-
Festohet Dita e Ujit të Bekuar, ortodoksët në të gjithë vendin kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Fier i riu fiton për të 7-in vit radhazi (VIDEO)
Dita e Ujit të Bekuar kremton pagëzimin e Krishtit dhe kjo festohet nga besimtarët ortodoksë çdo 6 janar përmes ritualit të hedhjes së kryqit në ujë. Kryqi duhet të kapet nga besimtarët i cili simbolizon pastrimin dhe ndriçimin e tyre. Në vendin tonë hedhja e kryqit festohet nga besimtarët ortodoks në Durrës, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Korçë dhe Fier.
6 Janar 2022, 11:15 -
Bashkia e Tiranës rikthen kufizimet, ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në qytet gjatë ditës
Bashkia e Tiranës rikthen kufizimet, ndalohet qarkullimi i mjeteve te tonazhit të rëndë nga ora 07:00-20:00; Në orët e mëngjesit, brenda unazës ndalohen edhe furgonët e mallrave
6 Janar 2022, 10:24 -
-
-
Rekord infektimesh, 1,236 raste dhe 4 viktima në 24 orë! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Kujtojmë se prej disa ditësh në vendin tonë kemi patur shifra të qendrueshme infektimesh nga koronavirusi, ndërsa një ditë më parë u regjistruan 801 raste të reja. Sot, duket se shifrat kanë kapërcyer duke shënuar kështu një rekord rastesh me COVID.
5 Janar 2022, 17:50 -
Tregtarët romë në Elbasan ngrihen në protestë! Llatja: I japim fund tregtisë në rrugë
Tregtarët romë të produkteve të përdorura në Elbasan u ngritën këtë të mërkurë në protestë para institucionit të bashkisë pasi kjo e fundit ndërmori aksionin për lërimin e hapësirave publike. Nga ky aksion janë prekur rreth 80 tragtarë të cilët prej gati 30 vitesh shesin në rrugë për të siguruar mbijetesën
5 Janar 2022, 12:31 -
Pse janë urgjente studimet komplekse dhe ndërsiplinare të qendrave tona të banuara?
Në 17 dhjetor 2021 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Xhuvani” - Elbasan dhe Universitetin “Eqrem Çabej” – Gjirokastër organizuan konferencën shkencore “Qendrat e banuara të Shqipërisë – gjendja dhe e ardhmja”. Në këtë konferencë, u mbajtën 43 punime shkencore, nga 58 referues dhe bashkëreferues, sudiues të Akademisë së Shkencave dhe të dymbëdhjetë universiteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Me arritjet e tyre ata ndriçuan aspekte të veçanta të qendrave tona të banuara.
5 Janar 2022, 11:17 -
Përgjimet në burgun e Burrelit, korrik ’83, raporti sekret i një sigurimsi për të dënuarit për agjitacion e propagandë
Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë dhe një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë.
5 Janar 2022, 10:08 -
-
Rritet numri i të infektuarve, 801 raste dhe 2 viktima në 24 orë, mes tyre një 33-vjeçar! 16 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 7,049 raste aktive me koronavirus.
4 Janar 2022, 17:24 -
-
21 bashki marrin 500 mln lekë për trajtimin e mbetjeve! Bashkia e Durrësit përfiton 221.6 mln lekë! Kavaja e dyta më problematike, merr 53.4 mln lekë
21 Bashki do të marrin 500 milionë lekë për trajtimin e mbetjeve, të cilat vitin e kaluar sollën edhe dëmtimin e sezonit turistik. Pjesën më të madhe të buxhetit e merr bashkia e Durrësit, e cila do t’i çojë mbetjet tek inceneratori i Tiranës.
4 Janar 2022, 16:25 -
8 Janari, a do të guxojë Berisha?
Dita e 8 Janarit 2022, mbetet afati i fundit dhe pika më kulmore e “revolucionit demokratik” të Sali Berishës. Duke parë vendosmërinë e Lulzim Bashës për të mos lëshuar asnjë “pëllëmbë tokë të partisë në 5 Janar”, pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në 8 Janar.
