-
Zgjedhjet lokale në Kosovë, përmbyllet sot fushata zgjedhore e raundit të dytë
Sot përmbyllet fushata e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Qytetarët e 21 komunave të dielën e 14 nëntorit do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre për të parin e komunës ku ata jetojnë.
12 Nëntor 2021, 11:17 -
Buxheti 2022, rishpërndarja e padrejtë e taksave
Vitin që vjen, shpenzimet publike parashikohen në rreth 5.1 miliardë euro, me një rritje vjetore 5%, por shtresat e varfra shmangen nga përfitimet. Shpenzimet për ndihmën ekonomike që mbështesin familjet në nevojë do të shkurtohen me 5% përkundër këshillave të FMN dhe realitetit. Sipas Bankës Botërore, 30% e popullsisë shqiptare është e varfër dhe Eurostat përcaktoi 50.8% të popullsisë në rrezik të varfërisë dhe përjashtimit social. Si do të paguajnë qytetarët nga rritja e çmimeve dhe rritja e normave tatimore 380 milionë euro më shumë taksa vitin që vjen, ndërsa përfitimet do të shpërndahen mes interesave në rritje për borxhin dhe investimet, përfundimi i të cilave nuk ka afat.
6 Nëntor 2021, 07:51 -
Shpërdorimet në RTSH, 2.8 miliardë lekë për radio në gjuhë të huaj! Martin Leka e Leka Bungo sërish të pakënaqur! Deputetët: Ju jeni për burg, vidhni fondet dhe punësoni familjarët
Deputetët anëtarë në Komisionin e Medias akuza të forta treshes së RTSH Martin Lekës, Leka Bugos dhe Pandi Madhit për aferat me tendera, punësimin e nuseve dhe familjarëve, sjellje imorale, shpenzime abuzive dhe situatën kaotike në televizionin publik (debatet)
5 Nëntor 2021, 18:16 -
Printec instalon dy zgjidhje të reja teknologjike, si pjesë të transformimit të saj digjital
Printec, kompania teknologjike që udhëheq automatizimin e transaksioneve me prani në 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka instaluar zgjidhjet teknologjike SAP S / 4HANA Cloud dhe SAP Field Service Management duke bërë hapin më të rëndësishëm drejt transformimit digjital të biznesit të saj.
5 Nëntor 2021, 17:04 -
-
Mblidhet Komisioni hetimor për 25 prillin, PS kërkon informacion nga Basha për grupin e armatosur për mbrojtjen e votës nga PD: A ekziston mundësia të rithirret?
Këtë të mërkurë ka nisur mbledhja e dytë e Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021. PS kërkon për informacion drejtuar Lulzim Bashën dhe për Policinë e Shtetit për strukturën e mbrojtjen së votës e ngritur nga PD, para zgjedhjeve të 25 prillit.
3 Nëntor 2021, 17:10 -
Kupola e RTSH kërkoi shtim privilegjesh 3 javë pas shkarkimit të Thoma Gëllçit, shpërblimi 1.5 mijë USD në muaj për Leka Bungon dhe 1 mijë USD për anëtarët e Këshillit Drejtues
Kryetari i Këshillit të ri Drejtues të RTSH Leka Bunga i kërkon Kuvendi shtimin e shpërblimit mujor për veten e tij sa paga e kryetarit të AMA. Kërkesë për rritjen e shpërblimit për anëtarët e Këshillit deri në 1 mijë USD në muaj 3 javë pasi ata votuan pro propozimit të tij për shkarkimin e Thoma Gëllçit dhe komandimin e Martin Lekës. Deputetët: RTSH-ja harxhon paratë kot, e shohin më pak se 3 % të audiencës. Një raport i KLSH-së flet për afera dhe shpërdorim të gjithanshme në RTSH.
3 Nëntor 2021, 16:09 -
Grafiku i Eurostat/ Pesë shtetet që dhanë më shumë leje qëndrimi për shqiptarët në 2020-n
Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Kroacia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit e Shqipërisë gjatë vitit 2020, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat
3 Nëntor 2021, 07:21 -
Të pathënat e “luftës së ndërthurur me diplomaci” të gjeneralit amerikan Wesley Clark, bombarduesi i Serbisë!
Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark ka zhvilluar një intervistë të rrallë për emisionin “Opinion”. Ai ka rrëfyer detaje nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë përgjatë luftës së Kosovës. Clark vijoi duke paraqitur një panoramë tjetër të Millosheviçit, një gangster lider i mafies.
2 Nëntor 2021, 05:21 -
Kompozitori Limos Dizdari në protestë i vetëm para kryeministrisë prej 12 ditësh: Sot më kanë mbetur vetëm rrobat e trupit, si po ma marrin padrejtësisht shtëpinë e Kulturës që ngrita në Ksamil
Në një rrëfim ekskluziv në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", kompozitori Limos Dizdari, ai shpëtoi Pallatin e Kulturës në Ksamil, ka rrëfyer shumëçka, që nga sakrificat që ai ka bërë, duke shitur gjithçka për një pronë që sot, siç ai pretendon, është shitur padrejtësisë dikujt tjetër.
