-
700 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! 11,540 raste aktive me COVID! Shërohen 1,084 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, 12 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 11,540 pacientë aktivë me COVID.
9 Shkurt 2022, 18:02 -
Report Tv sjell pamjet brenda Inceneratorit të Elbasanit, Komisioni Hetimor shkon për inspektim! Përfaqësuesi i impiantit: Ka nisur punën që në 2017! PD: Procedura korruptive
Komisioni Hetimor ka inspektuar Inceneratorin e Elbasanit, ku Report Tv ishte i pranishëm deh solli pamjet nga ambientet e brendshme, si edhe nga landfilli ku depozitohen mbetjet.
9 Shkurt 2022, 17:01 -
Debate te 'Hetimori'/ Tabaku: Inceneratori i Elbasanit, skemë krimi! Boçi: Burimi i korrupsionit Rama, të tjerët shkallët për madhështinë e tij! Felaj: Është përmirësuar cilësia e ajrit
Skenë krimi e ka quajtur kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, inceneratorin e Elbasanit, ndonëse kjo frazë ndezi debate, pasi për mazhorancën nuk qëndron. Ndonëse Tabaku tha se mund të quhet e tillë për aq kohë sa ka një ministër të arrestuar dhe 3 të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, por për Arben Pëllumbi tha se s'mund të quhet "skenë krimi" sepse nuk është i rrethuar nga shiriti i policisë.
9 Shkurt 2022, 14:57 -
Skandali me manipulimet e zgjedhjeve në FSHF, UEFA dërgon më 14 shkurt delegacionin për të monitoruar procesin! Emrat e 3 përfaqësuesve
Ashtu siç presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin njoftoi gjatë vizitës së tij në Tiranë pak ditë më parë do të dërgojë një delegacion që do të monitoroj zgjedhjet që po zhvillohen në shoqatat rajonale të futbollit. Delegacioni i përbërë nga 3 persona do të vijë në Tiranë më 14 shkurt dhe do të ketë një vizitë 2 ditore duke u larguar më 16 shkurt do të monitotojë procesin zgjedhor të Shoqatave rajonalen të futbollit.
8 Shkurt 2022, 19:19 -
Komisioni Hetimor inspekton Inceneratorin e Fierit, drejtori: Depozitohen 130 tonë mbetje çdo ditë! PD: Objekti nuk është funksional! PS: Brenda 40 ditëve nis punën, u provua se nuk është fantazmë
Deputetët e Komisionit Hetimor për Inceneratorët ishin në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier, nga ku demokratët hodhën akuza se nuk është funksional, ndonëse pagesat nga shteti vijojnë të kryhen. Më herët në komision ata u përplasën me socialistët për procedurën e ndjekur për dhënien e tenderit.
8 Shkurt 2022, 17:40 -
COVID-19/ Humbin jetën 6 persona në 24 orët e fundit në vend, regjistrohen 841 raste të reja infeksioni
Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në vend vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me këtë sëmundje 6 persona. Ministria e Shëndetësisë bën me dije po ashtu se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 841 raste të reja infeksioni.
8 Shkurt 2022, 17:29 -
Duka shkel premtimin që i bëri Ceferinit, 'vjedh' edhe shoqatën e Shkodrës! FSHF përzë gazetarët, kandidati humbës: Janë media, jo mitroloz! VIDEO nga momenti kur nxirret jashtë
Ashtu sikurse pritej përmes manipulimeve shoqata rajonale e Shkodrës zgjodhi në krye kandidatin e Dukës Lazër Matija. Kandidati rival Kujtim Shaba akuzoi FSHF për abuzime dhe mungesë transparence.
8 Shkurt 2022, 12:15 -
-
Bie numri i infektimeve, 251 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit! 18 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,246 të tjerë
Fatkeqësisht 7 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht në të gjithë vendin raportohet se janë 12,606 raste aktive me koronavirus.
7 Shkurt 2022, 17:27 -
Shkodra dhe Lezha, FSHF gati skenarin për vjedhjen 6 votave të fundit nga shoqatat për Armand Dukën
Mungesa e informacionit si dhe manipulimet me listën e anëtarëve janë dy monovrat që FSHF po bën me zgjedhjet e fundit në shoqatat rajonale të futbollit në Shkodër dhe Lezhë. Deri më tani, për shkak të shkeljeve që në disa raste kanë përfunduar në prokurori, federata ka siguruar 31 nga 55 vota që janë gjithsej me qëllim që Armand Duka të zgjidhet për herë të 6 president.
7 Shkurt 2022, 13:28 -
Furgoni me pasagjerë del nga rruga në 'Kthesën e Vdekjes’ në Librazhd, shkak bëhet lagështira! Shpëton mrekullisht pa rënë në lumin Shkumbin (VIDEO)
Një furgon me pasagjerë ka shpëtuar mrekullisht pa përfunduar në ujërat e Lumit Shkumbin në Kthesën e Murrashit në Librazhd. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv, furgoni ka dalë nga rruga, ndërsa është shumë pranë greminës
7 Shkurt 2022, 12:00 -
659 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orë! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,549 të tjerë! 13,608 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, 1,549 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit ndërsa në të gjithë vendin janë 13,608 raste aktive me COVID.
6 Shkurt 2022, 18:58 -
Nis puna për ndërtimin e automotoparkut në Elbasan (FOTO)
Paralelisht me ndërtimin e automotoparkut të parë në vend, kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale bën me dije se ka nisur puna edhe për ndërtimin e akseve që lidhin unazën e qytetit me zonën e Krastës në Elbasan ku do të ngrihet kjo vepër
6 Shkurt 2022, 12:31 -
Bie numri i infektimeve, 793 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 16 pacientë në gjendje të rëndë në spitale! Shërohen 1,548 të tjerë
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 133 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 14,502 raste aktive me COVID ndërsa 1,548 qytetarë janë shëruar.
5 Shkurt 2022, 18:27 -
-
-
-
-
Tregtari i automjeteve i jep fund jetës në Elbasan, i vë flakën mjetit të tij dhe digjet brenda! Ja kush është viktima (VIDEO)
Një 32-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur në makinë. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së premtes në zonën e Krrabës në Elbasan, në vendin e quajtur kryqi. Armando Mici, 32 vjeç, nuk rezulton të jetë person problematik dhe nuk ka qenë i dënuar më parë, ndërsa po sipas policisë dyshohet se aktin e rëndë të vetëvrasjes ai e ka kryer në kushte të depresionit.
4 Shkurt 2022, 23:04 -
2 humbje jete dhe 931 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit
2 humbje jetë dhe 931 të infektuar me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Viktimat ishin të dy nga Durrësi të moshave 58 dhe 61 vjeç. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 2094 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 244,539 që nga fillimi i epidemisë.
4 Shkurt 2022, 19:22 -