-
-
Kuvendi miraton me 77 vota pro Paketën e Rezistencës Sociale! Rama: Familjet e pasura mund të paguajnë më shtrenjtë çmimin e energjisë! Berisha: Po flet me 'putinizma'! Tabaku: Përfitojnë socialistët
Kuvendi ka miratuar në seancën e sotme Paketën e Rezistencës Sociale për përballimin e pasojave të krizës. Ndryshimet në buxhetin e shtetit 2022 është miratuar me 77 vota pro dhe 40 kundër. Ndërsa ndryshimet në ligjin për tatimet mbi të ardhurat është miratuar me 77 vota dhe 38 kundër. Kuvendi ka miratuar gjithashtu emërimin e Natasha Ahmetajt dhe Anastas Angjelit si anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Angjeli ka marrë 90 vota pro, ndërsa Ahmetaj 80 vota pro.
31 Mars 2022, 08:43 -
Rritja e çmimeve, Denaj në ‘5 pyetjet’: Zero hapësirë për të ndërhyrë në paketë fiskale! Ulja e taksave do ta bënte të pamundur për qeverinë të ishte pranë shtresave vulnerabël
Ish ministrja e Financave Anila Denaj, ka folur në Report Tv për rritjen e çmimeve dhe masat që qeveria ka marrë për të mbështetur shtresat më vulnerabël. Në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’, Denaj tha se hapësira për të ndërhyrë në paketën fiskale është pothuajse zero.
28 Mars 2022, 22:42 -
-
Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekordin e 12 viteve! Shqiptarët jashtë shtetit sollën për familjarët 761 mln euro
Familjet shqiptare vijojnë të kenë mbështetje të afërmit që kanë jashtë vendit, duke marrë 761 milionë euro në vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë kjo është shifra më e lartë në krahasim me 12 vitet e fundit.
27 Mars 2022, 15:32 -
Rishikohet buxheti për përballimin e krizës së çmimeve, ministrja: 28 miliardë lekë për subvencionim të energjisë elektrike! Rritja ekonomike për këtë vit zbret nga 4.2% në 3.5%
Është rishikuar për herë të parë buxheti i shtetit për vitin 2022, duke vënë në dispozicion 6 miliardë lekë për paketën e rezistencës dhe 20 miliardë lekë shtesë për krizën e energjisë. Ndryshimet u prezantuan në komisionin e ekonomisë, ku Ministria e Financave Delina Ibrahimaj tha se rritja ekonomike këtë vit do të jetë 3.5% dhe jo 4.2%.
25 Mars 2022, 10:01 -
Braçe reagon i revoltuar: Edhe një filxhan kafeje e rritët?! Zhvatje, asgjë tjetër
Sipas Braçes, megjithëse kafja e importuar nga Italia është rritur me 150, pra me 1.25 lekë për në filxhan kafeje, nëpër lokale nuk kanë nguruar që ta rrisin çmimin me 20 lekë për një filxhan kafeje. ‘Zhvatje, asgjë tjetër’ shkruan Braçe
24 Mars 2022, 10:20 -
Kriza e çmimeve/ Nga nesër deputetët e PS do të zbresin në terren, do të kontrollojnë sa zbatohet Paketa e Rezistencës Sociale
Nesër deputetët e PS do t’i bashkohen ministrave e do zbresin në terren për të parë zbatimin e masave të marra nga paketa sociale që u vjen në ndihmë qytetarëve pas rritjes së çmimeve të ndikuar nga lufta në Ukrainë. Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar, pasi në seancën e së enjtes do të zhvillohet dhe një mocion me debat për rritjen e çmimeve.
23 Mars 2022, 10:58 -
Rritja e çmimeve/ Rama nxjerr grafikun: Shqipëria i vetmi vend në rajon që ka zero taksë dhe TVSH për biznesin e vogël
Në një kohë kur lufta në Ukrainë ka dhënë pasojat e para ekonomike në vendet e tjera të Europës, kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë ka gjetur një mekanizëm për të mbrojtur biznesin e vogël. Për këtë sjell një tabelë, ku sipas tij tregohet qartë që Shqipëria është i vetmi vend në rajon ka taksën dhe TVSH-në zero për biznesin e vogël.