1 Nëntor 2021, 22:11 -
Komisioni i Shëndetësisë, Manastirliu kritika për mos mbajtjen e maskës: Zbatoni masat anti-COVID! Opozita: Hipokrizi, autobusët janë të mbushur me qytetarë pa maska
Në Komisionin e Shëndetësisë, ku u mbajt një seancë dëgjimore me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në lidhje me masat anti-COVID të marra në shkolla, kjo e fundit në fillim të fjalës së saj i ka kërkuar opozitës mbajtjen e maskës. Oriola Pampuri e konsidero 'hipokrizi' vërejtjen e Ministres së Shëndetësisë, teksa përmendi faktin se në autobusë, të mbushur me pasagjerë përtej kapacitetit, askush nuk mbanë maskë.
1 Nëntor 2021, 11:59 -
Sot nis vaksinimi i fëmijëve e dozat e treta antiCOVID, do e marrin dhe mjekët e mësuesit! Bino: 12-17 vjeçarët, dy doza Pfizer! Për +60 vjeçarët s'lejohet kombinimi i AstraZeneca me vaksinën ruse
Fëmijët e moshave 12-17 vjeç do të vaksinohen me të dyja dozat e Pfizer. Fillimisht do të vaksinohen fëmijët me sëmundje kronike dhe që kanë imunitet të dobët. Për dozën e tretë për +60 vjeç duhet të kenë kaluar të paktën 6 muaj nga doza e dytë. I vetmi kombinim vaksinash që nuk lejohet është ai mes vaksinës AstraZenca dhe asaj rusë Sputnik V.
1 Nëntor 2021, 09:11 -
Humbën banesën nga tërmeti, nga data 10 nëntori hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve në bashkinë Krujë
Në datën 10, 11 dhe 12 nëntor do të hidhet shorti publik për ndarjen e shtëpive dhe apartamenteve të rindërtuara pas tërmetit në tre njësi administrative të bashkisë Krujë
31 Tetor 2021, 15:25 -
-
Ndryshon tatimi i pagës, Ministria e Financave: Lehtësojmë qytetarët, paga deri 40 mijë lekë, zero tatim
Tatimi mbi pagat do të ndryshojë prej korrikut të vitit të ardhshëm. Siç u premtua në fushatën elektorale qeveria ka vendosur që ata që marrin deri në 40 mijë lekë të mos paguajnë tatim. Ndërkohë për ata që marrin deri në 50 mijë lekë tatimi do jetë 6.5%.
30 Tetor 2021, 14:36 -
Tenderi 1 mln dollarë për 'RTSH Agro', kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin
Apeli i GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për liri. Po ashtu janë lënë në qeli edhe dhe anëtarët e Komisionit të Ofertave, Jualian Tapia, Alban Malaveci e Ervin Muraj.
30 Tetor 2021, 12:13 -
Situata nga pandemia/ Regjistrohen 467 raste të reja dhe COVID në vend! 7 qytetarë humbin jetën
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 467 raste të reja me COVID. Ndërkohë që 7 qytetarë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Aktualisht në të gjithë vendin janë 7,561 pacientë aktivë me virusin në të gjithë vendin, ku 159 prej tyre po marrin ndihmë mjekësore në spitalet COVID.
29 Tetor 2021, 17:59 -
Shtyhet vendimi për ankimin e Thoma Gëllçit, ish-kreu i RTSH: Nuk jam i rrezikshëm
Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për nesër, në orën 12:00, vendimin për ankimin e bërë nga Thoma Gëllçi kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca u shty për shkak të pretendimeve të palëve nëse vetë ish kreu i RTSH, Thoma Gëllçi tha para trupës gjykuese se nuk është i rrezikshëm dhe mund të lirohet duke i caktuar një masë më të lehtë.
29 Tetor 2021, 14:42 -
COVID-19/ Regjistrohen 591 raste të reja në vend, 9 qytetarë humbin jetën në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 591 raste të reja me COVID, ndërkohë 9 persona nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Aktualisht 7.528 pacientë janë aktiv me virusin, ku 160 prej tyre janë të shtruar në spitalet COVID.
28 Tetor 2021, 18:19 -
Si ndahet buxheti 2022 mes institucioneve? Shëndetësia merr pjesën e luanit! Tkurren fondet për Infrastrukturën dhe Financat
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes do të kenë rritjen më të madhe të buxhetit në vitin që vjen. Sipas projektbuxhetit 2022, shpenzimet për shëndetësinë do të rritën me 6.6 miliardë lekë dhe për mbrojtjen shtohen me 7.9 miliardë lekë. Ndërkohë janë tkurrur fondet për disa institucione por shkurtimi më i madh ka ndodhur tek Infrastruktura dhe Financat.
27 Tetor 2021, 16:15 -
Humbin jetën 6 qytetarë nga COVID në vend, shënohen 264 raste të reja
Gjashtë humbje jete dhe 264 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe
25 Tetor 2021, 18:02
