-
6 të pandehur për shkeljet me tenderin e Llogarasë, SPAK i komunikon akuzën edhe 5 vartësve të Ballukut! Mes tyre kreu i ARRSH dhe Evis Berberi
SPAK i komunikoi 5 vartësve të Belinda Ballukut akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”. Të pandehur janë drejtori dhe ish drejtori i ARRSH, drejtori aktual i OSHEE dhe 2 të tjerë, të gjithë në cilësinë e anëtarëve të Komisionit për Vlerësimin e Ofertave.
3 Nëntor, 09:02 -
-
-
Tiranë/ Vrau me thikë kolegun në piceri, gjykata lë në burg 41-vjeçarin! Autori me probleme të shëndetit mendor, avokati kërkon shtrim në psikiatri
Avokati mbrojtës i tij Ilir Murati ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.
1 Nëntor, 11:31 -
-
U merrte para pacientëve për të kryer ekot, arrestohet mjeku imazherist në Fier! Iu gjetën në shtëpi rreth 60 mijë euro
Sipas policisë, mjeku u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale. Për shpërdorim detyre akuzohet se gjatë orarit të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.
1 Nëntor, 09:59 -
-
Ukraina akuzon Rusinë se po përdor 9M729, raketën që çoi SHBA të tërhiqet nga traktati bërthamor! Sybiha: Ka qëlluar 23 herë që nga gushti
Sybiha tha për Reuters se Rusia ka goditur Ukrainën 23 herë me këtë lloj rakete që nga muaji gusht, dhe dy herë të tjera në vitin 2022. Një prej raketave të lëshuara më 5 tetor fluturoi mbi 1,200 kilometra përpara se të godiste objektivin në Ukrainë.
1 Nëntor, 07:50 -
Balluku e pandehur nga SPAK, Berisha: Motra e vet avokate, u regjistrua sot në QKB, kur nuk u arrit anulimi i akuzës
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se motra e Ballukut, Pamela Qirko, është regjistruar si avokate vetëm ditën e sotme, 'kur nuk u arrit anullimi i akuzës ndaj Ballukut'. Sipas dokumenteve në QKB, Pamela rezulton të jetë regjistruar si avokate një ditë më parë.
31 Tetor, 20:36 -
Kuvendi i lë 13 ‘detyra’ BSH për vitin 2025: Monitoroni kredinë për pasuritë e palujtshme, kujdes me ndërhyrjet në tregun valutor
Kuvendi i ka lënë 13 detyra Bankës së Shqipërisë për t’i përmbushur brenda 2 muajve të mbetur të vitit. Në rezolutën e miratuar në seancë plenare, bankës qendrore i kërkohet kujdes në ndërhyrjet në tregun valutor, monitorim të shtuar për kredinë për bizneset e mëdha si dhe të mbajë në vëzhgim ekspozimin e bankave ndaj sektorit të pasurive të paluajtshme.
31 Tetor, 19:07 -
-
-
-
BSH: Forcimi i Lekut, pasqyrim i përmirësimit të bilancit të jashtëm të ekonomisë
Kursi mesatar i këmbimit euro-lek pësoi rënie për të katërtin vit radhazi dhe preku një minimum të ri historik për vitin 2024. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye mesatarisht vitin e kaluar me 100.71 lekë, në rënie me 7.4% krahasuar me vitin 2023.
31 Tetor, 11:53 -
Zv.kryeministrja Balluku e pandehur për Tunelin e Llogarasë, SPAK i komunikon akuzën: Shkelje me tenderin 190 mln euro! Në hetim edhe prokurime të tjera (VIDEO)
Belinda Balluku e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë për Tunelin e Llogarasë. Në njoftimin për mediat, SPAK lë të kuptohet qartë se po heton dhe tenderë të tjera që përfshijnë Ministrinë e Drejtuar nga Balluku.
31 Tetor, 10:37 -
-
-
Bogdani në Kuvend: Në 2 vite e gjysmë, mbyllim vakancat në Prokurori! Grup pune për vlerësimin e Kodit të ri Penal! Kritikat e Ramës? S'jemi imunë
Kryetarja e KLP tha se brenda dy vitesh e gjysmë mbyllin vakancat në Prokuroritë. Për vlerësimin e draftit të Kodit Penal, tha se do ngrenë një grup pune. Komentoi kritikat e kryeministrit Rama ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.
30 Tetor, 12:35 -
-
Nesër seanca në Kushtetuese për Veliajn, ‘Venecia’ i vjen në ndihmë: Kujdes, ndërhyrja në mandatin e të zgjedhurve cenon pushtetin vendor
Shkarkimi i një përfaqësuesi të zgjedhur është një masë e jashtëzakonshme që duhet të zbatohet vetëm në rastet e dështimeve serioze pasi në çdo rast shkelet autonomia vendore dhe të drejtat e njeriut. Argumenti është i Komisionit të Venecias në një raport të miratuar vetëm 6 ditë më parë, si kërkesë e posaçme për të sqaruar pezullimin apo shkarkimin e krerëve bashkiakë. Raporti do të përdoret nga mbrojtja e Erion Veliajt në gjykimin nesër në Gjykatë Kushtetuese.
30 Tetor, 10:38 -
