-
-
Sot 753 raste të reja dhe 14 viktima nga COVID-19! Humb jetën gjinekologu në Vlorë, pas dy javësh i shtruar në spital
Në 24 orët janë regjistruar në vendin tonë 753 raste të reja dhe 14 humbje jete nga COVID-19. Gjatë ditës së sotme ka humbur jetën edhe një gjenekolog në Vlorë, i cili kishte dy javë i shtruar në spital.
8 Dhjetor 2020, 16:29 -
Ekskluzive/ Ilir Meta në mbështetje të Zhaklina Petos, u përjashtua 4 herë nga gara për Kushtetuesen për fshehje pasurie, ja pse u rikthye nga gjykata
Prapaskenat që mbajnë peng Gjykatën Kushtetuese. Historia e paprecedentë me kandidaten Zhaklina Peto, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e përjashtoi 4 herë pasi nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, Gjykata Administrative e Apelit në garë për shkelje procedurash, Meta e mbështeti në gjykatë kandidaten. Detaje nga beteja njëvjeçare mes KED dhe Gjykatës Administrative të Apelit për fatin e kandidates Peto
8 Dhjetor 2020, 15:17 -
-
-
Kolaudimi i kalon shtetit, Report Tv zbardh draftin: Liberalizohet tregu! Procedurat e kontrollit të makinave
Është zyrtarizuar projektligji për ndryshimin e kodit rrugor sa i takon kontrollit teknik të mjeteve, që rrëzoi pas 10-viteve koncensionin duke i kaluar shtetit. Në projektligj përveç risive në kryerjen e kontrollit, i hapet rruga edhe liberalizimit të tregut, pasi Ministria e Infrastrukturës që do të përcaktojë kushtet për operatorët e rinj që do ofrojnë shërbimin.
5 Dhjetor 2020, 14:05 -
Manastirliu thumbon opozitën, tregon punën e mjekëve: Sfidojnë lodhjen dhe fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha të marrin shërbim në spitalet COVID
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke treguar me foto punën e palodhur të mjekëve që bëhet në të 4 spitalet COVID, nuk ka hezituar të thumbojë opozitën me deklaratat e atyre akuzuese në lidhje me pandeminë dhe bluzave të bardha.
3 Dhjetor 2020, 19:18 -
Rudina Hajdari mesazh emocionues për ditëlindjen e të vëllait: Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon
Të shtrënguar fortë pas njeri tjetrit Rudina Hajdari me të vëllan Azem Hajdari në një foto të postuar nga politikania, uron me fjalë zemre ditëlindjen vëllait të saj të vogël.
3 Dhjetor 2020, 12:30 -
Sot 705 raste të reja, 17 viktima nga COVID! Humb jetën Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd! Shtrohet në spital Etrit Berisha, infektohet prefektja e Beratit
Në 24 orët e fundit janë 705 raste të reja dhe 17 humbje jete nga COVID-19. Janë shëruar 528 qytetarë, ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 të intubuar. Gjatë ditës së sotme humbi jetën drejtori i Pallatit të Kulturës së Librazhdit, Arianit Alli, ndërsa u shtrua në spital portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.
2 Dhjetor 2020, 16:20 -
Të gjitha shifrat/ Muaj i vështirë në luftë me COVID në Shqipëri, infektimet dhe vdekjet më të larta! Ditët më të zeza 20 dhe 24 nëntori! Lajmi i mirë, rekord të shëruarish
Më shumë se 17 mijë raste pozitive dhe 301 viktima nga COVID-19 u shënuan vetëm gjatë muajit nëntor në vendin tonë. Gjatë këtij muaji vendi ynë njohu shifrat më të larta të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë, ç'ka solli dhe hapjen e spitalit të katërt COVID në kryeqytet.
2 Dhjetor 2020, 15:23 -
-
3 javë nga kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00, nesër përfundon ora policore! Komiteti pritet të vendosë masat e reja
Nesër më datë 2 dhjetor do të përfundojë kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00 vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.
