-
'Oh nëna ime vdiqa' dhe 'po më çajnë kockat'! Pamje trishtuese brenda Infektivit, aty ku luftohet çdo moment me vdekjen! E moshuara me COVID vdes rrugës për në Tiranë
Një 88-vjeçare nga Pogradeci e infektuar me COVID ka ndërruar jetë në Elbasan, teksa po transportohej me ambulancë drejt spitalit Infektiv. Sot janë regjistruar 4 raste me COVID në Pogradec dhe një në Korçë, ku një është vatër e re. Pacientë që kërkojnë ndihmë dhe mjekët që vrapojnë në korridoret e spitalit janë panorama e rëndë që tregon atë që ndodh brenda mureve të këtij spitali dhe që cdo kush duhet ta shikojë dhe të ndërgjegjësohet për të respektuar masat anti-COVID.
18 Korrik 2020, 10:51 -
I zhdukur në Greqi prej 2008, të dhëna të reja për të riun nga Elbasani! Në 2010 ka hyrë në Shqipëri me 4 persona
Pikëpyetje të mëdha për fatin e të riut nga Elbasani, pasi mjaft informacione kanë mbërritur në emër të Iglin Zdravës, 36-vjecari që u zhduk papritur nga Greqia në gusht të vitit 2008. Dyshimet se hyri në Shqipëri në vitin 2010 ngjallën shpresat tek familjarët, duke ndezur një dritë jeshile për fatin e të riut.
17 Korrik 2020, 17:32 -
-
-
-
COVID-19/ Tre persona humbin jetën në 24 orët e fundit, mes tyre një 44-vjeçare! Situatë e rënduar në Tiranë, Shkodër e Krujë, 99 raste të reja
Koronavirusi vijon të marrë jetë me shifra të larta në Shqipëri, duke patur parasysh faktin e numrit të popullsisë. Tani pas infektivit po vijon të mbushet edhe 'Shefqet Ndoqi', ose ndryshe spitali COVID 2
16 Korrik 2020, 10:33 -
-
'Shqiponjat' urdhër mjetit të ndalojë, të rinjtë s'binden por gjuajnë me sende të forta! Pamjet e sulmit mbi makinën e policisë
Policia i kishte bërë shenjë për të ndaluar dhe kontrolluar, por mjeti nuk i është bindur urdhrit duke ikur. Kjo ka bërë që 'Shqiponjat" ta ndjekin nga pas, por që kanë hasur sërish me rezistencën e personave në makinë duke i goditur ato me mjetë të forta dhe thyer xhamin e përparmë të makinës së policisë.
15 Korrik 2020, 21:27 -
-
-
Koronavirusi/ 21-vjeçarja viktima më e re në Shqipëri, 4 persona ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit, 85 raste te reja, shefja e ISHSH-së dyshohet me COVID, shtrohet tek Sanatoriumi
Katër persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të koronavirusit, duke e çuar numrin total të viktimave në 101. Mes tyre është edhe një 21-vjeçare e cila u raportua më herët e vdekur, për shkak se nuk mundi të fitonte luftën me koronavirusin.
15 Korrik 2020, 11:08 -
-
Sherri në Elbasan dhe si u zbuluan autorët, dëshmitë: Nga 2 makina zbritën 8 persona me maska dhe shkopinj bejsbolli (Dosja e plotë)
Dëshmitë: Tetë personat zbritën të maskuar me maska spitalore nga një furgon dhe një mjet “Wolsvagen Golf”. Usama Gashi dhe vëllai i tij Muhamed Gashi, u identifikuan nga shoku i tyre, Amarildo Mema.
14 Korrik 2020, 17:03 -
Sot 2 viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19! Situata tek Infektivi shumë serioze! Në Elbasan preket polici, në Pogradec infektohet punonjësi i bashkisë dhe bankierja
Situata në spitalin infektiv paraqitet shumë serioze, ku aktualisht janë të shtruar 90 pacientë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 persona, u shënuar 2 viktima dhe 96 raste të reja me COVID-19.
14 Korrik 2020, 10:34 -
Shkon në 4 numri i policëve të infektuar në Elbasan! Një i prekur te Biblioteka e Vjetër Kombëtare në Tiranë
Shkon në 4 numri i policëve të prekur me COVID-19 në Drejtorinë e Policisë Elbasan, ku ditën e sotme ka dalë pozitiv me koronavirus shefi i Policimit në Komunitet. Edhe në Tiranë është konfirmuar një rast pozitiv te Biblioteka e vjetër Kombëtare.
14 Korrik 2020, 07:50 -
-
Sot 2 humbje jete nga COVID, rriten testimet, rekord të infektuarish, 117 raste! Preken 4 mjekë! MSH: Kemi transmetim komunitar!
Ministria e Shëndetësisë: 117 raste të reja, 2 humbje jete dhe 68 të shëruar në 24 orët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime. 85 pacientë te Infektivi, 10 në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë: Kemi transmetim komunitar të përhapjes së virusit në disa bashki të vendit. "Qytetarët të mos e ulin vigjilencën vendosni maskën, ruani distancën dhe higjienën, për të kufizuar përhapjen e COVID19".
13 Korrik 2020, 10:36 -
-
-
500 € për të kaluar drejt BE-së/ Kishin mbushur minibusin dhe makinat me qira me emigrantë, arrestohen 7 trafikantë në 3 qytete, në lojë edhe kosovarët
Në 24 orët e fundit janë finalizuar tre operacione nga policia në Pogradec, Elbasan dhe në Kukës duke çuar në pranga 7 persona që po tentonin që kundrejt fitimit të kalonin nga Shqipëria drejt BE-së emigrantë nga vendet e treta, lindja dhe Afrika Veriore.
12 Korrik 2020, 12:01 -
Dita e dytë rresht me 4 humbje jete! Vdes ish-volejbollistja shkodrane, 83 raste të reja, Sanatoriumi nis përgatitjet për t'u rikthyer në spital COVID
Vijojnë që të jenë alarmante shifrat nga koronavirusi. Ditën e sotme 4 qytetarë nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me COVID-19 duke ndërruar jetë te spitali Infektiv. 8 pacientë në terapi intensive, 4 prej tyre janë të intubuar. MSH: Te Infektivi ka shtim të moshave të reja. Sot kemi 83 raste të reja me koronavirusi. Në Berat infektohet punonjësja e qendrës së fëmijëve me aftësi ndryshe. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 65 të shëruar.
12 Korrik 2020, 11:01
