-
‘Delta’ shton infektimet në Lezhë, 800 raste aktive! Fluks në spital, mjeku: Mos neglizhoni simptomat
Lezha është kthyer në zonë të kuqe duke shënuar rritje të infektimeve me variantin Delta të Covid duke numëruar të paktën 800 qytetarë aktivë. Teksa është shënuar fluks qytetarësh në spitalin rajonal, mjekët apelojnë të mos neglizhohen simptomat e virozave të stinës tek fëmijët
6 Shtator 2021, 15:41 -
Zbulim i madh në Liqenin e Ohrit, vendbanimi neolitik daton para 8,000 vitesh
Një vendbanim antik në brigjet e Liqenit të Ohrit është mijëra vite më i vjetër nga sa mendohej më parë. Zbulimi është bërë nga një grup studiuesish zviceranë, të cilët kanë kryer datimin me radiokarbon të 800 shtyllave të drurit, të gjetura në fund të liqenit.
4 Shtator 2021, 15:48 -
Biden urdhër ekzekutiv për publikimin e dokumenteve të lidhura me 11 shtatorin
Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që urdhëron publikimin e disa dokumenteve sekrete të lidhura me sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Vendimi është një gjest mbështesës për familjet e viktimave që kanë kërkuar prej kohësh të dhëna, me shpresën për të gjetur informacion që përfshin qeverinë saudite në ngjarjet e atij viti.
4 Shtator 2021, 08:54 -
Shqiptari e do me zor! Liria i bëri arrogantë, çuan në burg edhe atë që ua solli
Me të njejtin zor, me pare të mëdha, me pare edhe më të mëdha, duhet të dënohet shqiptari, jo vetēm që bën si kapadai dhe nuk i respekton masat anti-COVID, por duhet të dënohet për gjithçka, derisa të vetëdijësohet.
3 Shtator 2021, 20:24 -
Bilanci i zjarreve në Gjirokastër/ Dy të vdekur dhe mbi 800 hektarë të djegura! 5 barinj hetohen në gjendje të lirë për zjarrvënie të qëllimshme
Mbi 800 hektarë me pyje e kullota janë shkatërruar nga zjarret në Lunxhëri dhe Antigone të Gjirokastrës, por më e rëndë ishte ngjarja në fshatin "Asim Zeneli" ku humbën jetën çifti Haxhiaj. Kreu i ri i Zjarrfikësve Pëllumb Shalari tha në një intervistë për Report Tv se për zjarrvënie të qëllimshme po hetohen në gjendje të lirë 5 barinj, ndërsa për viktimat nuk ka ende asnjë të arrestuar
2 Shtator 2021, 16:10 -
-
-
-
Vetingu rinis me prokurorin që rrëzoi Dik Martin për trafik organesh në Burrel, s’ka datë për Dritan Ginën që po shtyn ditët me manovra
Komisioni i Vetingut rinis punën me 7 shtator, seancë me prokurorin Arben Dyla që mori pjesë në hetimin e pretendimeve të Dik Martit për trafik organesh në kullën e Katuçit në Burrel. Hetimet rrëzuan pretendimet.
28 Gusht 2021, 15:16 -
‘Kur nuk më ka zënë deri tani, jam imun ndaj COVID-19’, Bino sjell faktet që rrëzojnë mitin më të shpeshtë për virusin
Miti ‘Kur nuk më ka zënë deri tani, jam imun ndaj COVID-19’, për ministrinë e Shëndetësisë nuk është aspak i vërtetë. Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shfaqet shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silvia Bino e cila thotë se çdo person mund të infektohet nga virusi.
26 Gusht 2021, 13:07 -
Rriten infektimet, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, por qytetarët të mbajnë maskat dhe të vaksinohen! 27 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza
Pavarësisht rritjes së infektimeve kryesisht nga varianti Delta Komiteti teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid në Shqipëri por apelon të respektohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura. Deri tani 27% e popullsisë është vaksinuar me 2 doza.
25 Gusht 2021, 10:51 -
Rriten shifrat e COVID, sot 800 raste të reja, 2 humbje jete! Edhe shtatori, muaj i hapur vaksinimi për personat +18 vjeç!
5018 testime, 800 raste të reja, 2 humbje jete dhe 157 të shëruar në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i COVID gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht te Infektivi janë të shtruar 90 nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit. Nga ana tjetër, aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
24 Gusht 2021, 17:46 -
-
Mero Baze: Pse Berishët po ‘krahasojnë’ gabimet e SHBA me ato të Berishës
Pasi u bindën se vendimi për Berishën është marrë nga raportet e sugjeruara për Departamentin e Shtetit nga agjencitë e sigurisë në SHBA, tani beteja e re e Berishëve është përqendruar tek gabimet e SHBA. Dhe meqë ajo që po ndodh në Kabul, po trondit botën dhe po përjetohet si një disfatë e madhe e SHBA, shpresa për Berishët është që dhe ata të përfshihen në këtë “rishikim gabimesh”.
21 Gusht 2021, 20:30 -
Afganistan/ Kaos në aeroport, turma shtyp për vdekje 4 gra! Lideri i talebanëve në Kabul 'për bisedime' qeveritare, iu bashkohet vëllai i ish-presidentit
Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin.
21 Gusht 2021, 09:47 -
-
Hapen 4 poliklinikat e Tiranës për vaksinim, Manastirliu: Vaksinohuni! ‘Delta’ përhapet shpejt! Bino thirrje mësuesve: Vaksinimin e keni detyrim moral
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi që qytetarët të vaksinohen sa më parë, pasi varianti Delta përhapet shpejt. Ndërsa Shefja e e Epidemiologjisë Silva Bino i adresoi një thirrje edhe mësuesve të kryejnë vaksinimin si një detyrim moral në prag të nisjes së vitit shkollor.
18 Gusht 2021, 16:04 -
Afganistan/ Talebanët harrojnë thirrjet për paqe, vrasin 2 persona në Jalalabad, godasin njerëzit me kamxhik! SHBA: S'mund të sigurojmë kalim të sigurt në aeroport
Talebanët i kanë harruar shumë shpejt thirrjet për paqe, pasi nuk kanë treguar mëshirë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
18 Gusht 2021, 07:28 -
-
Rama: Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj! 4.5% më shumë se njëjta periudhë para COVID-it
Shqipëria është një nga destinacionet më të preferuara për turistët e huaj për të kaluar pushimet dhe këtë e tregojnë edhe shifrat. Nga data 1-15 gusht, në vendin tonë kanë hyrë mbi 800 mijë turistë të huaj në Shqipëri, një shifër e bërë publike nga kryeministri Edi Rama. Ajo që kreu i qeverisë është kujdesur të theksojë është se kjo shifër, është 4.5% më e lartë se në vitin 2019, pra para pandemisë.
16 Gusht 2021, 13:20 -
Mali i Tërbunit në flakë, kreu i Bashkisë Pukë: 7 ditë ‘luftë’, na duhet ndihmë! Të ndryshohet ligji për mirëmbajtjen e pyjeve, të ketë më shumë kompetenca bashkia
Vatra e zjarrit në Malin e Tërbunit, në Pukë, duket mjaft problematike. Në një intervistë për Report Tv kreu i bashkisë Pukë Gjon Gjonaj thotë se situata është shqetësuese dhe se ndonëse flakët po “luftohen” prej disa ditësh nuk është bërë e mundur vënia e tyre nën kontroll, ndaj kërkon më shumë mbështetje.
16 Gusht 2021, 13:09