1 Dhjetor 2020, 21:15 -
Rriten rastet ditore për 24 orët e fundit në vend/ 12 viktima nga COVID dhe 832 të prekur! 506 pacientë të shtruar në spitale, 11 të intubuar
Rriten sërish rastet ditore të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në total janë kryer 2176 testime, dhe nga këto kanë rezultuar pozitive 832 raste në të gjithë vendin. Ministria e Shëndetësisë raporton se 12 qytetarë të infektuar me COVID, e kanë humbur betejën në 24 orët e fundit. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur jetën 12 qytetarë në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Peqini
1 Dhjetor 2020, 16:50 -
Shënohen rritje të rasteve COVID në Vlorë dhe Berat, mësues dhe nxënës të infektuar
Ditën e djeshme Vlora dhe Berati shënuan një numër të lartë të infektuarish nga koronavirusi me 59 dhe 45 raste të konfirmuara. Vatër aktive e COVID-19 mbeten shkollat, administratat, si dhe sektori i punësimit privat. Ndër rastet e konfirmuara ishin një mësuese dhe 2 edukatore në shtëpinë e fëmijës.
30 Nëntor 2020, 09:55 -
835 raste pozitive, 11 viktima nga COVID! Humb jetën mjeku në Kavajë e polici në Elbasan! Infektohet deputeti i PS e këngëtarja Manjola Nallbani
Në 24 orët e fundit janë infektuar 835 persona dhe janë shënuar 11 humbje jete. Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe mjeku në Kavajë, Hidajet Deda i cili kishte rreth një muaj që vuante nga koronavirusi, si dhe një efektiv policie në Elbasan. Ndërsa janë infektuar edhe deputeti socialist për Beratin, Fadil Nasufi dhe këngëtarja Manjola Nallbani.
29 Nëntor 2020, 16:12 -
-
-
Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës
Shënohet një ulje e rasteve dhe viktimave nga koronavirusi në vend. Në 24 orët e fundit u regjistruan 8 viktima dhe 644 raste të reja. Kanë ndërruar jetë një mjek pranë QSUT-së, Bledi Nini si dhe pedagogia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kozeta Noti.
25 Nëntor 2020, 16:07 -
'Si mund të vlejë jeta sa një gol i parë kolektivisht?' Braçe publikon videon tifozëve në lokal duke parë ndeshjen në kohë COVID-i
Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka publikuar në profilin e tij në Instagram një video të disa qytetarëve që po ndjekin një ndeshje futbolli në një lokal. Ai shkruan se ajo është një video e së shtunës mbrëma në veri të Shqipërisë ku disa persona po shohin një ndeshje futbolli ulur shumë ngjitur pranë njëri-tjetrit.
24 Nëntor 2020, 21:19 -
Rekord viktimash me COVID, zv.kryeministri apel qytetarëve: Kufizoni daljet në kafe dhe qendra tregtare, sot dita më e rëndë në 9 muaj pandemi! Të shmangim një mbyllje të re
Ditën e sotme vendi ka regjistruar një rekord viktimash me COVID-19, plot 17 vdekje, numri më i lartë në këto 9 muaj pandemi. Kjo ka sjellë apelin e zëvendëskryeministrit Erion Braçe, i cili bën thirrje për ndërgjegjësim të qytetareve, të respektojnë masat anti-covid, të shmangin daljet e panevojshme dhe të kufizohen takimet në mënyrë që të mbrojmë veten dhe familjarët.
23 Nëntor 2020, 19:15 -
COVID-19/ Rekord viktimash sot, 17 humbje jete, 795 raste të reja! Infektohet kryetari i Bashkisë Belsh Arif Tafani, mbyllet çerdhja në Vlorë e Berat
Një shifër e lartë është regjistruar gjatë ditës së sotme në vendin tonë me rastet e reja të të infektuarve dhe viktimave me COVID-19, ku 795 persona kanë rezultuar pozitiv , ndërsa 17 persona kanë humbur jetën. Gjatë ditës së sotme për shkak të infektimeve me COVID janë mbyllur dy çerdhe , një në Berat dhe një në Vlorë si dhe disa banka të nivelit të dytë në Gjirokastër.
23 Nëntor 2020, 16:41
