-
-
Kuvend, Buxheti 2025 kalon me 75 vota pro, vetëm 24 kundër! PS rrëzoi të gjitha amendamentet e PD dhe PL, Malaj: E kthejnë në buxhet piramidal
Me 75 vota pro dhe 24 kundër maxhoranca votoi në tërësi pr/buxhetin për vitin 2025 vlera e të cilit është 8.2 miliardë euro. Kartonat jeshilë u ngritën pas 9 orëve debate, ku mazhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e opozitës.
3 Dhjetor 2024, 11:00 -
Buxheti 2025, ekspertët: Shumë para në sasi, por pak cilësi, nuk ka politika të reja! Gjokutaj: Fokusi duhej te arsimi
Buxheti i vitit 2025 sipas ekspertëve mbështet të njëjtat politika të viteve të mëparshme, ndërkohë që duhet të kishte më shumë vëmendje për arsimin dhe shëndetësinë, sa i takon cilësisë së shërbimeve. Ekspertët thonë se duhen më shumë para për të rritur cilësinë në të gjitha hallkat. Eduart Gjokutaj: Buxheti s’ka emër, fokusi duhej te arsimi
2 Dhjetor 2024, 17:10 -
Operacioni i SPAK, arrestohet në Itali edhe 'truri financiar' Bujar Shega! Kush është biznesmeni nga Peqini dhe lidhjet e tij me Suel Çelën
Në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e një grupi kriminal, është arrestuar në Milano edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Ai njihet për lidhjet me Suel Çelën. Kompanitë e tij, kanë fituar tenderë për pastrimin e disa qyteteve.
25 Nëntor 2024, 18:08 -
Ministria e Drejtësisë certifikon 97 studentë të Klinikave të Ligjit, Manja: Qëllim rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi profesionistësh
Kreu i dikasterit thekson ndër të tjera se studentët janë pajisur me aftësi në “analizat ligjore, kërkimin juridik, komunikim, etikë, edukim dhe praktikë ligjore”. Manja shton se qëllimi është “rritja e aksesit në drejtësi dhe përgatitja e një brezi të ri profesionistësh”
25 Nëntor 2024, 16:44 -
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
Me 75 vota pro dhe me 40 vota kundër në bllok nga opozita, Kuvendi miratoi në parim buxhetin e vitit 2025. Palët u përplasën për skemën e pensioneve dhe mbështetjen e bujqësisë, ndërsa socialistët i siguruan të 75 votat edhe me ndihmën e deputetëve të Tom Doshit.
19 Nëntor 2024, 20:40 -
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
Një e treta e buxhetit për vitin 2025 është parashikuar të harxhohet për skemat sociale, nga ndihma ekonomike, skema e pensioneve, pagesa e papunësisë e deri tek kompensimi i ish pronarëve dhe të përndjekurve politik. Buxheti 822 miliardë lekë ndahet në 9 grupe kryesore ku pas mbështetjes sociale pjesën më të madhe të fondeve e marrin investimet dhe pagat e administratës.
19 Nëntor 2024, 19:21 -
Zbardhet mbrojtja e Ilir Metës përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit: Kërkoj lirinë, shumica e pronave dhe e llogarive bankare të Monikës! S’mbaj përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas e ish-vjehrrës
Zbardhet mbrojtja e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta përpara Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Meta ka ankimuar kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, nën arsyetimin se nuk ekziston rrezik që të prishë provat dhe se nuk rrezikohet arratisja e tij pasi ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë.
19 Nëntor 2024, 12:42 -
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2025, u shpreh se buxheti i këtij viti është i lartë se ai i një viti më parë dhe në total është 8.2 miliardë euro. Malaj bëri me dije edhe sektorët ku do të përqëndrohen investimet.
18 Nëntor 2024, 14:33 -
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
Drafti më i rëndësishëm i financave ‘projektbuxheti 2025’, u miratua në Komisionin e Ekonomisë vetëm me votat e mazhorancës, pasi të vetmit nga opozita të pranishëm në seancë Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho votuan kundër.
15 Nëntor 2024, 11:36 -
Moska: ‘Uashingtoni dëshiron të largojë arrogantin Zelensky në zgjedhjet e ardhshme!’ Edhe djali i Trump tallet me presidentin ukrainas: Edhe 38 ditë derisa të humbisni
Departamenti Amerikan i Shtetit po punon për të hequr "arrogantin" Volodymyr Zelensky, tha shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse (SVR), në një deklaratë të parë nga Tass. Djali i Trump shkruajti në Telegram, duke thënë se "ndihma" e presidentit ukrainas do të përfundojë kur babai i tij të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i sapozgjedhur e bën betimin më 20 Janar të vitit 2025.