21 Mars 2022, 11:07 -
Nesër tubim në 11:00, 'profesionistja' e protestave: Masat e qeverisë s'na mbrojnë nga abuzimet! Të hiqet taksat e naftës, ajo e qarkullimit dhe TVSH e produkteve të shportës
Organizatorët e protestës për rritjen e çmimeve kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta që edhe mund të përshkallëzohen duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë. Ditën e nesërme në orën 11:00 pritet që të zhvillohet protesta në Tiranë, ku qytetarët do të mblidhen nga e gjithë Shqipëria për të marshuar nga sheshi Skëndërbej drejt Kryeministrisë.
18 Mars 2022, 11:31 -
Rama me furnizuesit e ushqimeve: Bord për çmimet e shportës, kush abuzon i konfiskohet malli! Harrojeni fitimin si më parë, vendosni kapacitetet në funksion të krizës
Kryeministri Edi Rama gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me përfaqësues të bizneseve furnizuese të ushqimeve ku i edhe i tha se do të ngrihet një bord për administrimin e çmimit të mallrave të shportës.
17 Mars 2022, 12:35 -
Rritja e çmimeve, eksperti i ekonomisë në Report Tv: Kriza nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal! Dy mënyrat për të dalë nga kjo situatë
Rritja e çmimeve dhe kriza që shkaktoi në të gjithë botën lufta në Ukrainë për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi nxori në pah dobësinë e sistemit tonë fiskal dhe mosfunksionimin e institucioneve të rregullatorit të tregut.
16 Mars 2022, 15:12 -
Rritja e çmimeve, rishikohet buxheti i vitit 2022! 6 mld lekë për paketën anti-krizë, shtohet me 20 mld lekë për faturën e energjisë
Është rishikuar për herë të parë buxheti i shtetit për vitin 2022, duke vënë në dispozicion 6 miliardë lekë për paketën e rezistencës dhe 20 miliardë lekë shtesë për krizën e energjisë. Po ashtu në aktin normativ është reflektuar edhe indeksimi i pensioneve me 3.3 miliardë lekë.
14 Mars 2022, 14:00 -
Paketa Anti-krizë e qeverisë, Basha: Tallje me lëmosha! Rama bën sikur ndihmon, por programon më shumë taksa
Paketën e Rezistencës Sociale kundër pasojave të luftës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka quajtur një tallje e qeverisë me qytetarët, që sipas tij nuk bën gjë tjetër, përveç i zhyt më tepër në mjerim.
14 Mars 2022, 11:41 -
Rama: Protestat kundër çmimeve i shërbejnë Rusisë! I dimë kush janë ato që u paguajnë autobusëve atyre nga rrethet! Në faturën e dritave edhe çmimin real i energjisë
"Turp kombëtar" i ka quajtur kryeministri Edi Rama protestat në Tiranë dhe në rrethe që sipas tij i shërbejnë vetëm Rusisë.
14 Mars 2022, 11:00 -
-
-
700 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 11,540 raste aktive me COVID! Shërohen 1,084 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, 12 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 11,540 pacientë aktivë me COVID.
9 Shkurt 2022, 18:02 -
-
Dy shqiptarë qëllohen me armë zjarri në Greqi, dërgohen në spital! Dyshohet për larje hesapesh, njollat e gjakut ende në lokal (VIDEO)
Në pamjet e kamerave të sigurisë së biznesit duket momenti kur personat e përfshirë largohen me vrap pas sherrit dhe të shtënave me armë zjarri.
22 Janar 2022, 21:45 -
1.697 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 21.167 raste aktive me COVID! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Fatkeqësisht, 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin janë 21,167 raste aktive me COVID ndërsa 935 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi gjatë këtyre 24 orëve. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve pasi dje u regjistruan 2,163 raste dhe 3 viktima.
16 Janar 2022, 17:46
