-
Një vit pas zgjerimit të listës, bie numri i përfituesve të barnave të rimbursueshme
Për rimbursimin e barnave të listës gjatë muajve janar-gusht 2025 është shpenzuar (paguar) rreth 7,9 mld lekë ose rreth 64% e planit vjetor prej 12,6 mld lekë. Teksa për për rimbursimin e barnave të listës për 8 mujorin 2024 u shpenzuan gati 8,2 mld lekë nga 12,2 mld lekë të planifikuara
23 Tetor, 08:11 -
'S'ka më varka e pasaporta false', Britania e Madhe me 'dorë të hekurt': Do shkatërrojmë bandat shqiptare që trafikojnë njerëz drejt Anglisë
Sanksionet përfshijnë të gjitha bandat kriminale me bazë në Ballkan të përfshira në shitjen e pasaportave të falsifikuara dhe një rrjet financiar në hije që furnizon motorë anijesh të vogla.
22 Tetor, 18:44 -
Nën hetim për kërcënim ndaj prokurorit të Elbasanit, Prokuroria e Tiranës i kthen telefonin avokatit Ulian Barjami
Vendimi për kthimin e telefonit u mor nga prokurorja e çështjes Esmeralda Keshi. Çështja fillimisht ishte në Prokurorinë e Elbasanit, por dje kjo prokurori shpalli moskompetencën për shkak të konfliktit të interesit, pasi prokurori i përfshirë në çështje, Gjergji Ceka, ushtron detyrën e tij në këtë institucion
22 Tetor, 15:19 -
Deklaratat e Edi Ramës zemërojnë anglezët! Mediat britanike jehonë kryeministrit shqiptar
“Daily Express” i quan këto si “komente shpërthyese mbi vendimin historik për t’u larguar nga BE-ja” duke cituar deklaratat e Ramës se ato me emigrantë “disa i quajnë anije të vogla, disa i quajnë anije të Brexit-it”.
22 Tetor, 13:37 -
-
Përplasja me prokurorin në gjykatë, pikëpyetjet e ndalimit të avokatit! Kush e vuri në lëvizje policinë e Elbasanit? Ndërhyn ILD
Prokurori Gjergji Ceka, i përfshirë në debatin me avokatin Ulian Barjami në sallën e gjyqit, nuk rezulton të ketë bërë padi. As oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë. Por gjithçka është kryer nga kolegët e tyre në policinë e Elbasanit, e cila që prej të shtunës, kur avokati u ndalua, nuk ka bërë asnjë sqarim mbi ngjarjen. Bojkoti i avokatëve vijon deri më 25 tetor.
21 Tetor, 15:21 -
Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, ILD nis verifikimin! Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën, çështja kalon në Tiranë
Burime për Report Tv kanë bërë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka shpallur moskompetencën dhe ka dërguar në Tiranë çështjen për avokatin Ulian Barjami. Pretendim është bërë konflikti i interesit pasi në çështje përfshihet dhe prokurori Gjergji Ceka, i cili ushtron funksionin e tij pranë kësaj prokurorie.
21 Tetor, 11:49 -
Ekzekutoi për 50 mijë euro Klevis Lleshin në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg vrasësin me pagesë
Sabah Nuzi, i akuzuar nga SPAK si vrasës me pagesë, ashtu si familja Lleshi, është nga Burreli, dhe mendohet që me Klevisin, të cilin e vrau e më tej e groposi, të ketë pasur edhe njohje e miqësi.
21 Tetor, 10:55 -
Mediat ndërkombëtare jehonë protestës në Tiranë: Mijëra njerëz u ngritën kundër gjykatës së mbështetur nga BE, ndjek penalisht ish-luftëtarët e UÇK-së
Thirrjet e mijëra shqiptarëve të mbledhur në sheshin 'Skënderbej' bënë jehonë në mediat ndërkombëtare. Mediat shkruajnë se qytetarët protestuan kundër Gjykatës Speciale të Hagës, që mbështetet nga BE, për gjyqin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK.
18 Tetor, 07:21 -
-
-
Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel, mbi 7 vjet për 1 çështje civile! Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve, në 2025 iu ul dhe buxheti
Numri i dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Apelit, vijon të rritet, duke shkuar në mesin e këtij viti në mbi 44 mijë. Për një çështje civile, në këtë gjykatë, mesatarja e shqyrtimit mbetet mbi 7 vjet. Situata reflekton nevojën urgjente për emërime të anëtarëve të rinj dhe staf mbështetës për gjyqtarët.
17 Tetor, 14:26 -
-
Vrasja e biznesmenit italian Sarchi në Tepelenë, autori vetëdorëzohet te prokurori! 48-vjeçari nuk pranon të japë shpjegime për ngjarjen
"Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti", mësohet të ketë thënë Sulçaj kur është vetëdorëzuar. Sapo është dorëzuar, Sulçaj ka marrë menjëherë kontakt me prokuroren e çështjes Blerina Musabelli.
16 Tetor, 12:23 -
Raporti/ 461 mijë shqiptarë në rrezik varfërie, jetojnë me afro 27 mijë lekë në muaj!
Që një individ të mos konsiderohet i varfër, duhet të marrë minimalisht 27 mijë lekë në muaj, praktikisht ky është ‘minimumi jetik’ për vitin 2024, ndërsa në vitin 2023 ky tregues ishte afro 22 mijë lekë në muaj.
15 Tetor, 17:46 -
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor, zv.ministrja Manjani: Shqipëria ka gati tre marrëveshje ku do të investohen qindra milionë euro
Zv.ministrja për Financave dhe Ekonominë Olta Manjani, ka komentuar planin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, teksa tha se Shqipëria ka gati tre marrëveshje për projekte të rëndësishme me vlera që arrijnë qindra milionë euro.
15 Tetor, 16:21 -
-
FMN ul ndjeshëm parashikimin për rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2025-n, e çon në 3.4%
Sipas raportit më të fundit të Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, të sapopublikuar, ekonomia shqiptare parashikohet të zgjerohet me 3.4%, nga 3.8% që ishte pritshmëria në raportin e pranverës.
14 Tetor, 16:51 -
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Adri Nurellari: Kurti humbi për shkak të zhgënjimit për formimin e qeverisë! Po shkel qëllimisht Kushtetutën
Analisti Adri Nurellari ka komentuar zgjedhjet lokale në Kosovë, ku Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, mori një rezultat zhgënjyes, teksa fitoi në vetëm tre bashki.
14 Tetor, 16:21 -
-
PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për “McGonigal”: Veprimtaria të zgjasë 6 muaj
Komisioni propozohet të përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, me një afat veprimtarie prej 6 muajsh.
13 Tetor, 16:44
