektorale me banorë të moshës madhore konsiderohet nga PDIU si takim me të rijntë.Askush nuk e di nëse kjo është një gafë e paparashikuar gjatë postimeve në facebook, apo PDIU konsideron realisht “të rinj” moshën e tretë.Ajo që shihet me siguri është se të rinjtë nuk gjenden kurrkund në këto foto.
PDIU janë mbi 50 vjeç
2 Qershor 2015, 20:26 -
-
Meta në Lezhë: Në dy vite cilësia
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka inspektuar punimet që po kryhen në urën e lumit Drin si dhe projektet e tjera të realizuara apo që janë në proces, të cilat kanë të bëjnë me rikualifikimin e lulishteve, mjediseve publikeve, sheshit kryesor të qytetit dhe ndërtimin e ujësjellësit të ri të Lezhës. FOTO VIDEO
e transformimit do jetë e prekshme
2 Qershor 2015, 17:52 -
Angli, treni i argëtimit del nga
Katër adoleshentë kanë marrë dëmtime serioze ndërsa bënin një xhiro në një tren lojërash të shpejtësisë së lartë në parkun argëtues Alton Towers në Mbretërinë e Bashkuar, i cili doli totalisht nga shinat duke fluturar në ajër.Për fat të mirë distanca ajrore me tokën nuk ishte shumë e largët, përndryshe bilanci do të kishte qënë ai i një tragjedie. Mes të plagosurve ishte një djalë 2 vjeçar, ndaj të cilit mjekët dhanë maksimumin e vet që të gjëndja e tij të mos përkeqësohej.
shinat plagosen katër adoleshentë
2 Qershor 2015, 17:21 -
Lagunë ujore në Mars? Ja
Imazhe të reja janë shfaqur së fundmi që tregojnë ato që ngjajnë si njolla bojëqielli, sipërfaqësh ujore në territorin e planetit Mars.Sipas Agjensisë Europiane të Hapësirës, këtë prova misterioze nuk janë asgjë tjetër veçse iluzione optike. Zonat bojëqielli, janë në fakt sedimente të errëta që janë ndërtuar mbi sipërfaqen e kohës në kohë të hershem. Por të para nga lart e larg ato reflektohen si njolla ngjyë bojëqielli.
imazhet që ngrejnë dyshimin
2 Qershor 2015, 16:57 -
Kinë, festivali vjetor i ngrënies së
Çdo vit përgjatë solsticit veror, në Kinë mbahet festivali i ngrënies së mishit të qenve. Ky është një festival me baza të forta nga tradita e hershme kineze. Llogaritet se rreth 10.000 qenë gatuhen dhe hahen në Yulin, në provincën Guangxi të Kinës Jugore. Ndonëse nuk është ende ligjore përdorimi i mishit të qenve për ushqim, opinioni publik në Kinë është i ndarë në lidhje me debatet se sa duhet ndjekur tradita. Në mediat sociale kineze , Yulin Festival është shëndërruar në fokusin e mijërave aktivistëve të kafshëve që i shqetëson kjo situatë.
mishit të qenit nxit reagime globale
2 Qershor 2015, 16:28 -
-
-
-