-
Biden mban premtimin, SHBA pothuajse 100 milion të vaksinuar
Pothuajse 100 milionë amerikanë kanë marrë paktën një dozë kundër COVID-19, deklarojnë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA duke arritur kështu 30 për qind të popullsisë amerikane. Ndërkohë që rreth 56 milionë njerëz e kanë përfunduar komplet vaksinimin.
2 Prill 2021, 11:11 -
88.590 të dypunësuar do dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Tatimi për pagat do të rivlerësohet, qytetarët do të paguajnë më shumë
Të gjithë të dypunësuarit në fund të muajit prill do të duhet të plotësojnë deklaratën individuale për të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet. Proces ky që nuk ka ndodhur më parë, e që do ju sjellë edhe rritje kostosh për të dypunësuarit
1 Prill 2021, 19:16 -
Berisha tre formularë të ndryshëm për dekriminalizimin, ja si i fshehu dhe mashtroi me të dhënat
Ish-kryeministri Sali Berisha një mal me gënjeshtra në një formular të thjeshtë për gjeneralitetet e tij, të dhënat e deklaruara në dokumentin e fundi nuk përputhen me regjistrin e gjendjes civile, sqaron se pse i ka ndryshuar emrin dhe datën e lindjes.
1 Prill 2021, 14:40 -
-
Report Tv siguron videon, momenti i fundit kur Arjan Sala vrapon për të shuar zjarrin dhe shpëtuar kolegët, por nuk del më nga magazina
Report Tv ka siguruar videon nga momentet e fundit të Arjan Salës, i cili humbi jetën gjatë përpjekjeve për të fikur zjarrin që ra në magazinën e nëndheshme ku punonte prej 5 vitesh si punonjës i sigurisë. Në video shfaqet dinamika e ngjarjes para se Arjan Sala të bllokohej përfundimisht brenda magazinës nga e cila nuk do të mund të dilte dot më i gjallë, duke lënë pas gruan dhe një fëmijë 2 vjeç.
29 Mars 2021, 22:53 -
Vdiq si hero, pas shpalljes 'Dëshmor i Atdheut', Qeveria akordon 1 mln lekë familjes së Arjan Salës
Qeveria shqiptare ka vendosur këtë të hënë t’i akordojë një ndihmë financiare prej 1 milionë lekësh familjes së Arjan Salës, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e zjarri që i përfshiu magazinën te qendra tregtare "Casa Italia". Vendimi i qeverisë hyn menjëherë në fuqi, teksa paratë do të merren nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.
29 Mars 2021, 20:20 -
-
-
Arjan Sala shpallet 'Dëshmor i Atdheut', dokumenti firmoset nga ministri Peleshi
29 Mars 2021, 11:11 -
Shpëtoi mbi 20 kolegë mes flakëve, Rama i dorëzon familjes titullin 'Dëshmor i Atdheut' për Arjan Salën: Detyra jonë ta respektojmë, ka bërë heroizëm të rrallë
Arjan Sala heroi 32 vjeçar që shpëtoi mbi 20 punonjës në zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë dhe mbeti vetë mes flakëve prej 3 ditësh derisa u gjet trupi i pajetë, është shpallur zyrtarisht 'Dëshmor i Atdheut'. Vendimi është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa titulli iu dorëzua familjes së të ndjerit nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite ku shprehu ngushëllimet për ndarjen e 32 vjeçarit nga jeta
29 Mars 2021, 10:30 -
Arjan Salaj vdiq mes flakëve në magazinë, Report Tv zbardh ekspertizën paraprake: Shkak një shkëndije elektrike! Zjarri u fik fillimisht, por u aktivizua pas 30 minutash
Report Tv zbardh ekspertizën paraprake për zjarrin e rënë në magazinën e nëndheshme disa ditë më parë në një qendër tregtare në Tiranë. Zjarri në magazine me mallra plastike e veshje, dyshohet se nisi pas një shkëndije elektrike në kabullin e neonit.
28 Mars 2021, 12:14 -
-
Tragjedia mes flakëve në magazinë në Tiranë, Goxhaj për Report Tv: Sala tentoi të fikë vatrën e zjarrit! Godina respektonte masat e sigurisë, por po hetohet për materialet e magazinuara
Në një intervistë për Report Tv, Goxhaj tha se trupi i tij është gjetur në mes të magazinës, dhe sipas tij ai është përpjekur që të shuajë vatrën e zjarrit për faktin se në afërsi të tij janë gjetur dy fikëse zjarri. Po ashtu Goxhaj shtoi se godina ka qenë e rregullt për sa i përket masave të sigurisë, por duhej evakuim i menjëhershëm.
27 Mars 2021, 11:46 -
-
Masat anti-COVID në Serbi, pa test PCR-je do të kalojnë në kufi edhe ato që kanë marrë dy dozat e vaksinës
Sa i pëket masave në kufij, autoritet serbe kanë deklaruar se të gjithë ata që do të marrin dy dozat e vaksinës anti-COVID, dmth me një certifikatë vaksinimi nga Republika e Serbisë, do të lejohen të hyjnë në Serbi pa një test PCR dhe pa izolim. Situata është e njëjtë me shtetasit e huajt nëse ata janë plotësisht të vaksinuar
24 Mars 2021, 12:03 -
Pandemia dhe personat me Sindromën Down, shoqëria civile: Të futen në grupet prioritare për vaksinim! Politika të ndalojë gjuhën ofenduese
Në kuadër të 21 Marsit, ditës Botërore të Sindromës down shoqëria civile kërkon hapa konkretë edhe nga ligjvënësit për të përmbushur të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri.
21 Mars 2021, 12:57 -
-
Publikohet Lista përfundimtare e Zgjedhësve, më 25 prill thirren për të votuar gati 3.6 milionë shqiptarë! 1098 të bllokuar nga dekriminalizimi
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civili ka publikuar listat përfundimtare të votuesve. Rreth 3.6 milionë shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, kanë të drejtë vote. Por janë 1,098 individë që kanë humbur të drejtën e votës, për krimet që ata kanë bërë referuar ligjit të dekriminalizmit
17 Mars 2021, 10:51 -
Ekskluzive/ Vetingu i nxori nga dera, 27 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar rikthehen nga ‘dritarja’ si avokatë
Ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë si dhe ish-kryetarët e gjykatave që u shkarkuan nga detyra bëhen avokatë. Me zyra avokatie edhe të dorëhequrit nga drejtësia nga frika e Vetingut. Çfarë thotë ligji për avokatinë dhe si po rikthehen në pallatin e drejtësisë të shkarkuarit nga Vetingut në një tjetër formë
11 Mars 2021, 10:39 -
-
