-
Repolitix/Ndikimi sorosian në PD-PS, ish-kreu i FRPD: Basha peng i Soros! Meçaj: Ndërtoi elitat pro-amerikane! Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar PD: Krijoi liderët e rinj për vendin
Opinionistët shprehen njëzëri në emisionin “Repolitix” në Report Tv se ndikimi i Soros në politikën në vend është i padiskutueshëm. Opinionisti Arben Meçaj tha se Soros bëri investimin e parë në vendet ish-komuniste për të krijuar elitat pro-amerikane. Ndërsa Lisandër Hoxha tha se Soros shihet si një nga antishqiptarët më të mëdhenj sepse lobon pro sllavëve dhe se Basha është peng i tij.
23 Shtator 2021, 22:08 -
Mjeku nga Kosova: Autoritetet duhet të mendojnë vaksinimin e moshave 7-18 vjeç nëse nuk do të përballet me valë tjetër COVID! Skadimi i 133 mijë vaksinave, pasojë e keqmenaxhimit
Mjeku infeksionist nga Kosova, Ilir Tolaj në një intervistë për Report Tv e konsideron kyçe vaksinimin e fëmijëve të rinjve për të shmangur që vendi të përballet me një valë tjetër të COVID në të ardhmen si kjo që po kalon aktualisht, ku vetëm në një muaj kanë humbur jetën mbi 800 persona.
23 Shtator 2021, 20:11 -
Vettingu/ ONM pro zgjatjes së mandatit të KPK: Është domosdoshmëri për të përfunduar procesin! Afati? Të përcaktohet në konsultim me 'Venecian'
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit mbështet mazhorancën në nismën për ndryshime kushtetuese për t’i zgjatur mandatin kushtetues KPK për vijimin e procesit të vettingut për gjykatësit dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
23 Shtator 2021, 16:41 -
OBSH: Varianti Delta i COVID, dominues në mbarë globin! Ka zëvendësuar të gjithë variantet e tjera
Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Delta është aq i transmetueshëm sa ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.
22 Shtator 2021, 08:05 -
Zgjatja e afateve të Vetingut, avokatët: KLGJ dhe KLP të vijojnë procesin! Politika të mos i fusë duart te drejtësia! Vishaj: 5 vite ishin pak, s'mund të lihet në mes
Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit. . Për këtë arsye mazhoranca do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik. Ndërkohë, përveç debatit politik, ka edhe një anë tjetër, juristët. Report Tv ka biseduar me 4 prej tyre, që ndajnë këndvështrime të ndryshme në lidhje më këtë çështje.
21 Shtator 2021, 13:38 -
Banorët e Nartës probleme me furnizimin e ujit: Kemi vetëm 2 orë në ditë, vjen edhe i ndotur
Nga banorët e Nartës përmes 'Report TV' përcillet shqetësimi i mungesës së ujit. Sipas tyre vetëm 2 orë në ditë është koha kur ata mund të gjejnë ujë në rubinetet e çezmave. Sistemi i shpërndarjes së ujit thonë banorët është i amortizuar.
19 Shtator 2021, 19:07 -
NQS-të e Berishës deri më 2025
Më 25 prill, rreth 655 mijë shqiptarë votuan për PD-në dhe aleatët e saj të vegjël (këtu përfshihen edhe disa mijëra votues të dathtë që mund të jenë ngatërruar me fletët e votimit të tipit fjalëkryq, e për rrjedhojë, votat u kanë rezultuar të pavlefshme)
19 Shtator 2021, 12:22 -
Pas shpalljen 'Non Grata', Kim thirrje për SPAK: Nisni hetimet për Sali Berishën! E gjitha e bazuar në fakte, kur firmos Sekretari i Shtetit ka kaluar në shumë instanca!
ambasadorja amerikane Yuri Kim deklaroi një intervistë për Zërin e Amerikës se kush thotë se është habitur nga vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për zotin Berisha, me gjasë nuk është shumë i sinqertë. Zonja Kim shpjegon se kur dikush përcaktohet nga Sekretari i Shtetit për korrupsion domethënës, zakonisht është shumë e dukshme.