11 Nëntor 2024, 11:13 -
-
Operacioni ‘Shpirti’/ Apeli i GJKKO kthen për rigjykim 2 nga të pandehurit e dosjes, për njërin pushohet pasi ka ndërruar jetë! Mbetet në fuqi dënimi për 13 të tjerët (VENDIMI)
Akuzat për trafik droge dhe pastrim parash. Apeli ndryshoi vendimin e Shkallës së Parë për Aleks Memaj dhe Saimir Kurti, dhe kthimin e çështjes për rigjykim në po atë gjykatë, me të njëjtën përbërje të trupit gjykues. Vendimi u mor për kryerjen e veprës penale të "pastrimi i produkteve të veprës penale, ose veprimtarisë kriminale". Rigjykim edhe për pasuritë. Për 13 të tjerët nuk ndryshon
8 Nëntor 2024, 18:53 -
Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO ashpërson dënimin me burg për ish-ministrin Lefter Koka, dënohet dhe Alqi Bllako, prishet pafajësia! Shtohet akuza për shpërdorim detyre (VENDIMI)
Lefter Koka dënohet me 10 vite burg me gjykim të shkurtuar, duke u konvertuar në 6 vite e 8 muaj izolim. Ish-deputeti Alqi Bllako dënohet me 4 vjet burg, me gjykim të shkurtuar kthehet në 2 vjet e 8 muaj burg. Për 7 të akuzuarit e tjerë nuk ka ndryshime dënimi. Kthehet vepra e "shpërdorimit të detyrës". Konfiskim dhe pasurive
8 Nëntor 2024, 15:11 -
‘Refuzohet minimumi jetik 200 euro i propozuar nga opozita’, Ministria e Financave: Propozimi ishte i paplotë dhe i pastudiuar!
Minimumi jetik 200 euro në muaj i propozuar në Partia Demokratike është refuzuar nga qeveria, me argumentin se është i pastudiuar. Lajmi u bë i ditur në Komisionin e Ekonomisë nga Ministri i Financave.
5 Nëntor 2024, 17:19 -
Censi 2023/ 60 mijë familje në Tiranë pa shtëpi por 85 mijë banesa janë bosh
Mbi 60 mijë familje të qarkut të Tiranës nuk kanë shtëpi në pronësi, në kushtet kur stoku i apartamenteve bosh është shumë herë me i lartë. Të dhënat e detajuara të CENS-it tregojnë se në 5 bashkitë e këtij qarku janë 85 mijë banesa bosh, nga të cilat 66% janë apartamente në pallate.
1 Nëntor 2024, 15:15 -
Censi 2023/ Tirana ka 598,176 banorë, rritet ndjeshëm popullsia në bashkitë me minoritet grek
Bashkitë e Shkodrës, Elbasanit, Durrësit, Vlorës dhe Fierit kanë pësuar rënien më të madhe të popullsisë në numër me të dhënat e cens 2011 dhe 2023. Në anën tjetër rritjen më të madhe të popullsisë në numër e ka Bashkia e Tiranës, Dropullit, Himarës dhe Sarandës.
1 Nëntor 2024, 10:18 -
-
Prezantohet në Kuvend projektbuxheti 2025, nuk ka ndryshim taksash! Malaj: Presim rritje ekonomike 3.9%, ulje të borxhit publik dhe më shumë investime
Projektbuxheti i vitit 2025 u prezantua në konferencën e Kryetarëve dhe më pas do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare. Ministri i Financave tha se për 2025 shpenzimet do të jenë 822 miliardë lekë dhe të ardhurat 754 miliardë lekë. Qeveria pret që ekonomia në 2025 të rritet me 3.9% dhe të vijohet me uljen e borxhit publik.
30 Tetor 2024, 14:49 -
Pr/buxheti 2025 do jetë 8.2 mld euro, 600 mln euro më shumë se ky vit! Qeveria ndan vetëm 53 mln euro për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve
Buxheti i ardhshëm kap vlerën e afro 8.2 miliardë €, duke u bërë portofoli më i madh historik në vend. Në projektbuxhetin e hartuar nga Ministria e Financave, thuhet se të ardhurat do të arrijnë në 754.6 mld lekë ose afro 7.5 miliardë euro me rritje prej afro 510 milionë euro nga viti aktual. Ndërsa deficiti buxhetor është planifikuar në vlerën e 680 milionë euro.
28 Tetor 2024, 12:07 -
Izrael/ Kamioni përplas qytetarët në stacionin e autobusit afër agjencisë së Mossad
27 Tetor 2024, 12:04
