-
Miliona dhe emra të koduar: Operacioni 'Duar të pastra' në Ukrainë përfshin edhe besnikët e Zelenskyt
Një skandal ryshfeti dhe aferash të paligjshme me vlera prej qindra milionë eurosh që delegjitimon aparatin shtetëror pikërisht në momentin kur ushtria ruse avancon në juglindje dhe një pjesë e madhe e vendit është në errësirë për shkak të bombardimeve të vazhdueshme mbi nyjet e sistemit energjetik.
13 Nëntor, 08:49 -
Krimi shtetëror i 21 janarit/ Sali Berisha do përballet për herë të parë me SPAK, thirret të premten në 10:00 (thirrjen e parë as nuk e hapi)
Kjo është thirrja e dytë që SPAK firmos për Berishën, pasi e para e firmosur më datë 3 nëntor, ishte kthyer mbrapa pa u hapur. Kjo ka detyruar SPAK që të nisë një tjetër fletë thirrje, jo më vetëm në banesën e ish Kryeministrit, por edhe në adresat e tij në Kuvend dhe PD.
10 Nëntor, 14:02 -
-
Gati 10 mln lekë gjobë nga tatimet e AKU për 15 kg gjizë pa faturë, Braçe denoncon me dokumente: Këto letra na bëjnë të lemë nam
Këtë denoncim Braçe e bëri dhe ditën e djeshme nga foltorja e Kuvendit pas raportimit të KLSH-së, duke folur për abuzimet e këtyre drejtorive, kryesisht ndaj bizneseve të vogla.
7 Nëntor, 11:20 -
-
Pr.ligji për barazinë gjinore, Balla: Berisha të japë shpjegime për fyerjet drejt ambasadorit të BE-së! SHBA e shpalli non grata prej këtyre sulmeve
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se PS do të depozitojë në Komisionin e Etikës që Berisha të japë shpjegime dhe të merren masa për fyerjet që ai ka bërë drejtuar ambasadorëve të vendeve mike si dhe atij të BE-së së fundmi përksa i përket përkatësisë gjinore.
6 Nëntor, 11:04 -
Konferenca e Kryetarëve/ Malaj prezanton pr.buxhetin: I rikthejmë dinjitetin pensionistëve, s’ka rritje taksash! Opozita debat: Ku është paketa fiskale?
Rritja ekonomike, konsolidimi fiskal, mirëqenia sociale dhe integrimi janë shtyllat mbi të cilat është hartuar projketbuxheti i vitit 2026. Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë prezantimit në kuvend detajoi burimet se ku do të mblidhen paratë. Debate pati për shkak se ende në kuvend nuk ka mbërritur ende paketa fiskale.
5 Nëntor, 14:17 -
-
Sfidat e NATO, ‘Mbrojtja’ me rritjen më të madhe buxhetore, 100 mln euro më shumë se vjet! Shëndetësia e Infrastruktura me buxhetin më të madh
Më pak lekë për Presidencën (5.9 milionë euro nga 6 që kishte vjet) dhe Kuvendin (19 milionë euro nga 20 qe kishte, Kryeministrisë i rritet buxheti me 3.4 milionë euro (Merr 12.5 milionë euro, nga 9 që kishte vitin a kaluar.
4 Nëntor, 16:43 -
Pr.buxheti i parë i ‘Rama 4’ do të jetë 8.8 mld euro! 100 mln euro për rritjen e pensioneve! Për herë të parë indeksohen pagat e shtetit me 2.5%
Projektbuxheti i vitit 2026 do të jetë në vlerën e 8.8 miliardë euro me rritje prej 500 milionë euro krahasuar me këtë vit. Për vitin 2026 parashikohet rritje pensionesh, shtim investimesh publik, ulje e borxhit dhe rritje e pagës minimale.
4 Nëntor, 15:51 -
Sekuestrimi i kompleksit pa leje në Shëngjin, Gjykata e Lezhës ndryshon 4 masa sigurie! Arrest shtëpie për pronarin
9 personat e vënë nën akuzë për "Shpëdorim Detyre", "Falsifikim Dokumentesh" dhe "Ndërtim i Paligjshme" në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin u njohjen me rivlerësimin e masave të sigurisë në Gjykatën e Lezhës.