16 Shtator 2021, 18:20 -
Delta dhe mosvaksinimi zmbrapsin përparimin në SHBA
Numri i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara është kthyer në nivele që nuk janë parë që nga dimri i kaluar. Zyrtarët thonë se rritja e numrit të rasteve është duke u nxitur nga varianti më ngjitës Delta i koronavirusit dhe rezistenca midis disa amerikanëve për t'u vaksinuar
15 Shtator 2021, 07:54 -
Rritet deri në 1 mijë lekë çmimi i bukës, 'Report TV' vëzhgim në furrat në Tiranë! Në Elbasan banorët kundërshtojnë rritjen e çmimit
Buka në Tiranë nuk do të rritet vetëm me 10 lekë, por sipas pronarëve të furrave që "Report TV" vëzhgoi çmimi i saj do të shkojë deri në 1 mijë lekë të vjetra për 800 gramë.
14 Shtator 2021, 20:05 -
-
'Si më arrestuan njerëzit e infiltruar të Kadri Hazbiut në kufirin e Hanit të Hotit'/ Dëshmia e rrallë e ish-agjentit të CIA-s: Dy vite më mbajtën në arkivol
Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë,
13 Shtator 2021, 07:32 -
-
Fatbardh Kadilli ia thotë në sy Berishës: Je viktimë e një skuthi, si shumica prej nesh
9 Shtator 2021, 22:25 -
-
Kapen rreth 8.8 kg kokainë në Morinë e ndarë në 9 pako, 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin drejt Kosovës! Dyshohet se ishin korrierë, ende nuk dihen pronarët
8.8 kilogramë kokainë, e ndarë në 9 pako, është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në doganën e Morinës nga ana e Kosovës. 2 të rinj nga Shqipëria po e kalonin kokainëjn drejt Kosovës, teksa e kishin fshehur poshtë sediljes së pasme të automjet.
8 Shtator 2021, 10:30 -
Përjashtohet nga drejtësia gjyqtari me pasuri të ‘çmendur’ Luan Lusha! Lokale, magazina, 9 makina, shtëpi e toka në Spille dhe Golem, ILDKP: Janë të paligjshme
Gjyqtari i Kavajës Luan Lusha përjashtohet për 15 vjet nga drejtësia pasi dha dorëheqjen nga frika e Vetingut. Raporti i ILDKP: Ka gënjyer dhe fshehur pasurinë, nuk e justifikon me burime të ligjshme. Gjyqtari paraqiti raport sikur ishte sëmurë, ndërkohë që vjonte punën në Gjykatën e Kavajës
7 Shtator 2021, 20:13 -
Vetingu shpërbëhet në qershor 2022, vota e PD-së vendimtare për zgjatjen e mandatit, gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve ende s’janë verifikuar
Ngërçi i ri në horizont, Komisionit të Vetingut pushon së funksionuari pas 9 muajsh. Për zgjatjen e mandatit duhet të ndryshohet Kushtetuta, ndryshe procesi kalon në duart e KLGJ dhe KLP.
7 Shtator 2021, 17:37 -
Familjet e ish të persekuturave, shpresë elektorale e PD-së
Në katër zgjedhjet e fundit parlamentare – dy herë në opozitë e dy herë në pozitë – PS-ja dhe partitë satelite të saj (PSD, etj. etj.) kanë patur një elektorat tejet të qendryshëm, i cili ka prodhuar një interval të ngushtë prej 740-820 mijë votash për to.
7 Shtator 2021, 13:01 -
“Një avion grek që fluturonte në katundet Hoxhaj e Markat, u rrëzua nga forcat shqiptare në fushën e Finiqit dhe piloti…”/ Si i përcolli shtypi i Tiranës, “Provokacionet e gushtit ‘49”?
Është publikuar historia e panjohur të ngjarjeve të gushtit të vitit 1949, të njohura ndryshe si “Provokacionet e Gushtit”, ku forca të shumta të ushtrisë qeveritare greke të kryeministrit Caldaris, të mbështetura nga artileria dhe aviacioni, ndërmorën sulme të armatosura në kufijtë juglindorë të Republikës Popullore të Shqipërisë në rrethet e Kolonjës dhe Korçës, duke hyrë disa herë qindra metra në thellësi të tokës sonë.
7 Shtator 2021, 07:57 -
‘Delta’ shton infektimet në Lezhë, 800 raste aktive! Fluks në spital, mjeku: Mos neglizhoni simptomat
Lezha është kthyer në zonë të kuqe duke shënuar rritje të infektimeve me variantin Delta të Covid duke numëruar të paktën 800 qytetarë aktivë. Teksa është shënuar fluks qytetarësh në spitalin rajonal, mjekët apelojnë të mos neglizhohen simptomat e virozave të stinës tek fëmijët
6 Shtator 2021, 15:41
