-
Arrestimi i Lefter Kokës, PS konfirmon qëndrimin: Kush akuzohet nga SPAK përballet vetë, nuk i kemi borxh askujt
Partia Socialiste e konfirmon qëndrimin e saj për arrestimin e fundit nga SPAK, ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, të cilin e akuzon për korrupsion për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.
17 Dhjetor 2021, 17:16 -
Koronavirusi/ 296 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Në të gjithë vendin janë 5,366 raste aktive me COVID ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 402 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.
17 Dhjetor 2021, 17:14 -
2.8 mln pasuri do gjenden në sistem elektronik në 2022! Kadastra: 700 mijë dosje pronash janë digjitalizuar
Të gjitha dosjet e pronave brenda 2 viteve do të jenë të digjitalizuara. Drejtori i Kadastrës Artan Lame tha se në vitin 2022 do të nisë zbatimin projekti për digjitalizimin e arkivës dhe janë mbi 2.8 milionë pasuri që do të hidhen në sistem elektronik.
17 Dhjetor 2021, 16:59 -
'T'i shkaktojmë Dinamos humbjen e radhës', Brdaric gati për fitoren e Vllaznisë! Të dielën Kukësi-Partizani
Dinamo-Vllaznia do jetë ndeshja e parë e javës së 14 të Superligës që luhet sot, me trajnerin e shkodranëve Brdaric që shprehet i sigurtë për t’i shkaktuar humbjen e radhës ‘nëndetëses’. Ndërkohë të shtunën në program është Skënderbeu-Kastrioti.
17 Dhjetor 2021, 11:35 -
-
Nesër referendum për shkarkimin e Bashës, Berisha ngre Komision për drejtimin e procesit! Përcaktohen qendrat e votimit në Tiranë e qarqe të tjera! Gjirokastra ende pa bazë materiale
Ditën e nesërme, në të gjitha degët e PD-së në rrethe Sali Berisha dhe grupi që ai drejton do zhvillojë atë që e quan referendumi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, ndërsa kanë nisur edhe përgatitjet. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.
17 Dhjetor 2021, 10:56 -
-
Arrestimi i Lefter Kokës/ Malko në ‘Repolitix’: Reagimi i Ramës, tallje me opinionin! Skënderi: SPAK-u s’është i paanshëm dhe i pavarur
Në emisionin 'Repolitix’ të gazetarit Denis Minga në Report Tv, këtë mbrëmje u diskutua në lidhje me arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Të ftuar në studio ishin Plarent Ndreca, ish-anëtarët e Kryesisë së PD Gent Malko, Arben Skënderi, dhe gazetari Flogert Muça.
16 Dhjetor 2021, 22:06 -
Dosja ekskluzive/ Si i mori Lefter Koka 3.7 milionë euro, gjithë emrat nga gruaja e tij, vëllai dhe punonjësit! Miliona euro të inceneratorëve u përdorën nga firma fiktive për të blerë sheqer dhe oriz
Zbulohet skema e sofistikuar se si Lefter Koka mori 3.7 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, hapi një rrjet kompanish fantazmë në vitin 2016 në emër të shokëve, punonjësve të Kantinës së Pijeve dhe të të besuarve të tij. Rrjeti i kompanive mori paratë me fatura fiktive dhe më pas kaloi në llogari të kompanive të bashkëshortes Brunilda Koka dhe një prej vëllezërve me fatura për blerje orizi, sheqeri dhe mjedise ndërtimore. Një kompani bëri faturat 550.000 euro për punime në Elbasan ditën që u regjistrua në QKB.
16 Dhjetor 2021, 18:53 -
Koronavirusi/ 301 të infektuar dhe 4 viktima në 24 orët e fundit! 5,474 raste aktive me COVID! 11 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Krahasuar me një ditë më parë, kemi rënie të infektimeve dhe të vdekurve nga koronavirusi.
16 Dhjetor 2021, 18:05 -
-
'Luftë bravash' në PD, pas disa zyrave në Tiranë kyçen dyert e selive edhe në Elbasan e Shkodër! Zyrtarët e degëve: S'e kemi bërë ne! Berisha: S'ka dryn që na ndal
Dy ditë nga mbajtja e referendumit të Sali Berishës për shkarkimin e Lulzim Bashës, janë kyçur me dry portat kryesore të degëve të Partisë Demokratike në Shkodër dhe Elbasan, pas asaj në Sarandë të mërkurën.
16 Dhjetor 2021, 16:20 -
-
Disa prej degëve të PD i është vënë 'kyçi', Kraja zbulon në Report Tv planin 'B' të Berishës kundër 18 dhjetorit të Bashës
Të gjendur përballë situatave ku disa seli të PD në rrethe u është vënë kyçi, akuza kjo e bërë nga vetë demokratët, mbështetësit e Sali Berishës duket se kanë gati planin "B".
16 Dhjetor 2021, 14:19 -
-
2.8 mln pasuri do gjenden në sistem elektronik në 2022! Kadastra: 700 mijë dosje pronash janë digjitalizuar
Të gjitha dosjet e pronave brenda 2 viteve do të jenë të digjitalizuara. Drejtori i Kadastrës Artan Lame tha se në vitin 2022 do të nisë zbatimin projekti për digjitalizimin e arkivës dhe janë mbi 2.8 milionë pasuri që do të hidhen në sistem elektronik
16 Dhjetor 2021, 11:55 -
Pasi i shkarkoi nga Kryesia, Basha heq mbështetësit e Berishës nga Komisionet Parlamentare! Depoziton kërkesën në Kuvend
Partia Demokratike depoziton në kuvend kërkesën për ndryshimin e kryetares së komisionit të shëndetësisë Albana Vokshi dhe disa sekretarëve. Bëhet fjalë për deputetët që janë mbështetës të ish kryeministrit Berisha.
16 Dhjetor 2021, 11:02 -
Mori 3.7 mln euro për inceneratorin e Elbasanit, GJKKO e lë në burg! Lefter Koka flet për herë të parë pas arrestimit: Jam i pafajshëm! S'kam përgjegjësi! Avokati: Procesi nisi politikisht (VIDEO)
Në një seancë që zgjati gati 90 minuta, ish-minstri i Mjedisit, Lefter Koka ka folur për herë të parë në gjykatë, pas arrestimit nga SPAK për aferën me inceneratorin e Elbasanit, ku dyshohet se ka përfituar 3.7 mln euro. Koka ka mohuar që të ketë shkelur ligjin në kontratat për inceneratorin e Elbasanit, por Gjykata ‘nuk është bindur’ dhe e ka lënë në burg ish-ministrin.
16 Dhjetor 2021, 09:04 -
-
326 të infektuar dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! 5,640 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen bën me dije se në spitalet COVID po marrin trajtim 133 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 5,640 raste aktive me COVID në të gjithë vendin.
15 Dhjetor 2021, 18:57 -