31 Tetor, 18:22 -
Siria njohu Kosovën si shtet të pavarur, media kroate: Vuçiç është tronditur, mori një nga goditjet më të rënda diplomatike
Sipas medias kroate, Serbia, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Sirisë pavarësisht kërkesave të Perëndimit, ka mbajtur marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Damaskun.
30 Tetor, 12:23 -
-
Provat e reja të SPAK për Metën/ Romeo Kara: Lobimi në Amerikë, me para të padeklaruara! Beqiri: Të tregojë ku i gjeti! Topuzi: E pret një gjyq i gjatë
Edhe pse Meta pretendon se nuk ka asnjë fakt penal ndaj tij dhe se midis kompanisë GSIS dhe LSI-së ka patur një kontratë të detajuar, avokati Idajet Beqiri, tha se lobimi është bërë për të dhe Meta është bashkëpuntorë.
29 Tetor, 23:04 -
Provat e reja të SPAK/ Meta 'shet' kushëririn e Kryemadhit: S'ka fakt penal ndaj meje! Nëse Shatku ka paguar për lobim, të merret drejtësia! Sulmon edhe Dumanin
Meta thotë se s’ka autorizuar njeri dhe nuk ka pasur dijeni për pagesat e supozuara ndaj kompanisë GSIS për çështjen e lobimit. Ai thotë se kontrata me kompaninë GSIS është e mirëpërcaktuar dhe është në dispozicion të SPAK. Sulmon edhe ish ambasadoren e SHBA, Yuri Kim dhe Altin Dumanin.
29 Tetor, 11:47 -
Dhunoi punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, Apeli liron nga arresti shtëpiak me garanci pasurore 5 mln lekë të vjetra avokatin e Monika Kryemadhit
Apeli vendosi të lirojë avokatin e Monika Kryemadhit me garanci pasurore ( 5 mln lek te vjetra ) duke caktuar ndaj tij masën detyrim paraqitje.
28 Tetor, 13:29 -
1 mln € evazion fiskal/ Sekuestrohet klinika 'Medicare' me vlerë 3 mln euro, u ‘fundos’ nga portugezi
Pak kohë pasi dëshmia e një pacienti portugez, nxori në dritë skandalin me Spitalin Medicare, i cili përdorte ilaçe të skaduara dhe s’paguante sigurimet e punonjësve, godina e spitalit me vlerë 3 milionë € është sekuestruar. Medicare ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, me një evazion 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e pacientëve.
28 Tetor, 10:46 -
Afera Partizani/ Rrëzohet kërkesa e Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestros së pasurive! Shtyhet gjyqi në GJKKO
Në GJKKO pritej të mbahej edhe seanca për dosjen Partizani, ku gjykata do shprehej mbi kërkesën e mbrojtjes për pavlefshmëri të akteve. Seanca u shty pasi mungoi një avokat.
27 Tetor, 12:59 -
Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, LZHK: Dy partitë e mëdha të kënaqura! Në të njëjtën ditë arritën dakordësinë për ngritjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore
LZHK shpreh shqetësimin se OSBE/ODIHR si përherë çertifikoi zgjedhjet, edhe ku ato nuk ishin të lira dhe të ndershme.
26 Tetor, 15:53 -
Paketa e Maleve/ Gëzim Topçiu për Report Tv: Vetëm 62 kërkesa për Maliqin, po punojmë për dorëzimin e hartave! Sazan Guri: Nuk besoj në këtë projekt
Topçiu u shpreh se deri më tani kërkesa për të investuar në zonën e Maliqit të ardhura nga sistemi i Paketës së Maleve, është 62, por ai evidenton se jo të gjithë janë të mirëinformuar për paketën.
24 Tetor, 17:52 -
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Gjon Shkambi rikthehet të hënën në Gjykatën e Apelit për masën e sigurisë! Elvis Shkambi nuk apelon vendimin
Autori Elvis Shkambi nuk ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar më masën arrest burg pa afat. Ndërkohë mësohet se bashkë me Gjon Shkambin Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Goxhaj ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit.
24 Tetor, 15:13
