-
COVID-19 në Shqipëri/ 986 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet Imzot Angelo Massafra, dërgohet për kurim në Itali
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 986 raste të reja nga 3957 testime të kryera në total. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dhe 19 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin e viktimave në total në 1,775.
27 Shkurt 2021, 17:47 -
Shtohen rastet e infektimeve me COVID në Elbasan, qytetarët: Të mbyllen lokalet se po marrin në qafë këtë popull, nuk zbatohen masat
Elbasani për çdo ditë po ngjitet në renditjen e qyteteve me risk te lartë për numrin e të infektuarve. Sipas mjekëve shumë qytetarë nuk janë ndërgjegjësuar duke mos respektuar masat për frenimin e përhapjes së pandemisë, ku vatra mbeten grumbullimet në lokale, bare e restorante.
27 Shkurt 2021, 15:43 -
Pas Shkodrës e Lezhës, Patozi prezanton drejtuesin politik të 'Bindjes Demokratike' në Elbasan
Pas drejtuesit politik në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës, Koordinatori i Partisë Bindja Demokratike ka prezantuar emrin e njeriut që do të drejtojë fushatën elektorale në Elbasan. Ai është Erjon Murataj, me profesion jurist.
27 Shkurt 2021, 14:32 -
Bardhi e denoncoi në SPAK se po intimidon qytetarët për votën, Balla: Kur të dalë rezultati në Elbasan do kallëzosh gjithë demokratët për 'tradhti'! PD: Kemi prova konkrete
Gazmend Bardhi tha një ditë më parë se ka kallëzuar në SPAK, Taulant Ballën me pretendimin se po intimidon qytetarët në Elbasan për tu marrë votën, ndërsa vetë Balla e ka ironizuar se kur të humbin zgjedhjet ai do padisë të gjithë PD atje për 'tradhti', ndërsa i ka cilësuar këto akuza si shpifje! Duket se kjo ka sjellë reagimin e PD duke thënë se kanë prova për këto indimidime dhe se do i publikojnë.
26 Shkurt 2021, 22:16 -
-
Shifra të larta të COVID, sot 916 raste të reja dhe 20 viktima! Ndërrojnë jetë mjeku në Berat, polici në Kavajë dhe dy vëllezër nga Mati
Shifrat e rasteve të reja me COVID dhe viktimave nga ky virus vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 916 raste të reja pozitive dhe 20 humbje jete nga COVID. Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe një mjek në Berat dhe një efektiv policie në Kavajë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe janë shëruar 849 qytetarë.
26 Shkurt 2021, 17:35 -
Situata nga COVID, Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfzier, brenda 10 ditëshit të parë të Marsit presim 14,400 dozat e para nga Covax
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se ditën e hënë pritet që të vijë dërgesa e radhës e Pfizer, ndërkohë që shtoi se brenda 10 ditëshit të parë të Marsit të kemi edhe një dërgesë të parë nga Covax-in me rreth 14,400 doza
26 Shkurt 2021, 15:35 -
Cili do jetë fati i opozitës parlamentare? Deputetët presin ftesa nga partitë e mëdha, Enver Roshi: Nuk kthehem më te LSI, humbi mbështetjen
Teksa formacionet politike të 25 prillit tashmë janë drejt qartësimit, në pikëpyetje është fati i deputetëve të opozitës së re. Në kërkim të një mandati të dytë, shumë prej tyre po kërkojnë strehë në listat e partive të mëdha, e të tjerë po bashkohen në kërkim të një mandati të merituar.
26 Shkurt 2021, 15:24 -
Në 2020 u dhanë më pak leje ndërtimi se në 2019! Tirana mban vendin e parë, ndiqet nga Korça
Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë dyfishuar lejet e ndërtimit të miratuara, por gjithsesi gjatë 2020 janë dhënë më pak leje se gjatë viti 2019. Më shumë leje janë dhënë në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
26 Shkurt 2021, 11:15 -
Lulzim Basha 'ringjall' Berishën-Metën e 2009-s
Sot PD e Lulzim Bashës ka aq mungesë fantazie sa edhe nuk nxjerr dot një logo e emër të ri të koalicionit, por kërkon në magazinë dhe nxjerr nga kutitë e vjetra të kartonit, emrin e vjetër të aleancës që solli Sali Berishën me Ilir Metën në pushtet.
25 Shkurt 2021, 18:53 -
COVID-19 në Shqipëri/ Rekord viktimash në 24 orët e fundit, 21 qytetarë humbën jetën! Shënohen 986 raste të reja! Ndërron jetë aktori korçar
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 986 raste të reja nga 3691 testime të kryera në total. Në Tiranë janë regjistruar 385 raste të reja. I lartë është dhe numri i personave që kanë humbur jetë. Ministria e Shëndetësisë raporton se 21 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.
25 Shkurt 2021, 17:38 -
-
-
Më shumë vdekje se dje, 1021 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID në vend
Kjo e mërkurë ka shënuar shifra të larta të COVID në vendin tonë. Në bilancin e ministrisë së Shëndetësisë për 24 orët e fundit raportohen 1021 raste të reja dhe 19 humbje jetë nga COVID. Numri i të infektuarve është i njëjtjë me ato të raportuara ditën e djeshme, ndërsa sot kemi më shumë vdekje nga virusi.
24 Shkurt 2021, 17:41 -
-
-
-
Sërish shifra të larta/ Ndërrojnë jetë 15 qytetarë nga COVID, shënohen 1021 raste të reja! Hapet pavioni COVID në spitalin Rajonal të Elbasanit
Situata e COVID në vendin tonë vijon që të mbetet shqetësuese. Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë raportohet se 15 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 1021 të tjerë kanë rezultuar pozitiv, nga 3998 testime të kryera.
23 Shkurt 2021, 17:51 -
-
Trafiku i drogës midis Italisë dhe Shqipërisë, policia e Milanos shkatërron 2 banda italo-shqiptare, në pranga 33 persona (VIDEO)
Në një operacion të orëve të fundit policia italiane ka arritur të shpërbëjë dy organizata kriminale, me pjesëtarë shqiptarë dhe italianë, për trafikim kokaine, hashashi dhe mariuane.
23 Shkurt 2021, 09:36 -
Vijnë 8190 doza nga Pfizer, Rama: S'është punë parash, më mirë kthehesha 3 herë për sigurimin e fondeve për rindërtimin! Vaksina ruse e kineze të suksesshme
8190 doza vaksina anti-COVID nga kontrata me kompaninë Pfizer, kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në vendin tonë. Nga aeroporti “Nënë Tereza”, pasi kanë ardhur vaksinat, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se jemi drejt finalizimit të marrëveshjes me një shtet mik për një sasi prej 360 mijë dozash të tjera nga AstraZeneca. Po ashtu, Rama tha se jemi në komunikim dhe me 2 shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave.
22 Shkurt 2021, 19:37