-
-
Kapet bosi i drogës në Kolumbi, më i kërkuari pas Pablo Escobar! 500 ushtarë të përfshirë në aksion! Vendndodhja u zbulua nëpërmjet imazheve satelitore
Forcat e sigurisë në Kolumbi kanë kapur Dairo Antonio Usuga, trafikanti më i kërkuar i drogës në vend, pas Pablo Escobar. I njohur si Otoniel ai ishte koka e grupit "Klani i Gjirit" dhe u kap të shtunën në një zonë rurale në rajonin Uraba.
24 Tetor 2021, 09:29 -
-
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat! Mbi 60-vjeçarët të bëjnë dozën e tretë, fëmijët mbi 16 vjeç dhe mbi 12 vjeçarët me sëmundje kronike ftohen për vaksinim
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur lejimin e vaksinimit me dozë të tretë të personave mbi 60-vjeç. Doza e tretë do të injektohet 6 muaj pas marrjes së dozës së dytë, dhe do të fillojë të aplikohet nga 1 nëntori. Po ashtu lejohet të vaksinohen fëmijët mbi 16-vjeç, me lejen e prindërve dhe ata nga 12 deri në 15-vjeç që vuajnë nga sëmundje me ulje të imunitetit.
22 Tetor 2021, 07:56 -
Dhunoi kryebashkiakun e Selenicës, arrestohet biznesmeni, u konfliktuan për linjat e transportit të udhëtarëve në Vlorë
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku biznesmeni i linjës së udhëtarëve Vlorë-Sevaster, Pellat Bonaj, 57 vjeç, ka vajtur për t'i kërkuar llogari kryebashkiakut Binaj se pse linjën që ai e kishte në administrim i ishte dhënë pa të drejtë një subjekti tjetër. Pas debatit të ashpër, biznesmeni ka goditur me grusht kryetarin e Bashkisë Selenicë, Pëllumb Binaj. Pas ngjarjes ai është arrestuar.
21 Tetor 2021, 10:25 -
-
-
Gjendet shpata 900-vjeçare në brigjet e Izraelit, i përkiste një kalorësi kryqtar
Zhytësi amator Shlomi Katzin ka gjetur në brigjet veriore të Izraelit një shpatë që mendohet si i përkiste një kalorësi kryqtar rreth 900 vjet më parë. Autoritetet antikë të Izraelit besojnë në zbulim të rrallë që të çon pas në kohë, në një epokë ku kryqtarët luftuan me qëllim rimëkëmbjen e Tokës së Shenjtë nga sundimi mysliman.
19 Tetor 2021, 18:27 -
Trakti i panjohur që hedh dritë mbi ‘Marrëveshjen e Mukjes’, dëshmia: Të kërkojmë Kosovën, është megalomani, sepse do bëhemi si Mustafa Kruja
Memorie.al publikon dëshmitë e rralla të Xhemal Alimehmetit, ish-shok klase i Ramiz Alisë në gjimnazin e Tiranës gjatë periudhës së pushtimit të vendit dhe një nga eksponentët kryesorë të Rinisë së Ballit Kombëtar, i cili i kundërvihet ish-shokut të tij të periudhës së rinisë, duke hedhur poshtë ato që Alia, kishte shkruar në kujtimet e tij për ngjarjen e fillimit të gushtit të vitit 1943, kur Partia Komuniste dhe organizata nacionaliste ‘Balli Kombëtar’ u mblodhën në fshatin Mukje dhe nënshkruan një marrëveshje në mes tyre
19 Tetor 2021, 08:12 -
Vrasja e deputetit britanik në një takim elektoral, kampi Ashraf 3 në Tiranë ceremoni përkujtimore: Një mik i dashur për Rezistencën Iraniane
Mijëra banorë të kampit Ashraf 3, shtëpi e anëtarëve të Organizatës Popullore Moxhahedin të Iranit në Tiranë ka zhvilluar një ceremoni përkujtimore për David Amess, deputet i partisë konservatore, i cili u godit për vdekje me thikë gjatë një takimi elektoral. Maryam Raxhavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, tha se kjo ceremoni nuk është për të mbajtur zi, por për të festuar “jetën dhe arritjet e tij”, teksa e ka cilësuar Amess si një mik i madh dhe i dashur i Rezistenca Iraniane.
18 Tetor 2021, 21:33 -
Zgjedhjet lokale në Kosovë, 21 komuna shkojnë në balotazh, Vetëvendosje e Albin Kurtit nuk fiton asnjë komunë! Kush fiton në 17 komuna
Qytetarët e 21 komunave në Kosovë duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin drejtuesit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor. Fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.
18 Tetor 2021, 07:14 -
U la në burg, ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi kërkon lirinë në Apelin e GJKKO: S'kam shkelur asnjë ligj! Qëndrimi në qeli më rrezikon jetën, vuaj nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë
Ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për liri, pasi u la në burg, si i dyshuar për shpërdorim detyre. Kjo kërkesë është dorëzuar në Apel nga avokati i Gëllçit, Dorian Matlia, me argumentin se ish-drejtori i RTSH nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
17 Tetor 2021, 18:04 -
'Open Balkan' dhe 4 liritë e mëdha të lëvizjes, memorandumi i bashkëpunimit Rama-Vuçiç-Zaev bëhet ligj! Objektivat, qëllimi dhe e ardhmja pa kufij në rajon
Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, 'Open Balkan', Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.
16 Tetor 2021, 15:57 -
-
49 kg kokainë në konteinerin me banane, apeli i GJKKO liron nga qelia Selim Çekajn, babain e Arbër Çekajt që u kap me 613 kg kokainë
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka liruar Selim Çekajn, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit
15 Tetor 2021, 14:48 -
-
Gjyqtarë, aktivistë, gazetarë dhe shkencëtarë, Izraeli evakuon në fshehtësi nëpërmjet Shqipërisë 125 afganë
Izraeli ka evakuuar në fshehtësi 125 afganë nëpërmjet Shqipërisë. Grupi i ndihmës humanitare IsrAID ka koordinuar evakuimin e afganëve që i rrezikohej jeta në atdheun e tyre në fillim të këtij muaji për t’u zhvendosur në plan afatgjatë në vende si Kanadaja, Franca dhe Zvicra.
13 Tetor 2021, 16:10 -
-
-
Gëllçi dhe 3 vartësit lihen në burg nga GJKKO, avokati i tij: Gjithçka bëhet që të mos rikandidojë më për drejtor të RTSH! Ai është në gjyq me televizionin
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, dhe 3 vartësit e tij, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë lënë në burg nga GJKKO.
11 Tetor 2021, 14:48 -
Brezi i arsimit pandemik, çfarë ndodhi në shkollat shqiptare këto kohë COVID-i, shifra dhe statistika! Ekspertët: Dëme dhe pasoja shumë të mëdha te fëmijët
Shpenzimet për arsimin në dy vitet e fundit janë me ulje në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore. Pasojat e para u panë te rezultatet e maturës 2021, ku në provimin e matematikës, vetëm 4 nxënës morën 10 absolute nga 160 në maturën e 2020-s. Mësuesit pohuan se arritjet mësimore të një brezi të tërë janë dëmtuar rëndë. Ekspertët: Dëmet të pariparueshme, pasojat fatale.
10 Tetor 2021, 07:48
