-
Vrasja e Regis Runajt në Elbasan/ Shkon në 3 numri i të arrestuarve! Kapet kunati i një prej të dyshuarve, iu gjetën municione në shtëpi
Detaje të reja nga vrasja e 23-vjeçarit, Regis Runaj në Elbasan. Pas Xhuljano Hoxhës të arrestuar si autor i dyshuar për vrasjen e Regis Runaj në Elbasan, policia arreston kunatin e tij. I arrestuari është Erjon Shehu të cilit policia i ka gjetur sasi municionesh në banesë. Shehu dyshohet si i perfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit.
13 Gusht 2020, 14:04 -
-
-
-
-
Sot 141 raste të reja me COVID-19 dhe 3 viktima! Tirana qarku më i prekur (VIDEO)
Tre qytetarë të tjerë kanë humbur betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total numrin e viktimave në 208. Viktimat janë regjistruar në Elbasan dhe në Tiranë. Ministria e Shëndetësisë në bilancin ditor ka njoftuar se janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 141 persona, nga 625 teste të bëra. Tiranë mban vendin e parë për numrin të të lartë të rasteve ditore, duke u ndjekur nga Shkodra, Kruja dhe Lezha.
12 Gusht 2020, 16:13 -
Shifra të frikshme! 140 raste të reja (më e larta që nga fillimi i pandemisë) 5 viktima! Bilanc shpresëdhënës i të shëruarve! MSH: Mos ulni vigjilencën
Kjo e martë ka shënuar një rekord të ri të rasteve të reja të infektuar me COVID-19. 140 është numri i personave që janë konfirmuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, teksa fatkeqësisht 5 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar në total numrin e viktimave në 205. 101 kanë fituar betejën me këtë virus, një bilanc pozitiv krahasuar me një ditë më parë, por edhe me shifrat e javëve të fundit.
11 Gusht 2020, 16:04 -
Fundjava 'shthur' shoferët! Shpejtësia e lartë dhe parakalimet e gabuara shkaktojnë 14 aksidente me 4 viktima
Fundjava që sapo përmbyllëm ka nxjerr sërish në pah sjelljen e papërgjegjshme nga ana e shoferëve. Të vënë përballë kësaj situate policia ka shtuar kontrollet u pezulluan 146 leje drejtimi në 3 ditë ku parakalimet e gabuara ishin ndër shkeljet më flagrante me aksin Rrogozhinë-Elbasan si më problematikun. Fatkeqësisht si rrjedhojë e kësaj sjellje nga ana e shoferëve nuk munguan jetët e humbura ku në 14 aksidente u shënuan 4 viktima.
10 Gusht 2020, 18:01 -
1 viktimë, 125 raste të reja me COVID! Mosha mesatare e të prekurve 47 vjeç! 2 të infektuar në burgun e Bradasheshit, mbyllet kopshti dhe çerdhja në Pukë
Një viktimë dhe 125 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit! Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 47 vjeç. Grupmosha 55-64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuara e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuara.
10 Gusht 2020, 16:04 -
-
Vrasja e Regis Runajt/ Burg për 2 vrasësit me pagesë, 'kyçin gojën: S'ndjehemi mirë! Seanca nën masa të rrepta sigurie (VIDEO)
Në masa të rrepta sigurie, Xhuljo Hoxhaj e Euglen Halilaj, dy vrasësit me pagesë të 23-vjeçarit Regis Runaj, kanë dalë para gjykatës ku janë njohur me masën e sigurisë "Arrest me burg". Ata janë gjithashtu të dyshuar si të përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit. Vendimi u dha nga gjykata e Elbsanit, ndërsa dy të akuzuarit kanë heshtur duke thënë se "nuk ndjehemi mirë"
10 Gusht 2020, 10:57 -
6 viktima, 136 raste të reja me COVID! 9 të infektuar nga dasmat në Patos e Roskovec, 4 nga ceremonitë mortore në Fier! Pozitiv çifti i kthyer nga Gjermania
Shifrat e të infektuarve dhe viktimave në vendin tonë vijojnë të mbeten të larta, ku gjatë ditës së sotme janë shënuar 6 viktima dhe 136 raste të reja me COVID-19. Aktualisht në të dy spitalet COVID po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Sot janë shëruar 74 qytetarët.
9 Gusht 2020, 16:18 -
'Situata me COVID-19 në Elbasan alarmante', Luçiano Boçi: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar, qeveria me pushime
Ish deputeti i PD-së Luciano Boçi ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë se nuk po marrin asnjë masë për pandeminë, në një kohë kur sipas Boçit i gjithë personeli i kujdesit shëndetësor në Elbasan rezultojnë pozitiv.
9 Gusht 2020, 15:59 -
-
Vrasjet në vend/ Maliqi: Rotacioni politik i pashmangshëm, gati për revolucion demokratik! Fundi i Ramës do të jetë i dhimbshëm
Për vrasjet e fundit të ndodhura në vend, në Pogradec, Vaun e Dejës, Sarandë, deputeti i opozitës së re, Lefter Maliqi bën fajtor kryeministrin Edi Rama!
9 Gusht 2020, 11:11 -
-
124 raste të reja dhe 4 humbje jete! Tirana 'kryeqyteti i virusit'! Mbyllet drejtoria Arsimore në Elbasan, drejtoresha e infektuar (VIDEO)
Kjo e shtunë ka regjistruar sërish një bilanc negativ të koronavirusit! 4 humbje jete janë konfirmuar ditën e sotme me COVID-19, teksa 124 persona nga 500 të testuar kanë rezultuar pozitiv. Në bilancin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se viktima ka pasur në Shkodër dhe Tiranë.
8 Gusht 2020, 16:31 -
Polumbarët në Shkumbin kërkojnë thikën, gjejnë 2 pistoleta të përdorura në krime
8 Gusht 2020, 15:39 -
-
Elbasan/ Regis Runaj u vra nga vrasës me pagesë, u qëllua 27 herë me thikë! Kapen 2 autorët, të përfshirë dhe në ekzekutimin e 'Rramanit'
Regis Runaj u vra nga vrasës me pagesë duke u qëlluar me thikë 27 herë. Dy autorët kanë qenë të përfshirë edhe në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit, ku janë paguar për të monitoruar lëvizjet e tij. Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani, i njohur me nofkën "Rramani" kanë qenë miq të ngushtë mes tyre.
8 Gusht 2020, 13:03 -
Procesverbalet/ Kur Berisha tentoi të fuste në burg Genc Rulin për skandalin e drurit të arrës në ’95, si mbrojti Pandeli Majko
Mbrojtja e Genc Rulit në Kuvend përballë akuzave të kryeprokurorit Alush Drogoshi që ishte një ushtar i Berishës, Musa Ulqini zbardhi prapaskenat e konfliktit Berisha-Ruli, debatet e zjarrta për fatin e ish-ministrit, 44 deputetë votuan për t’i hequr imunitetin, 63 kundra.
8 Gusht 2020, 10:03