4 Janar 2022, 15:19 -
Rekrutimi i të rinjve për Forcat e Armatosura në Vlorë, kapiteni Kaja: Është rritur interesi, mundësi për t’u bërë pjesë e misioneve të NATO-s
Fushata promovuese e Ministrisë së Mbrojtjes për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, pati ndalesën e radhës në Vlorë. Me një ftesë drejtuar të rinjve nga mosha 18-27 vjeç, kapiten Edison Kaja tha se kjo është një mundësi e mirë për ata që duan të bëhen pjesë e misioneve të NATO-s.
4 Janar 2022, 14:45 -
Të dhëna paradoksale, qarku me papunësinë më të lartë, përdor më shumë telefona ‘smart’! Në krye të listës Lezha, Durrësi e Kukësi, të fundit Berati dhe Elbasani
Qarqet dhe bashkitë e vendit shfaqen me tregues ekonomik paradoksal në të dhënat zyrtare. Për shembull qarku i Lezhës u rendit me papunësinë me të lartë në vend më 2020, por në të njëjtin vit Lezha kishte përqindjen më të lartë të familjeve që zotëronin pajisje shume funksionale përfshirë edhe numrin e iPad dhe telefonave të zgjuar (smartphone).
4 Janar 2022, 10:07 -
335 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 6,601 raste aktive me COVID! 15 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Në të gjithë vendin janë 6,601 raste aktive me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 201,397 që prej fillimit të pandemisë.
3 Janar 2022, 17:12 -
Fushata e rekrutimit në Korçë, Ministri i Mbrojtjes: Ka interes të lartë, Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi karriere për çdo të ri
Është pritur me interes fushata e rekrutimeve për ushtarë-detarë edhe në Korçë. Pas Elbasanit, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ndoqi këtë proces edhe në këtë qytet, nga ku ftoi të rinjtë ta konsiderojnë këtë një nga mundësitë më të mira për karrierën e tyre
3 Janar 2022, 12:37 -
VIDEO/ Elbasan, policia kontrolle blic në lokalet që frekuentohen nga persona me precedent dhe të rrezikshëm! Disa të shoqëruar
Policia e Elbasanit ka zhvilluar kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente që mendohet se përdoren dhe frekuentohen nga personat me precedent penal dhe me rrezik të lartë shoqëror, ku ka shoqëruar disa persona. Nuk dihet nëse gjatë aksionit është kapur lëndë narkotike, armë zjarri apo nëse kanë qenë të shpallur në kërkim për ndonjë vepër penale personat e shoqëruar.
2 Janar 2022, 20:42 -
179 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 6,383 raste aktive me COVID! 10 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Fatkeqësisht 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Sakaq, në të gjithë vendin mësohet se janë 6,383 pacientë aktivë me COVID.
2 Janar 2022, 17:59 -
9 përballjet e para me Vetingun, nga Enkeleida Hoxha e Kuqo që liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm tek Dhurata Haveri dhe Kalaja, shkon në 79 numri i gjyqtarëve të dorëhequr
Vetingu nis punën javën e dytë të janarit, gjyqtarët që liruan nga qelitë të dënuarit me burgim të përjetshëm kërkojnë në Kolegjin e Apelimit rrëzimin e vendimeve të shkarkimit nga detyra, lista me të të gjitha subjektet që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut.
2 Janar 2022, 14:55 -
Festat i kaloi në qeli, Lefter Koka lihet sërish në burg nga Apeli i GJKKO! Kërkoi lirinë pas arrestimit për përfitim të 3.7 mln eurove nga Inceneratori i Elbasanit
Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka do të qëndrojë sërish në burg. Ai ka dalë sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme të Apelit pasi kërkoi lirinë dhe pretendoi për masë më të butë sigurie pasi është një person që nuk ka rrezikshmëri shoqërore, dhe as mund të prishë ndonjë provë.
2 Janar 2022, 11:08